Kosova

Policia e Kosovës arreston 40 kosovarë që luftuan në Irak, Siri

Të 40 kosovarët janë duke u marrë në pyetje me dyshimin e pjesëmarrjes në akte kundër rendit kushtetues të Kosovës dhe rrezikimin e sigurisë dhe sigurinë e shtetit.

 

Policia e Kosovës ka arrestuar 40 kosovarë të hënën nën dyshimin se kanë luftuar me kryengritësit në Siri dhe Irak, një goditje që synon frenimin e rekrutimit të luftëtarëve vullnetarë, kështu thanë autoritetet në shtetin e vogël ballkanik.  

 

Autoritet thanë se eksplozivë, armë dhe municion të kalibrave të ndryshëm u kapën në operacionin e madh të policisë.

 

Të 40 kosovarët janë duke u marrë në pyetje me dyshimin e pjesëmarrjes në akte kundër rendit kushtetues të Kosovës dhe rrezikimit të sigurisë dhe sigurisë së shtetit, tha një deklaratë e policisë.

 

Media vendase tha se një i ri 18-vjeçar nga Kosova lindore është vrarë në luftimet në Siri javën e kaluar, duke e rritur numrin e përgjithshëm të shqiptarëve të Kosovës të vrarë në luftimet në Irak dhe Siri në 16.

 

Një burim nga Inteligjenca e Kosovës, e cila ka kërkuar të mos identifikohet ka thanë se rreth 100-200 qytetarë besohet të ketë shkuar në Siri dhe Irak deri më tani, me qëllim për të luftuar.  

 

Kuvendi i Kosovës pritet së shpejti të kalojë një legjislacion për  ndalimin qytetarëve për t’iu bashkuar kryengritësve, përndryshe i pret një dënim maksimal prej 15 vjet burg.  

 

Një numër i vendeve evropiane, përfshirë Britaninë, Francën dhe Holandën kanë filluar goditjen ndaj qytetarëve, kryesisht me prejardhje emigrantësh, që do të bashkohen me rebelët në Siri dhe Irak

Burimi: World Bulletin