Liban

Sajjed Hassan Nasrallah: Rezistenca në Gaza është në kërkim të një fitoreje të prekshme

Në një intervistë ekskluzive gjashtë-orëshe të gjatë me Ibrahim al-Amin, Wafic Qanso, Hassan Ileik, dhe Maha Zureikat nga Al-Akhbar, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut Sayyed Hassan Nasrallah gjeti kohën për të diskutuar çështje që variojnë nga Siria, lufta e fundit në Gaza, luftës së vitit 2006 me Izraelin, çështjet e brendshme libaneze, dhe shprehitë e tij personale. 

Intervista do të publikohet në seri në ditët në vazhdim.  Në këtë pjesë të veçantë, intervista fokusohet në luftën e fundit në Izraelit në Gaza.

Deri në çfarë mase ju ka surprizuar lufta në Gaza në 2014, aq më tepër që Hezbollahu në ditët e para të luftës ishte shumë i matur në lidhje me pozicionin e tij dhe përformancën në media. A ekzistonte frika se rezistenca po joshej drejt ndonjë kurthi?

A priteshin zhvillimet në Palestinë? Jo, por as nuk na surprizuan. Gjërat do të na kishin habitur nëse do të kishin ndodhur jashtë këtij konteksti. Është e qartë se ishin izraelitët, jo rezistenca, ata të cilët i shtynë gjërat në këtë drejtim që prej rrëmbimit të tre kolonëve. Sjellja e izraelitëve nuk ishte tipike e atij që kërkon për njerëz të rrëmbyer. Me pretekstin se po kërkonin tre të kolonët e rrëmbyer, ata bënë çfarë mundën në Bregun Perëndimor për të zhdukur Hamasin, Xhihadin Islamik, Frontit Popullor dhe çdo gjë që ka të bëjë me strukturën e rezistencës. Gjërat u përshkallëzuan dhe jam i mendimit se gjërat morën rrjedhën e tyre vetë, as izraelitët e as rezistenca nuk kishin planifikuar për luftë. Fatkeqësisht, disa e akuzuan rezistencën sikur donte të hynte në luftë për të ringjallur rolin e saj politik, apo për të ringjallur aksin Turqi-Katar-Vëllazëria Muslimane. Unë nuk e shoh në këtë mënyrë.

Izraelitët, të cilët po vëzhgojnë zhvillimet dhe transformimet në rajon, nuk kanë ndonjë dëshirë të hyjnë në luftë. Por, kur gjërat filluan të ndodhin,  mundësitë dhe kërcënimi u paraqit vet. Izraelitët deshën të përfitojnë nga kjo mundësi, ndërsa Rezistenca u ballafaqua me këtë kërcënim dhe u përpoq ta kthente këtë në një mundësi. Kjo është mënyra se si ne e kuptojmë atë që ndodhi. Izraelitët menduan se meqënëse shkuam në luftë, atëherë mund të arrijmë ndonjë përparësi nga kjo mundësi. Duke qënë se Gaza është nën rrethim, bota arabe është e ndarë, fokusi i çështjet rajonale dhe ndërkombëtare janë përqëndruar diku tjetër dhe shqetësimet e arabëve gjithashtu janë diku tjetër. Në ditët e para të luftës, Izraelitët qëlluan të gjitha shënjestrat për të cilat ishin në dijeni. Megjithatë, raketat vazhdonin të lëshoheshin nga Gaza. Kjo është arsyeja pse Izraeli e gjeti veten përballë një problemi të madh. Sa i takon rezistencës, ajo ishte e vendosur që të përdorte këtë luftë që iu imponua, si një mundësi për të hequr rrethimin. Është e kuptueshme se rezistenca nuk po kërkon një fitore morale, apo për të shpëtuar fytyrën, por ajo po kërkon një arritje reale; heqjen e rrethimit, edhe nëse është e kushtueshme.

Kjo është një nga pikat e forta të rezistencës. Së pari, sepse është dëshira e të gjitha fraksioneve të rezistencës në Gaza; dhe së dyti, sepse ka një vullnet të vërtetë popullor në lidhje me heqjen e rrethimit. Ndoshta njerëzit mund të mos jenë dakord me Hamasin në gjëra si udhëheqja e Rripit të Gazës, pushteti dhe qeveria, dhe fraksionet mund të mos jenë dakord për pozicionin e tyre në lidhje me ngjarjet në rajon, por kërkesa e heqjes së rrethimit është diçka unanime, kërkesë popullore e të gjithëve në Gaza.
 
Kështu e kuptojmë ne natyrën e kësaj beteje. Kjo është arsyeja pse kur u sugjerua një armëpushim në fillim, kishte një konsensus në mesin e fraksioneve të Rezistencës që të mos pranohej oferta pa hequr rrethimin. Që nga fillimi i luftës, ky ishte qëllimi i Rezistencës. İzraelitët, për mendimin tim, ngecen dhe u munduan shumë për të marrë mësim nga gabimet e Luftës së Korrikut (lufta e vitit 2006 me Libanin). Që prej fillimit të luftës në Gaza, Lufta e Korrikut e Libanit ishte prezente në mediat izraelite. 

