Suudi Arabie

Mbreti Saudit i jep Al-Sisit medaljen e nderit

Vizita e Al-Sisit është i vizita e tij e parë në Mbretërinë Saudite që kur ai mori detyrën më 8 qershor. Gjatë vizitës udhëheqësit diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet me interes të përbashkët, në veçanti, zhvillimet në Gaza, njoftoi  Agjencia Anadolu.

 

Mbreti Saudit, Abdullahu, dje e priti kryetarin e Egjiptit, Abdel Fatah El-Sisi, e nderojë me medaljen më të lartë të nderit në Mbretërinë Saudite, gjatë takimit të tyre në Xheddah.   

 

Të dy palët pritet të diskutojnë përgatitjet për konferencën e donatorëve për Egjiptin, e premtuar nga ana e mbretit Saudit dhe të miratuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

 

Një ditë para udhëtimit të tij në Mbretërinë Saudite e, Al-Sisi bëri thirrje për formimin e një Aleancës Arabe për të kundërshtuar rrezikun e Shtetit Islam në Irak dhe Sham (ISIS), i cili ka pushtuar sipërfaqe të madhe dhe kontrollon hapësira të mëdha të Irakut dhe Sirisë.

 

Pas rrëzimit të kryetarit Muhammed Mursi nga ushtria, në korrik të vitit të kaluar, 2013, shtetet e Gjirit Persik me të shpejt i dhanë përkrahje  regjimit të ri, të udhëhequr nga Al-Sisi. Shtetet e Gjirit  Persik e ndihmuan Egjiptin, që nga rrëzimi i kryetarit, Muhammed Mursi, me $ 15.900.000.000,(dollarë) duke përfshirë 6.900.000.000 $ nga Emiratet e Bashkuara Arabe, 5 miliard dollarë nga Arabia Saudite dhe 4 miliard dollarë nga Kuvajti.

 

Pas vizitës së tij në Arabinë Saudite, Al-Sisi ka planifikuar për të bëjë një vizitë të shkurtër në Rusi nesër, i ftuar nga presidenti rus, Vladimir Putin.