Teherani mikpritës i Ekspozitës Ndërkombëtare të Karikaturës për Gazën
Një koleksion i veprave të artit është krijuar për tragjedinë e Gazës nga karikaturistët ndërkombëtare e cila është paraqitur, është shfaqur në Teheran, në Muzeun e Palestinës të Artit Bashkëkohor.
Rreth 80 karikatura me temën e luftës së Izraelit në Gaza janë paraqitur të ekspozuara në ekspozitën e titulluar Gaza Përmes Syve të Karikaturistëve Botëror.
Brazili, Kuba, Libani, Turqia, Gjermania, dhe Spanja janë disa nga shtetet pjesëmarrëse.
Organizuar nga Shoqata e Shenjtë e Mbrojtjes dhe Artet Pamore të Revolucionit, ekspozita u hap më 12 gusht dhe do të zgjasë deri më 28 gusht.
Shtëpia Karikaturave të Iranit (IHC) ka programuar, gjithashtu, të zhvilloi një konkurs ndërkombëtar të karikaturave për sulmet izraelite në Gaza.
Konkursi do të mbahet në dy pjesë, për karikaturë dhe për karikaturë portret, njoftoi drejtori i Shtëpisë së Karikaturave të Iranit (IHC) Masoud Shoxhaei Tabatabaie.
Për pjesëmarrësit e sektorit të karikaturave kërkohet të përqëndrohen në tri tema, duke përfshirë masakrën në Gaza, shoqërimin, bashkëpunimi i dijetarëve arabë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në tragjedinë e Gazës dhe Heshtjen e Medias Ndërkombëtare.
Portretet e politikanëve botëror, si Barack Obama, Angela Merkel, David Cameron, dhe Fransua Hollande janë, gjithashtu, temë kryesore e seksionit të karikaturës.
Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës që nga data 8 korrik 2014, më vonë, forcat izraelite filluan edhe një ofensivë tokësore kundër territorit të varfër palestinez.
Mbi 1.940 palestinezë, duke përfshirë 470 fëmijë, kanë humbur jetën nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, me një popullsi të dendur.
Shënimet tregojnë se më shumë se 22 fëmijë palestinezë dhe të rinjtë janë vrarë nga ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor gjatë muajit të kaluar. Shumica e tyre u qëlluan për vdekje gjatë protestave të vazhdueshme kundër sulmeve izraelite në Rripin e Gazës të rrethuar.
Burimi: Press TV