A mendoni se qëllimet e armikut ishin modeste?

Ky është një nga mësimet e Luftës së Korrikut. Izraeitët u përpoqën të mësojnë nga Lufta e Korrikut, por në vend të kësaj, ata ngecën. Kjo është arsyeja pse ata nuk specifikuan një qëllim. E kam ndjekur luftën që nga fillimi dhe nuk është e qartë për mua se  cili ishte qëllimi. Nuk ka diçka zyrtare në mënyrë përfundimtare në lidhje me këtë. Disa flasim për shkatërrimin e regjimit të Hamasit, disa të tjerë flasin për ç’armatosjen e Rezistencës apo ndalimin e raketave, ndalimin e kontrabandimit, apo të prodhimit të raketave, apo shkatërrimin e tuneleve. Ata po injorojnë edhe çështjen e dy të burgosurve, pasi e dinë se nuk mund t’i lirojnë ata pa negociata dhe pa paguar një çmim. Ata nuk do të arrijnë te ta me anë të presionit politik apo ushtarak. Izraelitët janë në telashe. Ndoshta ata menduan se Rezistenca nuk do të kishte vullnetin për të këmbëngulur dhe se populli nuk do të ishte në gjendje  të përballonte këtë nivel sakrifice. Besoj se armiku ishte i mendimit – ashtu si Shimon Peresi në operacionin e vitit 1996 – se stoku i raketave të Rezistencës do të mbaronte. Pastaj ata do të thoshin se ndaluan raketat pa i dhënë asgjë palestinezëve. Por, nuk u dolën llogaritë. 

A keni marrë një kërkesë direkte nga palestinezët për një ndërhyrje direkte?

Vëlla Musa (Ebu Marzuk) ka folur për këtë. Por, asnjë nga fraksionet e tjera nuk ka folur për këtë dhe mendoj se ata e kuptojnë këtë.

A e reflekton kërkesa e Ebu Marzukut pozicionin real të Hamasit? 

Nëse kjo kërkesë do të kishte qënë serioze do të ishte diskutuar në rrethet e ngushta e jo në media. Kanalet e komunikimit mes nesh dhe Hamasit nuk janë shkëputur asnjëherë, madje as gjatë periudhës kur thuhej se marrëdhënia jonë kishte ngecur. Kanalet e komunikimit ekzistojnë dhe ka gjithmonë kontakte. Ai, ose ndonjë nga liderët e Hamasit mund të na kishte kërkuar që të diskutonim për këtë çështje. Por, ta nxjerrësh këtë në media, kjo ngre shumë pyetje dhe mua nuk më është dukur e përshtatshme. Unë nuk dua ta analizoj këtë. Ajo që ka rëndësi është qëllimi i mirë dhe mirëkuptimi. Ndoshta ai besonte se situata ishte e vështirë dhe prandaj e nxorri këtë ide, por një çështje e kësaj rëndësie nuk duhet të diskutohet në media. Kjo është arsyeja pse ne nuk e morëm parasysh kërkesën në media, sepse kjo çështje – pavarësisht nëse ka interes për të ndërhyrë apo jo – duhet të diskutohet mes nesh. 

A keni folur me Hamasin në lidhje me këtë çështje?

Jo.
Nuk e diskutuat këtë çështje?

Në jemi gjithmonë në kontakt, por nuk kemi folur në lidhje me këtë çështje. E as ata. 

Sipas mendimit tuaj, sa e ka shtyrë lufta e Gazës, luftën e ardhshme të Izraelit kundër Libanit?

Mund të them se e ka shtyrë, por nuk mund ta them për sa kohë. Sepse është e paqartë se në çfarë rrethanash dhe kushtesh Izraeli mund të nisë një luftë nëse don. Pas Luftës së Korrikut dhe mësimeve që ata nxorën, izraelitët besojnë se çdo luftë e ardhshme duhet të çojë në një fitore të shpejtë, vendimtare dhe të qartë. Në Luftën e Korrikut, të gjithë thanë se Izraeli u mund, por disa mund të thonë ndryshe. Kjo ndodhi kohët e fundit kur disa thanë se zbuluan se ata e kishin fituar luftën pasi fronti në jug të Libanit nuk ishte hapur. Pavarësisht se ky front nuk ishte hapur as gjatë Intifadës së vitit 2000, as gjatë operacionit Shtyllat Mbrojtëse të vitit 2008, e as në luftën 8-ditore të vitit 2012. 

