Izrael

Forcat e Izraelit arrestuan 27 palestinezë në Jerusalem

Forcat pushtuese të Izraelit arrestuan të marten në sabah, 27 të  rinj në Jerusalemin e pushtuar për pjesëmarrjen e tyre në protestat kundër agresionit izraelit në Gaza.

 

Zëdhënësja e policisë izraelite konfirmoi sot se në Jerusalem janë arrestuar 457 palestinezë që nga fillimi i qershorit.

 

Ndërkohë, një gjendje tensioni mbizotëronte në Xhaminë el-Aksa,  pasi forcat izraelite penguan qasjen e grave dhe burrave palestinezë nën moshën 50 vjeçare, madje jo vetëm në xhami, por nuk lejonin as në oborrin e xhamisë.

 

Gjithashtu, janë raportuar 34 arrestime të martën në Bregun Perendimor dhe në Jeruzalem, duke përfshirë një djalosh 16-vjeçar dhe një qytetar me aftësi të kufizuara i cili u plagos disa muaj më parë gjatë përleshjeve me forcat izraelite.

 

Burimet e të Drejtave të Njeriut bëjnë ditur se forcat izraelite sulmuan sot Jenin, Nablusin, al-Khalilin dhe Bethlehemin në Bregun Perëndimor dhe bastisën një numër të shtëpive të cilat çuan në shpërthimin e përleshjeve të dhunshme.

 

Ushtarët izraelitë qëlluan me plumba gome dhe bomba me gaz lotsjellës në të rinjtë palestinezë para se t’i arrestonin disa prej të tyre. 

Burimi: The Palestinian Information Center