Për Izraelin tunelet e Gazës janë “lojë fëmijësh” në krahasim me ato të Hezbollahut
Nga Meir Orbach, Harel Eilam and Doron Peskin
Tunelet e Hamasin në Rripin e Gazës janë “një lojë fëmijësh” në krahasim me ato që ka ndërtuar Hezbollahu në dy dekadat e fundit, nëse gjykojmë sipas raporteve të publikuara në vitet e fundit në shtypin arab. Forcat Izraelite të Mbrojtjes (IDF) për herë të parë ranë në kontakt me tunelët e Hezbollahut në jug të Libanit gjatë luftës së Dytë të Libanit në vitin 2006. Megjithatë, sipas raportimeve, tunelet janë përditësuar dhe zgjeruar që prej asaj kohe, si në pajisje, ashtu edhe në gjatësi. Prandaj, Izraeli ka frikë se mos kanë arritur tashmë deri në territorin izraelit dhe se mos kanë qënë të përfshirë edhe ekspertët iranianë në zhvillimin e tuneleve.
Gjërmimet e tuneleve në Lubanin jugor shtrihen nga jugu i lumit Litani e deri në kufirin me Izraelin. Në një artikull të publikuar në fillim të këtij viti, gazeta arabe Al Watan Al Arabi raportoi – me sa duket nga një burim i Hezbollahut - se tunelet për të cilët flitej ishin më të sofistikuar dhe më të mençur. “Janë në të nëjtin nivel me tunelet e metrove në qytetet më të mëdha europiane.” Këto janë tunele të veshura mirë, të pajisura me pajisje komunikimi të avancuara, me drita, me mjete kontrolli dhe vëzhgimi dhe gjithçka që duhet për të mundësuar një qëndrim të gjatë dhe menaxhimin e një beteje për një periudhë të gjatë, përfshirë edhe dhoma lufte.
Me aq sa dihet, iranianët kanë ndërtuar vende të nëndheshme për të hedhur raketat për Hezbollahun, që mund të vihen në punë manualisht ose me anë të kompiuterit. Ishte një nga mësimet që mësoi Hezbollahu në Luftën e Dytë të Libanit, kur Izraeli ia doli që t’i shkatërronte automjetet e pajisura me raketahedhës.
Me sa duket, iranianët dhe Hezbollahu kanë menduar për çdo detaj, duke mos harruar asgjë. Tunelët janë pajisur jo vetëm me depo armësh dhe komandë për kontrollin e pajisjeve, por gjithashtu edhe me kuzhinë, banjo, klinikë dhe gjithçka që duhet për disa qindra luftëtarë, të cilët mund të qëndrojnë nëçdo moment brenda tuneleve.
Hezbollahu tashmë ka kërcënuar se do të marrë kontrollin e kolonive në Galile
Nuk është e qartë nëse Hezbollahu ka vazhduar me gërmimet e tuneleve deri në territorin e Izraelit. Megjithatë, dy faktë mund të citohen për të vërtetuar këtë supozim: një nga këto është kërcënimi i Hezbollahut se në ballafaqimin tjetër me Izraelin, luftëtarët e saj do të jenë në gjëndje të marrin qytetet dhe fshatrat në Galile, në Izraelin verior. Faktori tjetër është sulmi i Hamasit nga tunelet përgjatë kufirit të Rripit të Gazës. Tëk e fundit, ai nga Hezbollahu ka mësuar taktikat e luftës.
Sipas burimeve në Liban, që prej Luftës së Dytë Libaneze, Hezbollahu ka riforcuar “qytetet tunel” në luginën e Bekaas, duke qënë i vetëdijshëm se kjo mund të jetë një nga pikat e dobta të organizatës. Dhe në fakt ky arsyetim ka dalë të jetë i vërtetë, aq më tepër që nga viti 2011, pas kryengritjes kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad. I mbikqyrur nga ekpertët iranianë dhe me një investim të madh financiar, Hezbollahu ka zhvilluar një sistem të zhvilluar tunelesh në luginën e Bekaas. Ne vetëm mund të hamendësojmë se çfarëështë transportuar nga organizata nëpër këto tunele, apo çfarëështë transferuar nga ushtria siriane nëpërmjet tuneleve në mbështetje të Hezbollahut që kur kryengritësit arritën të fitojnë terren në rajonet e kontrolluara nga Asadi.