Që prej Luftës së Korrikut, Izraeli këmbëngul se çdo fitore në luftën kundër Libanit, së pari, duhet të jetë e shpejtë, nuk duhet të zgjasë shumë dhe nuk mund të kthehet në një ballafaqim me bombardime qytetesh. Së dyti, fitorja duhet të jetë vendimtare, jo e kufizuar, as e përkohshme. Lufta duhet të arrijë të gjitha qëllimet, e jo të jetë modeste. Së treti, duhet të jetë e qartë dhe jo ambigue.  Arsyeja është se ata e kuptojnë se çdo luftë në të ardhmen do të jetë më e vështirë në kuptimin e shënjestrave dhe aftësive të Rezistencës – aftësitë e raketave të saj dhe aftësitë në të gjitha fushat. Armiku nuk mund të përballojë një luftë deri në sfilitje. Ne e shohim sot Izraelin nën presion, pavarësisht se raketat e lëshuara nga Gaza në drejtim të Tel Avivit dhe zonave të tjera janë të kufizuara. Ata flasin për efikasitetin e Mburojës së Hekurt, por kjo është e diskutueshme sepse mburoja mund të jetë në gjëndje të kapë një numër të caktuar raketash, por kur vjen puna për një numër të madh raketash, ajo përballet me një problem të vërtetë. 

Izraeli ka punuar shumë për të nxjerrë mësime nga Lufta e Korrikut për sa i përket trajnimeve dhe pajisjeve dhe u mundua ta vinte këtë në zbatim në Gaza. Mendoi se i kishte mbushur të gjitha boshlleqet, pa folur pastaj për shërbimet sekrete në Gaza. Megjithatë, ata dështuan. Dhe këtë po e thonë ata vetë, jo ne. Pra, kur ata dështojnë në ballafaqimin me Gazën, e cila është e rrethuar dhe aftësitë e saj dihen, atëherë ata duhet të marrin në konsideratë dhe t’i llogarisin mirë gjërat. Besoj se gjërat janë ndyshe pas luftës së Gazës nga ç’ishin më parë. 

Cila është këshilla juaj për Rezistencën Palestineze dhe popullin e Gazës?

Këto janë bindjet e tyre, vullneti dhe kultura e tyre. Kur njeriut i jepen dy zgjedhje, ose të luftojë ose të dorëzohet, nuk ka asnjë zgjidhje mes luftimit dhe poshtërimit. Kultura e rezistencës dhe zgjidhja për rezistencë u zhvillua në mesin e palestinezëve për arsye se ata nuk kishin zgjidhje tjetër. Ata i provuan negociatat. Priten mjaftueshëm për situatën rajonale dhe ndërkombëtare që të ndryshonte. Në lidhje me Egjiptin, një rast i artë u paraqit për Gazën dhe për mbarë çësthjen palestineze, por shumë shpejt u humb. Çfarë zgjidhje kanë njerëzit që jetojnë në Gaza? Ose të rezistojnë, ose t’i dorëzohen kushteve të Izraelit. Ose ta hedhin veten në det, apo të emigrojnë dhe t’i bashkohen kampit të refugjatëve. Besoj se pas gjithë këtyre përvojave, palestinezët nuk kanë zgjidhje tjetër, pos asaj që kanë zgjedhur sot. Nuk ka zgjidhje tjetër, në kuptimin që nëse një qënieje njerëzore i intereson dinjiteti i tij, mbijetesa dhe ekzistenca e tij, ai bën këto lloj zgjedhjesh.  Ka njerëz që dorëzohen. Populli i Gazës e ka ndarë mendjen të mos dorëzohet dhe t’i bëjë ballë pasojave të këtij vedimi, edhe nëse është e kushtueshme. Ata kanë besim tek Rezistenca dhe se rruga e rezistencës do të japë frytet e saj.  Arsyeja dhe llogjika – pa sllogane –thonë se ata duhet të luftojnë.

Eshtë e qartë se ka një problem mes aksit të Rezistencës dhe udhëheqjes së Egjiptit. Problemi nuk ka të bëjë vetëm me Hamasin. Si ja bëni me pozicionin e qeverisë së Sisit në lidhje me sulmin ndaj Gazës dhe presionin ndaj Rezistencës?

