Izrael

Në Palestinë rezistenca është më popullore se negociatat

Udhëheqësi i Bregut Perëndimor, i cili ka qënë partneri im palestinez gjatë Procesit të Oslos, shprehu një shqetësim të madh në lidhje me përshkallëzimin e luftën në Gaza. Ata thanë për Al-Monitor se parashikojnë një rritje të radikalizimit të opinionit publik palestinez, duke lënë shumë pak vend për një zgjidhje të negociueshme. Sipas tyre, Hamasi do të forcohet politikish, veçanërisht në Bregun Perëndimor. Rezistenca po bëhet më popullore se negociatat. Këta liderë palestinezë, të cilët janë akoma pjesë e procesit të vendimmarrjes, janë thellësisht të shqetësuar për shpërthimin e dhunës në Bregun Perëndimor, e frymëzuar nga Hamasi. Sipas tyre, kjo do të rrezikonte çdo zgjidhje të mundshme me anë të negociatave dhe do të kthente ekuacionin Izrael-Palestinë pas në kohën e dhunës së vazhdueshme.

Ky shqetësim ka edhe një anëtjetër. Çështja më e nxehtë në sytë e këtyre qarqeve pragmatike në Ramallah është si të orkestrojnë përgatitjet për të ardhmen e Gazës si një pjesë integrale e zgjidhjes së konfliktit më të gjërë Palestinezo-Izraelit. Ndërsa termi “Marrëveshje e përkohshme” është një pasthirrmë për të gjithë udhëheqjen e Fatahut, ata e pranojnë se një marrëveshje për një status të plotë të përhershëm është i pamundur për momentin. Rruga për një shtet të menjëhershëm tani është më urgjente se kurrë.

Strategjët e Oslos mendojnë për një konfigurim të ri që do të fuqizonte Fatahun në Bregun Perëndimor dhe në Gaza nëpërmjet një marrëveshjeje tranzitore -  për të shpamngur përmendjen e fjalës “e përkohshme”. Një marrëveshje e tillë tranzitore duhet tëishte e bazuar në garancinë e ShBA-ve për kufinjtë e ardhshëm – duke u bazuar në kufinjtë e vitit 1967 me disa shkëmbime toke të vogla, të përbashkëta dhe paralele – dhe me Jeruzalemin Lindor si kryeqytetin e Palestinës, sipas kufinjve të Iniciativës Arabe për Paqe.

Më një garanci të tillë të shkruar, një marrëveshje tranzitore do tëçonte në krijimin e një shteti palestinez –me kufij të përkohshëm dhe më 80% të Bregut Perëndimor. Venbanimet do të mbeteshin, por pa u zgjeruar më tutje. Ngrirja është një kusht thelbësor. Marrëveshjet e sigurisë në Luginën e Jordanit mund të jenë akoma pjesë e planit izraelit. Problemi i kufinjve përfundimtarë, Jeruzalemi dhe çështja e refugjatëve do të shtyheshin për në tjetër afat kohorpër të cilin do të bihej dakord.

 

Marrëveshja e re tranzitore do të ishte e rëndësishme edhe për Gazës. Baza për një marrëveshje të tillëështë Marrëveshja e Oslos (keryesisht shtojcat e sigurisë, e cila në pjesën më të madhe akoma vlen për Bregun Perëndimor) – dhe duhet të përfshijë katër baza: lëvizja graduale drejtë krijimit të një shteti; konsiderimi i Bregur Perëndimor dhe Gazës si një njësi e vetme territoriale; siguria; dhe zhvillimi ekonomik. Për Gazës kjo do të thoshte një qeveri e vetme për të dyja territoret, një rol aktiv për sigurimin e të gjitha njesive përgjatëtë gjithë kufirit – siç thuhen në Marrëveshjen e Oslos – dhe një zhvillim ekonomik, gjithashtu i menaxhuar nga Ramallahu.

