Liban

Nasrallah thekson përkrahjen e Hizbullahut

Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hassan Nasrallah theksoi mbështetjen për grupin e Lëvizjes së Rezistencës në Gaza.


    Duke folur në bisedat telefonike të veçanta me Halid Meshaal, lideri politik i lëvizjes Hamas dhe Ramadan Abdullah Muhammad Shallah, Sekretar i Përgjithshëm i Xhihadit Islamik Palestinez, Nasrallah vlerësoi rezistencën e palestinezëve kundër armikut.


      Ai përgëzoi durim e palestinezëve dhe theksoi se rezistenca libaneze qëndron afër lëvizjes palestineze të rezistencës, njoftoi rrjeti Al-Manar.
Më parë, Hizbullahu  dënoi krimet e fundit të regjimit cionist në Rripin e Gazës.


    Avionët luftarakë izraelitë kanë kryer pandërprerë sulmet ajrore kundër Gazës që nga datës 8 korrik. Më 17 Korrik 2014, mijëra ushtarë izraelitë nisën një pushtim tokësor në vendin me popullsi të dendur.


     Janë vra mbi 500 palestinezë deri më tani nga sulmet e Izraelit në Gaza dhe më shumë se 3.000 të tjerë janë plagosur.