Dua të huazoj fjalët e njërit prej liderëve palestinezë të Rezistencës se problemi i Gazës është se ajo është zënë midis problemit të besimit me Izraelin nga njëra anë – një problem fondamental dhe thelbësor – dhe midis dy akseve nga ana tjetër; aksit Katar-Turqi dhe aksit Egjipt-Saudi. Arsyet për këtë ndarje janë të kuptueshme dhe të njohura, por fatkeqësisht kjo ndarje është e qartë dhe me probleme kur në këtë kohë këto ndarje duhet të ishin kapërcyer disi. Ne, për shembull, pas konsultimit me vëllezërit tanë të fraksionit në Palestinë dhe vëllezerit tanë të fraksionit në Iran, i sugjeruam iranianëve të viheshin në kontakt me Turqinë, Katarin, Egjiptin dhe Saudinë, qoftë edhe nëpërmjet Emirateve të Bashkuara Arabe apo Omanit. Për sa i takon Rezistencës, ne nuk jemi të interesuar ta përdorim rezistencën në çështjet e brendëshme dhe ato rajonale. Ky është një qëllim fondamental. Dhe kjo është ndalja e luftës në Gaza dhe heqja e rrethimit. Kur ka përplasje, prioriteti është që të flasim me njëri-tjetrin. Por në mesin e këtyre ngjarjeve, pozicioni i Egjiptit, për shembull, ishte i vështirë pasi kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan e sulmoi presidentin Abdel Fattah Al-Sidin përsonalisht. Edhe qëndrimi i Katarin ndaj Egjiptit për shkak të Al-Xhazirës ishte i vështirë. Nëse dëshironi të ndihmoni Gazës, atëherë ju duhet të flisni me Egjiptin. Kjo kërkon që dy akset konkuruese t’i japin përparësi Gazës ndaj çdo diskutimi dhe konflikti tjetër, çka akoma nuk ka ndodhur në mënyrën e duhur. 

–
Si i shikoni marrëdhëniet tuaja me Hamasin në të ardhmen, jo vetëm si forcë politike, por gjithashtu edhe në lidhje me Iranin dhe Sirinë, sidomos pas luftës në Gaza?

Edhe përpara luftës në Gaza, ne nuk ishim dakord në lidhje me Sirinë, por kontaktet dhe takimet asnjëherë nuk janë ndërprerë. Gjithçka ishte normale.

Po mbështetja?

Natyrisht, e gjithë situata jonë u ndikua nga ngjarjet në Siri, Irak dhe në rajon. Në lidhje me çështjen e Sirisë, gjatë të gjitha takimeve tona që kemi patur, shqetësimi gjithmonë ka qënë të kuptojmë pozicionin e tyre, dhe për ta të kuptojnë pozicionin tonë, edhe pse nuk ishim dakord në lidhje me atë që po ndodhte. Kemi patur shumë diskutime rreth kësaj çështjeje. Sigurisht, çështja e Gazës ndryshoi prioritetet tona. Kështuqë mund të komunikojmë dhe bashkëpunojmë më shumë. Kjo do t’i japë një shtysë marrëdhënieve mes Hezbollahut dhe Hamasit dhe mes Hamasit dhe Republikës Islamike [Iranit]. Problemi i Sirisë është ndryshe, i komplikuar dhe kërkon më shumë kohë. Është objekt i zhvillimeve rajonale dhe nuk ka një përspektivë të parashikueshme për të ardhmen. 

A do të hyjmë në Jeruzalem?

Nuk kam asnjë dyshim për këtë.

Publiku sot shqetësohet se çfarë duhet të bëjme me Palestinën dhe pse duhet të çlirojmë Jeruzalemin?

Rreziku më i madh me të cilin përballemi sot, qoftë me libanezët, qoftë me publikun arab, është arritja në një pikë ku populli në rajon ta konsiderojë ekzistencën e Izraelit si diçka normale. Kjo nuk përbën një rrezik për rajonin dhe popujt e rajonit, por përbën një rrezik vetëm për popullin e Palestinës dhe jo për popujt e tjerë në rajon. Kjo ka të bëjë më politikën, ekonominë dhe sigurinë. Para së gjithash, Izraeli është një entitet i paligjshëm dhe përbën një kërëcënim për rajonin. Është një kërcënim i vazhdueshëm për të gjithë rajonin. Ne nuk mund të bashkëjetojmë me këtë kërcënim. Kjo është arsyeja pse qëllimi final i kombëve [ arabe dhe islame] është t’i japin fund ekzistencës së Izraelit, pavarësisht problemeve, ndjeshmërive dhe gjithçka që ka ndodhur dhe vazhdon të ndodh midis palestinezëve dhe jo palestinezëve, shijave dhe sunive, muslimanëve dhe kristianëve. Të gjitha grindjet, ndjeshmëritë, mosmarrëveshjet dhe luftërat nuk duhet të çrrënjosin kulturën e cila thotë se Izrali është një kancer, një e keqe absolute dhe një rrezik për popujt dhe qeveritë e këtij rajoni, për dinjitetin e tyre dhe për qytetet e shenjta. Prandaj, qëllimi final duhet të jetë heqja e tij. 
[Izraelitët] duan të na çojnë në atë pikë [ku ne të luftojmë kundër njëri-tjetrit dhe të harrojmë Izraelin]. Ka raste kur kanë patur sukses, por kurrë nuk duhet të arrijmë në atë pike. Kjo është nëse flasim për politike, ekonomi, siguri, ushtri, mjedis e kështu me rradhë. Nëse flasim nga një këndvështrim ideologjik, atëherë kjo çështje nuk duhet të jetë objekt debati. Kur flasim për pikëpamjet ideologjike, hapsira publike që preket nga emocionet dhe kontrastet është e ngushtë. Njerëzit e konfirmojnë se ata kanë një pozicion ideologjik ndaj Izraelit dhe kjo nuk ndryshon, pavarësisht nëse jemi në marrëdhënie të mira me palestinezët ose jo.

