Art

Irani në vendin e 15-të në botë në prodhimin e dijes

Shefi i qendrës dokumentare për shkencë në botën islame ka lajmëruar për ngritjen e Iranit në vendin e 15-të në prodhimin e dijes në botë.
 
Xhafer Mehradi shef i qendrës dokumentare për shkencë në botën islame në intervistën e tij me gazetarët ka deklaruar:” Irani me prodhimin e 25.217 punimeve shkencore gjatë vitit 2014 zuri vendin e 15-të në prodhimin e dijes në botë”. Mehradi ka shtuar:  “ Hulumtuesit iranian nga fillimi i vitit 2014 gjer më 17 gusht 2014 kanë hartuar 25.217 lloje të punimeve shkencore në revistat shkencore të indeksuar në bazën  e shenimeve bibliografike” Scopus  e cila është baza e dytë botërore autoritative.
 
Mehradi ka përfunduar:  Amerika, Kina, Anglia, Gjermania dhe Japonia janë renditur nga vendi i parë gjer në të pestin në këtë rangim botëror të prodhimit të dijes në botë.