Analistët: Shtetet arabe “aleatë me Izraelin”
Një largim i madh nga një histori e mbështetjes arabe ndaj Palestinës, analistët kanë theksuar se një koalicion i ri i shteteve arabe, i drejtuar nga Egjipti ka mbajtur anën e Izraelit në ofensivën e tij të fundit në Gazë e cila vrau më shumë se 1.300 civilë në Rripin e Gazës, si rezultat i drejtpërdrejtë i frikës së tyre nga Islami politik.
Frika neveretëse e shtetet arabe nga Islami politik është aq e fortë sa ajo sjellë më shumë alergji ndaj tyre se Benjamin Netanyahu, kryeministri i Izraelit, kështu i tha New York Times-t, Aaron David Miller, një studiues në Qendrën Uillson në Uashington dhe një ish-negociator në Lindjen e Mesme nën disa presidentë.
Unë kurrë nuk kam parë një situatë si kjo, ku ju keni kaq shumë shtete arabe dhe pranoni në heshtje vdekje dhe shkatërrim në Gaza dhe goditjet, sulmet ndaj Hamasit. Heshtja është shurdhuese.
Miller, një analistë tjetër, ka vënë re një largim të madh nga qëndrimi zyrtar, historik i arabëve pro-Palestinës.
Në sulmet e ngjashme në Gaza dy vite më parë, Izraeli e gjeti veten në presion nga të gjitha anët nga fqinjët antipatik arabe dhe u detyrua për t'i dhënë fund luftës.
Situata ka ndryshuar këtë herë pasi Egjipti i Abdel-Fatah Al-Sisi-t rrëzoi qeverinë e Muhammad Mursi-t, ai ka udhëhequr një koalicion të përbërë nga Arabisë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jordania, që kanë mbajtur qartë anën me Izraelit kundër Lëvizjes Islamike të Rezistencës Hamas.
Duke fajësuar Hamasin drejtpërdrejt ose në mënyrë të nënkuptuar në vend të Izraelit për vdekjet e palestinezëve në luftë, Egjipti ka habitur botën, duke propozuar një armëpushim që përmbushte shumicën e kërkesave të Izraelit, dhe asnjë nga grupi palestinez.
Nuk është e qartë konvergjenca e interesave të këtyre regjimeve të ndryshme me Izraelin, tha Halid Elgindy, një ish-këshilltar i negociatorëve palestinezë që tani është shoku im në Institutin Brookings në Uashington.
Në betejën me Hamasin, Elgindy tha, lufta egjiptiane kundër forcave të Islamit politik dhe luftës izraelite kundër militantëve palestinezë ishin pothuajse identike. Prokurë, lufta e kujt është kjo? pyeti ai.
Izraeli ka nisur sulmet ajrore pamëshirshëm kundër Gazës që prej datës 8 korrik 2014, ku qindra janë vrarë dhe mijëra të plagosur.
Forcat okupuese të Izraelit filluan më 17 korrik 2014 një pushtim tokësor në Gazën e rrethuar, ku banojnë afër dy milionë banorë.
Viktimat palestineze të luftës katër-javore në Gaza kanë arritur në 1.463 të vdekur me më shumë se 7.600 të plagosur.
Ekstremistë kundër Hamasit janë shfaqur rregullisht në politiken pro-qeveritare të Egjiptit që tregon se në çfarë mënyrë qeveria izraelite i transmeton në Gaza.
Ata e përdorin atë për të thënë: Shiko, miqtë tuaj mendojnë të na inkurajuar për t’iu vrarë! ? tha Maisam Abumorr, një studente palestineze në qytetin e Gazës, në Rripin e Gazës.
Disa programe pro-qeveritare egjiptiane transmetojnë në Gaza kështu Ushtria egjiptiane duhet të ndihmojë ushtrinë izraelite që të na shpëtojë prej Hamasit, tha ajo.
Në të njëjtën kohë, Egjipti i ka zemëruar banorët e Gazës duke vazhduar politikën e tij me mbylljen e kalimeve kufitare në Rafah.
Sisi është më i keq se Netanyahu, dhe Egjiptasit janë komplot kundër nesh më shumë se Jahuditë, tha Salhan al-Hirish, një magazinier në qytetin verior Beit Lahiya të Gazës.
Ata përfundun me Vëllazërinë Muslimane në Egjipt dhe tani ata janë duke bërë tani me Hamasin.
Ndryshimi në qëndrimin zyrtar egjiptian ka detyruar SHBA për të kërkuar ndërmjetës alternativë, të tillë si Katari dhe Turqia.
Për izraelitët, ndryshimi në shtetet arabe ka qenë relativisht çliruese.
Përveç lëvizjes Hamas dhe Katarit, shumica e qeverive arabe janë ose indiferente ose të gatshme për të ndjekur udhëheqjen e Egjiptit, tha Martin Kramer, president i Kolexhit Shalem në Jeruzalem dhe një dijetar islamik dhe i politikës arabe.
Askush në botën arabe nuk do të shkon tek amerikanët dhe t’iu thotë atyre: ndaloni luftën tani ., Ashtu siç bëri edhe Arabia Saudite, për shembull, në përgjigje të goditjes së mëhershme izraelite kundër palestinezëve, tha ai.
Kjo i jep liri veprimi izraelitëve.
Egjipti posa njoftoi se do shpërndajë ndihma në Gaza, disa analistë argumentuan se qeveria egjiptiane ishte duke u përpjekur për të balancuar antipatinë e tij të jashtëzakonshme ndaj Hamasit, kundër mbështetjes emocionale të qytetarëve të saj për palestinezët, një akt balancues që mund të rritet më sfiduese se masakrat që po rriten në Gaza.
Burimi: On Islam