Prandaj, marrëdhënia e Hezbollahut me konfliktin me Izraelin, madje edhe duke marrë parasysh realitetin në terren në Palestinë, nuk është çështje për debat.

Pjesa e mëposhtme është e përqëndruar në mënyrë të veçantë në konfliktin në Siri dhe karakteristikat e Hezbollahut.

A ndihet Hezbollahu përgjegjës për arabët shia (shiat tuelter, ismailitë, alevitë, etj.)?

Gjithmonë është dikush që përpiqet të na karakterizojë si të tillë. Hezbollahu është krijuar m një e karakter nacional dhe rajonal si një rezistencë [lëvizje] kundër Izraelit, dhe ka arritur në betejat e saj fitore të mëdha. Ishte e qartë për qeveritë arabe dhe të gjitha forcat politike se Hezbollahu ishte nga forcat serioze, ndoshta më seriozia, e cila ka marrë përsipër  të ballafaqohet me projektin sionist. Si pasojë, nuk ka asnjë dyshim për lidhjen e Hezbollahut me konfliktin me Izraelin dhe realitetin në terren në Palestinë. Për këtë arsye, pasi nisën ngjarjet dramatike në rajon, kishte disa përpjekje për të shfrytëzuar ndarjen në shumë fusha.  Në Egjipt, ku nuk ka [ndarje] shia/suni, shiizmi u pa si një opozitë kundër regjimit. E njëjta gjë ndodhi në Libi dhe Tunizi. Por, në Irak, ata krijuan nxitje sektare. Vendet dhe mediat qe e çuan vendin në këtë pikë, gjatë dhe pas pushtimit amerikan, dihen mirë se kush janë. Kur shpërthyen incidentet në Siri, ata gjithashtu e kthyen në një konflikt sektar, me nxitjet, retorikën [inflamatore] dhe mobilizimin e të gjithë luftëtarëve nga e gjithë bota
.
Kur Hezbollahu ofron ndonjë ndihmë, apo mbështetje në çfardëo fushe, nuk i bën llogaritë në baza sektare, por i bazon në atë që ne  e konsiderojmë si beteja kombëtare, projekti kombëtar dhe interesin e popullit dhe vendit tonë. Për shembull, kur amerikanë e pushtuan Irakun, një pjesë e irakenëve nuk ishte në anën e rezistencës për shkak të shtypjes nga Sadama Huseini të popullit iraken dhe për shkak të luftrave të vazhdueshme dhe embargos. Kjo është normale pasi njerëzit ishin lodhur. Por, dhe kjo nuk është më një sekret, kush ia përkushtoi diskursin politik, të gjitha aftësitë e mediave, marrëdhëniet dhe kontaktet, që nga dita e parë, në mënyrë që të krijohej një lidhje me rezistencën irakene në fushëbetejë, sidomos në rrethin e shijave? Hezbollahu nuk punoi në një linjë me shiat, por shkoi që të punonte në nje linje me rezistencën kundër pushtimit amerikan në Irak.
 
Rezistenca u ngrit në Irak, dhe një pjesë e madhe e saj ishte rezistencë shia, në kuptimin që fraksionet e përfshira kishin lidhje me irakenët shia. Një pjesë e mirë e operacioneve u dokumentua në video, por kanalet satelitore arabe, si Al-Xhazira dhe Al-Arabiya dhe disa të tjera, refuzuan t’i transmetojnë. A nuk është e çuditshme kjo? Pse ndodhi kjo gjë? Sepse ata nuk deshën ta njohin ekzistencën e një rezistencë shiite irakene – dhe kjo nuk është një akuzë kundër sunive, por kundër disa regjimeve.