Financimi për tunelet e Hezbollahut erdhi nga Irani, po ashtu edhe nga vetë të ardhurat e organizatave shiite. Vlerësohet se Irani i akordon Hezbollahut një buxhet prej 200 milion dollarësh në vit. Dhe pas Luftës së Dytë të Libanit, Irani e ka rritur vazhdimisht këtë buxhet, me anë të granteve të veçanta të përcaktuara për të përshpejtuar kthimin e pushtetit tëHezbollahut. Përveç kësaj, ka agjenci të tjera të lidhur me qeverinë në Iran që transferojnë fonde në ndihmë të Hezbollahut. Megjithatë, sipas disa raportimeve, pas investimit të madh të Iranit për Sirinë pas kryengritjes kundër regjimit të Asadit, i cili u ndez tre vjet e gjysëm më parë, ndihma financiare e dhënë nga Teherani për Hezbollahun është ndërprerë.
Me kalimin e viteve, Hezbollahu ka zhvilluar burimet e veta të të ardhurave. Kjo përfshin – ndër të tjera, mes dhurimeve të tjera – jo vetëm nga bota arabe dhe islame, por gjithashtu edhe nga Perandimit. Në Liban, Hezbollahu ka një rrjet interesash ekonomikë, përfshirë tregëti, kompani shërbimesh dhe investimesh. Në të njëjtën kohë, Hezbollahu drejton aktivitete biznesesh të mëdha, sidomos në sektorin e diamantit. Për më tepër, është raportuar se Hezbollahu është i përfshirë në aktivitete droge dhe në një rrjet falsifikimi dokumentash – brenda dhe jashtëLibanit.
Artikulli me lartpërmendur në Al Watan Al Arabi, citon një zyrtar të lartë të Hezbollahut duke thënë: “Agjencite sekrete ndërkombëtare nganjëherë dërgojnë agjentë në zonë ku mendojnë se janë ndërtuar tunele, me qëllim vëzhgimin dhe mbledhjen e informacioneve. Ne jemi të vetëdijshëm për këtë lloj aktiviteti; ata janë të mirëpritur të përpiqen për çfarë të duan.”
Një terren krejtësisht ndryshe, por mund të ndërtohen tunele
Ekspertët e mbështetur nga izraelitët nuk e përjashtojnë ekzistencën e tuneleve ën veri, edhe pse, siç vuri në dukje, është padyshim një terren komplet ndryshe nga ai në jug. Nëse një isfrastrukturë e tillë ekziston, apo është duke u ndërtuar, Izraeli duhet të fillojë të kërkojë për vendndodhjen e tuneleve, jo vetëm përgjatë kufijve verior, por gjithashtu edhe në pjesën veriore të vendit. Megjithatë, sipas ekspertëve, problemi i vërtetë nuk është zbulimi dhe gjetja e tuneleve, por mbi të gjitha, koncepti i adaptuar nga establishmenti izraelit i sigurisë, i cili mbështetët kryesisht te specialistët ushtarakë dhe nuk arrin të konsultohet me profesionistë të gjeologjisë.
Yair Rotstein, drejtori ekzekutiv i Fondacionit binacinal të shkencës Shtetet e Bashkurar-Izrael dhe ish-shefi ekzekutiv i Institutit Gjeofizik në Izrael, beson se është më e vështirë të hapen tunele në veri se sa në pjesën jugore të vendit. “Mendoj se tunelet në veri mund të zbulojen më shpejt se sa ato në jug,” tha ai, por shtoi se, “Nëse tunelet janë hapur tashmë, mund të jetë shumë më e vështirë që t’i zbulojmë ata në veri.”
Dov Frimerman, i cili më parë ka shërbyer si drejtues i lartë në Institutin Gjeopolitik në Izrael, bie dakord me Rotsteinin. “Pjesa veriore e vendit karakterizohet nga një terren shkëmbor, i cili është shumë ndryshe nga terreni në jug. Për këtë arsye, aktivitetet gërmuese në veri mund të zbulohen më lehtë.”
