Izrael

Në burgjet izraelite aktualisht mbahen 6.500 të burgosur palestinezë

Rreth 500 palestinezë janë arrestuar në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor dhe në Jerusalemin e pushtuar në muajin korrik. Shoqata e të Burgosurve Palestinezë  e zbuloi këtë të dielën.

 

Shoqata theksoi se autoritetet okupuese arrestuan, gjatë fushatës së fundit ushtarake, që filloi në mes të qershorit të kaluar, 1300 palestinezë.

 

Shumica e arrestimeve u raportuan në el-Halil, në Jerusalemin e pushtuar, Bethlehem, Nablus dhe Ramallah. Arrestimet e reja kanë  rritur numrin e të burgosurve palestinezë në 6.500 prej të cilëve 230 janë fëmijë, 19 gra dhe 37 deputetë.

 

Ndërkohë, administrata e burgjeve izraelite në Megidon  vendosi sanksione të ashpra ndaj të burgosurve palestinezë sepse festuan kapjen e një ushtari izraelit nga grupet e rezistencës në Gaza.

 

Qendra Ahrar për të  Drejtat e Njeriut konfirmuan në deklaratën e tij se administrata ka mbyllur seksionet e burgut dhe ka shqiptuar masat ndëshkimore ndaj të burgosurve të cilët u ankuan për shërbimet  e restorantit dhe ndalimin e kanaleve televizive. Ai kërcënoi se do t’i shtojnë dënimet nëse vazdojnë me Tekbire.  

 

Drejtori i Qendrës, Fuad al-Huffash theksoi se autoritetet e burgjeve izraelite kanë thelluar vuajtje e të burgosurve në dritën e preokupimit të botës me luftën në Gaza, duke bërë thirrje për të hedhur më shumë dritë rreth çështjes së të burgosurve.

 

Burimi: The Palestinian Information Center