Që nga fillimi ata zgjodhën që të nxisin një ndarje sektare në Irak, Siri dhe Liban. Ata këmbënbulën se rezistenca në Liban është shia. Ne u themi atyre se kjo është një rezistencë [lëvizje] nacionale për të gjithë libanezet. Thjeshtë rastisi që shiat të jetonin në kufi me entitetin armik. Dhe kjo është arsyeja pse janë ata që po luftojnë. Megjithatë, ata këmbëngulin se në jemi një rezistencë shiite dhe iraniane e kështu me radhë. Ata që duan të këmbëngulin në këtë pretendim, le të vazhdojnë. Për sa na takon neve, jemi të vendosur që nga fillimi në theksimin e faktit se prania jonë në Siri nuk është e bazuar në sektarizëm. Ne kemi ndihmuar gjithashtu rezistencën në Irak pas asnjë bazë sektarizmi. Ne kemi ndihmuar Hamasin, Xhihadin Islamik, dhe fraksionet palestineze, të cilat janë suni. Ka pasur gjithmonë përpjekje për të zbehur kontributin tonë në Palestinë e për ta paraqitur si arsye sektare. Ne themi: kurdo që të këmi mundësi të mbrojmë Palestinën, aksin e Rezistencës dhe popullin, ne do ta bëjmë. Nëse Hezbollahu  ka vullneti për të mbrojtur popullin e vet dhe kauzën e kombit, dhe po mundohet ta bëj, atëherë ky nuk është një krim e as mëkat. Pyetja duhet t’i drejtohet të tjerëve: pse nuk i merrni përsipër përgjegjësitë tuaja dhe pse nuk i mbroni?
Nëse Hezbollahu nuk do të kishte luftuar në Kusajr dhe Kalamun, beteja e fundit nuk do të ishte mbyllur vetëm në Ersal. Bekaaja do të kishte “marrë fund” dhe ata [ekstremistët] do të kishin arritur Malin Liban, Akkarin dhe bregune detit, dhe beteja do të kishte qënë në Bejrut dhe në jug. Kjo është e sigurtë. Sakrifikimi i gjithë këtyre martirëve për të shpëtuar të gjitha këto jetë, dinjitetin dhe pronat, është një detyrë e llogjikshme, fetare, morale, patriotike dhe humanitare. 

Ju thatë se Hezbollahu, më shumë se një  parti, është një fenomen dhe për këtë arsye përfaqëson të gjithë shijat, veçanërisht duke parë klimen e krijuar. Por ata që (në kohë dhe hapsirë) mund të jenë me Rezistencën, mund të jenë kundër Hezbollahut në lidhje me zhvillimin, apo çështjet bashkiake dhe ato parlamentare, gjë që ka bërë që të ngrihen akuza kundër Hezbollahut se po e imponon veten si grup shija. 

Nuk mund ta pranoj këtë lloj karakterizimi. Por, në çdo rast, kjo është normale. Hezbollahu është i përbërë nga njerëz. Ka një fushë sakrificash ku vepron, ku do të shikoni se të gjithë janë në anën tonë, siç është fusha e rezistencës. Por, në fusha të tjera, kjo mund të mos jetë e pranishme si në fushën e rezistencës. Njerëzit që veprojnë në fushat e tjera mund të bëjnë gabime. Ndryshimi është se në disa fusha, gabimet mund të duken, ndërsa në disa të tjera, si fusha e aksionit, mund të behen gabime, të cilat njerëzit nuk i shohin. Në të gjitha rastet, është e vështirë për një grup njerëzish, të quajtur parti apo lëvizje që të shfaqet në të gjitha fushat dhe t’i kënaqë të gjithë njerëzit, apo të plotësojë të gjitha ambicjet, shpresat dhe pritshmeritë e tyre.

Hezbollahu ka shumë avantazhe, në etikë, seriozitet, angazhim dhe besnikëri, por ata janë njerëz gjithashtu, të cilët kanë disa aftësi dhe dhe kapacitete të caktuara. Ndërsa në shumë fusha të tjera, ne jemi të prirur për diversitet [ në lidhje me partnerët] dhe nuk i mbajmë përgjegjësitë vetëm, përfshirë edhe çështjet e bashkisë. Ka shumë kryetarë bashkish, për punën e të cilëve, edhe kur është pozitive, Hezbolllahu nuk mund të mbajë përgjegjësi. Ndonjëherë, gjërat pozitive mund të jenë rezultat i përpjekjeve përsonale, e jo pjesë e një axhende. Në lidhje me çështjen e bashkisë, ka disa norma dhe tradita të cilat as Hezbollahu nuk mund t’i tejkalojë, përfshirë përfaqësimin familjar. Këshillat bashkiakë, përfshirë ato që kanë lidhje me Hezbollahun, nuk mund të thonë se janë institucione të Hezbollahut. Për këtë arsye, në lidhje me këtë, njerëzit kanë nëvojë për një zhvillim të vazhdueshëm. Përveç kësaj, sjella e individëve dhe zyrtarëve, e cila ndryshon nga vendi në vend, nga një përson te tjetri, bindjet dhe gatishmëria e tyre, të gjitha këto gjëra luajnë rol. Ajo që mbetet është çështja e Rezistencës. Jam me idenë se nuk ka asnjë problem nëse njerëzit bëjnë dallime. Nuk dua të them një ndarje e plotë. Dikush mund t’ju thotë: E mbështes Hezbollahun, por jo në çështjet e bashkisë, në sindikata apo në një qëndrim në lidhje me një pjesë të veçantë të legjislacionit. Kjo është normale. Dikur kam thënë: “Rezistenca në vetvete është një kauzë e drejtë. Diskutimi me Hezbollahun mund të fillojë që nga mbështetja e një trupi studentor në një universitet, e deri të presidenti i republikës. Mund të mos jemi dakord në çështje të tjera, por [pyetja duhet të jetë] si mund të punojmë pa kundërshtime me njerëzit apo forcat politike pa e reflektuar këtë te çështja e rezistencës? 