Zyrtarë të tjerë palestinezë preferojnë t’ia kalojnë rezolutën e konfliktit Kombeve të Bashkuara. Këta zyrtarëgjithashtu, të cilët janë të afërt me presidentin palestinez Mahmud Abbas, e shohin këtë proces si diçka graduale. Ata e dinë se Kombet e Bashkuara nuk do ta lejojnë njohjen e statusit të shtetit me të drejta të plota këtë vit; ata shohin një rritje ndërkombëtare për një njohje formale pas luftës së Gazës, përfshirë Bashkimin Europian. Ata po synojnë për një fushatë diplomatike intensive njëvjeçare për të izoluar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. Pjesë e këtij plani do të jetë edhe bashkimi me të gjitha agjencitë e specializuara të OKB-së, si dhe me Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve në Hagë.

Në të dyja skenarët, zyrtarët e Ramallahut kanë ndërmend të përfshijnë aksin pragmatik anti-Hamas; Egjiptin, Jordaninë dhe Arabinë Saudite. Është e panjohur ku qëndron Abbasi në aktivizmin e procesit të paqes kundër aktivizmit të Kombeve të Bashkuara, por është e qartë për të se pas luftës së Gazës, status-quo-ja do të jetë e paqendrueshme.

Izraeli, i pas luftës së Gazës, do të qëndrojë në udhëkryq, midis bashkëpunimit me Abbasin dhe partnerët e tij arabë në Bregun Perëndimor dhe Gaza, apo të punojë kundër tij. Zyrtarët në Jeruzalem thonë se nuk ka asgjë të re në korridorëët e pushtetit. Kryeministri Benjamin Netanyahu, pas luftës në Gaza, do të nisë një fushatë propagandistike efektive për të vërtetuar suksesin e tij si një udhëheqës i matur dhe i fortë në luftë, dhe për t’u premtuar izraelitëve vazhdimësinë e qëndrimit në Bregun Perëndimor, nën masa të rrepta sigurie dhe vazhdimin e ndërtimit të vendbanimeve.  Zgjidhja e tij e përkoshme është që të rizgjidhet në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2015.

Në Uashington ka një rritje të mirëkuptimit për vështirësitë e Abbasit. Diplomatët në rajon, të cilët kanë folur me të,e kanë parë atë në një gjendje shpirtërore të zymtë; midis kundërshtimit të tij për një kryengritje të dhunshme dhe dështimit të procesit të paqes. Presidentit palestinez i ka mbetur shumë pak shpresë. Për administratën problemet e menjëhershme janë marrëveshjet e Gazës, me anë të të cilave Abbasi do të rigjejë një rol të ri në Rripin e Gazës. Forcat e tij presidenciale duhet të vendosen në pikat kufitare, sidomos në Rafah. Shtetet e Bashkuara, së bashku me Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën, po koordinojnë gjithashtu një takim ndërkombëtar të donatorëve në muajin shtator. Ndoshta në Oslo, ku qeveria teknokratike e udhëhequr nga Abbasi duhet të jetë përfituesi i ndihmës për rindërtimin e Gazës.

Sa i përket planeve për ripërtëritjen e procesit të paqes, Uashingtoni është shumë i ftohtë. Edhe pse kjo përceptohet si një domosdoshmëri për stabilitetin e rajonit, shpresat për suksesin e një procesi të tillë janë shumë të pakta –dhe sipas fjalëve të zyrtarëve amerikanë, kjo varet më shuma nga përbërja e qeverisë izraelite se sa të asaj palestineze.

Ideja e një marrëveshjeje tranzitore për Bregun Perëndimor dhe Gazën, e ngritur nga strategët palestinezë të procesit të paqës është  e njohur dhe e vlerësuar nga Uashingtoni, por atyre u duhet të presin të paktën deri në mesin e mandatit, në mos deri në zgjedhjet izraelite. 

Burimi: Al Monitor