Për sa i përket aftësisë për të zbuluar dhe gjetur tunelet, Frimerman vë në dukje se se janë zhvilluar shumë zgjidhje për zbulimin dhe gjetjen e tuneleve në faza të ndryshme të gërmimit. Ai gjithasthu, thotë se problemi më i madh me të cilin përballet Izraeli nuk është ekzistenca e këtyre tuneleve, por mbi të gjitha, koncepti i adaptuar nga establishmenti izraelit i sigurisë, i cili mbështetët kryesisht te specialistët ushtarakë dhe në vend që konsultohet me profesionistë të terrenit – qofshin gjeologë apo fizikantë, dhe të tillë ka shumë në Izrael – specalistët që zhvilluan Mburojën e Hekurt u konsultuan. Megjithatë, problemi i tyre nuk është terreni – fusha e tyre e ekspertizës janë seksorët optikë dhe elektronikë. Nuk arrij ta kuptoj; Izraeli ka dy institute të posaçme për eksplorimin e terrenit, një rrjet të tërë ekspertësh me një përvojë të madhe, por asnjëri prej tyre nuk është caktuar.”
Yiftah Shapir, studjues dhe kërkues,si dhe drejtor i Projektit Balanca Ushtarake në Lindjen e Mesme në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare. Sipas mendimit të tij, aktualisht nuk ka asnjë zgjidhje teknologjike e aftë për të gjetur të gjitha tunelet. Çdo gjë është konsideruar dhe çdo gjë është provuar në një kohë ose në një tjetër - llogore dhe tunele janë gërmuar. Këtu, ata kanë hapur aq thellë gati 25 metra [apo 82 metra]; në Meksikë, kanë hapur tunele 40 metra [vetëm mbi 131 metra] të thellë; dhe në Korenë e Veriut, ata kanë arritur tashmë 70 metra [afër 230 metra] nën nivelin e tokës.
Shapir thotë në përfundim, Mund të qëllojë që të ketë një tunel pranë ndonjë komuniteti verior. Fatkeqsisht, për momentin, nuk ka zgjidhje. Çfarë ka mbetur është inteligjenca, dhe në fakt, shumë prej tuneleve [në jug] u zbuluan në sajë të veprimtarisë së shërbimit të fshehtë.
Izraeli do të bëjë të pamundurën për të parandaluar restaurimin e tuneleve në jug
Forcat Izraelite të Mbrojtjes kanë raportuar se kanë shkatërruar të gjitha tunelet kryesore qëçojnë nga Gaza në Izrael. Izraeli dhe Hamasi janë ta angazhuar në një garë armatimi. Sigurisht, Hamasi është i interesuar në rindertimin e tuneleve të shkatërruara, ndërkohë që Iraeli do të bëjë të pamundurrën për të zbuluar tunelet përpara se ato të hapen përsëri përtej kufirit. Frimerman beson se Iraeli ka kohë të mjaftueshme për të vendosur mjete të shumta të zbulimit gjeofonik, të afta për të gjetur dridhjet e ndryshme në terren dhe në këtë mënyrë të prishë gërmimin e ndonjë tuneli përgjatë apo përmes kufiti me Gazën. “Kostoja e mjeteve të tilla nuk është aq e lartë, dhe një rrjet vëzhgimi mund të vendoset përgjatë gjithë vijes kufitare me Gazën, madje edhe përpara se Hamasi të arrijë të përfundojë ndërtimin e tuneleve,” shpjegoi ai.
Mendohet se Hamasi në këto momente është i aftë të ndërtojë një metër tunel në ditë. Prandaj, përfundimi i 2 km gjatësi do të kërkojë ca kohë – të cilën Izraeli mund ta përdorë për të vendosur mjete të përshtatshme alarmi dhe mjete zbulimi. “Shteti i Izraelit nuk ka nëvojë të kërkojë për mjete të reja për të zbuluar vendndodhjen e tuneleve. Atij i duhet vetëm të modifikojë mjetet tashmë në dispozicion të tij dhe t’i konvertojë për të përmbushur nevojat e Forvave Izraelite të Mbrojtëse, dhe kjo nuk është as e komplikuar e as e kushtueshme.”
Frimerman,i cili ka fituar një përvojë të madhe në zbulimin e vendondodhjes vrimave të mëdha në tokë në rajonin e Detit të Vdekur, tha se ato mjete mund të zbatohet për të zbuluar tunelet në Gaza.
Burimi: Al Monitor