Ka një ndjenjë në mesin e njerëzve se pavarësisht sakrifikimit të shumë martirëve, askush nuk e vlerëson këtë?

Edhe në Irak, kishte prej atyre që pyesnin, si në Liban, se çfarë e ka sjellë Hezbollahun në Siri? Disa mund të debatojnë me ne në lidhje me arsyet dhe shkaqet. Pas asaj që ndodhi në Irak ata e kanë pranuar vizionin tonë. Sot, qoftë në Irak, qoftë në Siri, qëndrimi popullor na intereson. Ai ka filluar të ndryshojë. Jam duke marrë shumë falënderime. 

Nga njerëzit apo politikanët?

Nuk ka të bëjë fare me politikanët. Njerëzit në mjedisin tonë janë të shqetësuar në lidhje me këtë betejë. Po ashtu edhe në mjedise të tjera. Ky shqetësim po rritet, e po ashtu edhe ndjesia e rrezikut. Kam marrë mesazhe shumë të rëndësishme. Ka njerëz që janë të rezervuar dhe nuk flasin në media. Ndërsa për sa u përket politikanëve, të jeni të sigurtë se çfarëdo që t’u japim, ata kurrë nuk do të jenë të kënaqur, e as nuk kanë për ta pranuar këtë. Fatkeqësisht, ekziston një grup politikanësh, të cilët kanë një armikësi automatike [ ndaj nesh], pa marrë parasysh nëse ajo që po bëjmë ne është e drejtë apo jo. Në disa raste, aktorët ndërkombëtare dhe rajonal kanë futur grupe të lidhura me ta për të na u kundërvënë. Por armiqësia e tyre ka arritur në një pikë të tillë saqë edhe aktorët që ishin pas tyre, u thanë se përparësitë tani kanë ndryshuar.  Nuk ka zgjidhje që funksionin [ me këto grupe].

A mund të ndihmojë Siria me problemin e refugjatëve duke i lejuar ata të kthehen?

Problemi është; a duan të zhvendosurit të kthehen? Të gjithë kemi dëshirë t’i ndihmojmë. Disa mund të kthehen e të jetojnë në siguri. Ka zona të tëra në Damask, Homs, Kalamun dhe vende të tjera, ku milicitë kanë luftuar për tre vjet e më pas kanë hyrë te vendbanimet. Sot, askush nuk i ngacmon ata. Këta ishin duke luftuar, prandaj, si mund të jetë më keq për ata që vetëm janë zhvendosur? Prandaj, le të shohim arsyet reale pse disa këmbëngulin që të kërkojnë strehim, sidomos në Liban. Kjo kërkon një vullnet të fortë në mesin e atyre refugjatëve së pari, dhe një vendim nga forcat politike së dyti, që të mos i përdorin refugjatët kundër regjimit, moralisht, ushtarakisht dhe politikisht. Këto forca po inkurajojnë militantët që të sjellin familjet e tyre në Liban, në mënyrë që ata të mund të luftojnë [më lirshëm] atje. E konfirmoj se mbështetja libaneze për grupet  militare në disa rajone të Sirisë vazhdon, për sa i takon financimit, armatimit, ndërhyrjes, kujdesit, dhe udhëzimeve. Kjo po vazhdon dhe nuk ka ndryshuar. Ajo që kërkohet është një vendim politik që të mos përdoren refugjatët, dhe si pasojë, të fillojë bashkëpunimi me qeverinë siriane për t’i kthyer në vendin e tyre. ajo që di është se Siria ka vullnet të mirë për të bashkëpunuar në lidhje me këtë. 

A nuk e sfilit Hezbollahun pjesëmarrja juaj në luftën e Sirisë për sa i takon njerëzve dhe materialeve, dhe deri në çfarë mase mund ta përballojë Hezbollahu këtë rrezik?

Të thuash se e sfilit [Hezbollahun] është pak e tepruar. Por, gjithsesi, sakrificat që Hezbollahu ka bërë në Siri, që nga fillimi i ndërhyrjes e deri në ditët e sotme, janë shumë të vogla në krahasim me sakrificat dhe kostot që Hezbollahu dhe të gjithë libanezet do të kishin paguar më pas nëse nuk do të kishin ndërhyrë. 

A ka zbuluar lufta në Siri taktika të Hezbollahut, të cilat donit t’i mbanit suprizë për Izraelin?

