Palestine

Më shumë se 70 për qind e banorëve të Gazës nuk kanë ujë të pijshëm

Fëmijët palestinezë pa ujë për shkak të sulmeve të Izraelit i cili ka shkatërruar sistemet e ujësjellësit dhe të kanalizimit.

 

Shefi i Autoritetit të Palestinez i Ujit (PWA), Shaddad Attili, tha të martën se Rripi i Gazës po vuan një mungesë të madhe të ujit të pijshëm, duke e quajtur situatën e ujit katastrofike pas sulmeve të rënda izraelite në rrjetin e tubave të ujit.

 

Duke folur për Agjencinë e Lajmeve Anadolu, Shaddad Attili tha se 70 për qind e tubacioneve të ujit janë dëmtuar dhe se 1.8 milionë banorë të Gazës janë duke mbijetuar me vetëm 30 për qind të kapacitetit.

 

Ai vazhdoi duke thënë se uji në disa prej puseve përgjatë Gazës është i përzier me ujërat e zeza. Përveç kësaj, 50 për qind e ujërave të zeza derdhet në det pa u filtruar për shkak të dëmtimit të tubacioneve.

 

Gaza është një nga zonat më popullsi më të dendur në botë, ku  jetojnë 1.8 milion banorë në 360 km2.

 

Autoriteti Palestinez i Ujit (PWA) ka dënuar më parë planet izraelite për të krijuar një zonë të sigurisë 3 km. përgjatë Rripit të Gazës. Autoriteti Palestinez i Ujit (PWA) tha se në këtë zonë, 36 për qind e Rripit të Gazës, janë shumica e burimeve me ujë të pijshëm.

 

Autoriteti Palestinez i Ujit (PWA) i bëri thirrje Komunitetit Ndërkombëtar që të ndërhyjë për të parandaluar këtë. Autoriteti,  gjithashtu, bënë thirrje të lejohet karburanti për të lëvizur pompat e ujit.

 

Sipas deklaratës, Rripi i Gazës ka nevojë urgjente për depozita të mëdha për shpërndarjen e ujit të pijshëm për të përmbushur urgjentisht nevojat e banorëve të saj.

 

Gjatë luftës, Ministria Palestineze e Strehimit dhe e Punës tha se Izraeli ka shkatërruar 25 për qind të infrastrukturës. Menaxheri Ekzekutiv i Telekomit Palestinez tha se 85 për qind e objekteve  telefonike u shkatërruan.

 

Izraeli  ka vrarë 1.875 palestinezë, duke përfshirë 426 fëmijë dhe 255 gra, dhe ka plagosur 9.893; prej tyre më shumë se gjysma janë fëmijë dhe gra, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.  Janë shkatërruar 10.606 shtëpi, duke përfshirë edhe 1.724 të cilat u shkatërruan plotësisht. Israeli shkatërroi 132 xhami; 42 prej tyre u shkatërruan plotësisht. Gjashtë universitete dhe 188 shkolla, si dhe 19 banka dhe zyra të  këmbimit u sulmuan drejtpërdrejt.

 

Më shumë se 315 fabrika, 27 objektet të shërbimeve publike dhe 52 anije peshkimi u shkatërruan, gjithashtu.