Ajo që kemi përgatitur për Izrelin natyrisht është ndryshe nga betejat që po luftojmë kundër grupeve të armatosura. Asgjë nga ato që Hezbollahu ka përgatitur apo fshehur për betejën me Izraelin nuk mendoj se është ekspozuar. Përkundrazi, dhe kjo është një nga rezultatet pozitive – por jo arsyeja për të shkuar në Siri natyrisht – kjo betejë na ka dhënë një përvojë të mëtejshme, njohuri dhe një horizont më të gjërë që mund të vihet në përdorim në një mënyrë më të mirë në çdo ballafaqim të ardhshem me armikun, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Izraeli po e mban nën vëzhgim ekperiencen e Hezbollahut në Siri. Është thënë shumë në diskutimet izraelite, se Hezbollahu pas eksperiencës në Kusajr dhe Kalamun mund të nxjerrë mësime për një betejë në Galile. Beteja në Siri na jep një avantazh për çdo betejë me armikun izraelit, dhe asgjë nuk ka humbur nga ne e që do të kishte qënë e dobishme në një betejë me armikun. 

A keni përplasje me izraelitët brenda Sirisë?

Në mënyrë direkte, jo. 

Prania e Hezbollahut në Siri a e ndihmon popullin në Lartësitë Golan që të nisë një lëzivje popullore për rezistencë?

Kjo ndodh me vullnetin e tyre. Kur flisni për rezistencë në çfarëdo zone, nëse populli i asaj zone, ata që jetojnë aty, kanë vullnetin për të rezistuar, ju mund të jeni një element ndihmë, ashtu siç ndodhi në Liban. Në vitin 1982 iranianët dhe libanezët nuk erdhën për të luftuar në Liban. Kishte libanezë, të cilët patën vullnetin për të luftuar e për të çliruar tokën e tyre, prandaj ndihma ndaj tyre ishte kuptimplotë. 

Para dhe pas sulmit me bomba në Sheba, ka pasur shumë sulme në Golan. A ka lidhje Hezbollahu me ato sulme?

Ajo që dij është se atje ka një formacion real të pranishëm, një formacion popullor që shpreh një farë vullneti. Janë ata që po punojnë, jo ne. 

A është e vërtetë se ju jeni takuar me disa disidentë sirianë kohët e fundit dhe se ata kanë ndryshuar qëndrimin e tyre?

Nuk ka nëvojë për ata rë cilër kam takuar unë të ndërrojnë pozicioni e tyre. Por, mund të them se ata e kuptojnë pozicionin tonë. 

A bëni ndonjë dalllim ndërmjet elementëve që përbëjnë opozitën siriane?

Praktikisht, për momentin, opozita e jashtme nuk ka më asnjë prani brenda Sirisë. Për mendimin tim, nuk ka pasur ndonjë prani që nga fillimi, dhe as nuk ka pasur ndikim brenda Sirisë. Ata janë disa figura intelektuale, politike dhe kulturore, të cilët janë mbledhur sëbashku në pëpjekje për një projekt politik të caktuar. Shumica e tyre jetojnë në dyert e ambasadave, hoteleve dhe rrinë te dyert e ambasadave dhe hoteleve. Ky nuk është vetëm opinioni im, por edhe i vetë atyre. Shumica në të ashtuquajturën opozita e moderuar siriane e thonë këtë në takimet me miqtë e tye libanezë. Ata thonë se vetëm flasin, takohen dhe bëjnë deklarata. Ata vetëm janë ndarë më shumë nga ambasadat dhe fuqitë e huaja, dhe i ashtuquajturi Grupi i Miqve të Sirisë. Ky është realiteti i opozitës jashtë vendit. Po ku është kjo opozitë në terren dhe në ekuacionin politik sot? Nuk ka asnjë ndikim. Terreni kontrollohet nga grupet e armatosura. Madje, as Ushtria e Lirë Siriane nuk ishte një ushtri, por grup i përbërë nga disa grupe të armatosura të ndara, të cilat ndonjëherë koordinohen me njëra-tjetrën, ndërsa herë të tjera luftojnë kundër njëra-tjetrës për plaçkën e luftës, pikat e kontrollit,  dhe pikat kufitare. Praktikisht tani, një pjesë e madhe e fushëbetejës i përket ISIS-it, një pjesë e vogël al-Nusras. Sa i përket grupeve nacionale, sekulare, apo civile, ato nuk ekzistojnë më. Nuk dua të citoj [presidentin amerian Barak] Obamën në lidhje me këtë, por ai është një specialist rreth tyre. Ambasadori amerikan drejton një pjesë të madhe të opozitës. Tani, opozita në terren në pjesën më të madhe është e përbërë nga kryesisht nga grupe të armatosura ekstremiste, të cilët luftojnë kundër njëri-tjetrit. Kjo ka qënë gjendja e fundit e situatës. Edhe po të duam të gjëjmë ndonjë forcë politike në mesin e opozitës për t’u angazhuar me ta në një dialog, apo për një zgjidhje, nuk do të mund të gjenim asnjë.

Burimi: Al Ahbar