Nënat e të gjithë palestinezëve duhet të vriten - Deputetja e Kuvendit të Izraelit, Ayelet Shaked
Një politikane dhe anëtare e njohur e parlamentit izraelit i ka quajtur palestinezët si terroristë, duke thënë se nënat e të gjithë palestinezëve duhet, gjithashtu, të vriten gjatë sulmeve të vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës të rrethuar.
Ayelet Shaked e partisë ultra-nacionaliste Jewish Home Party, bëri thirrje për t’i therrë
nënave palestineze që lindën gjarpërinjtë të vegjël.
Ato kanë për të vdekur dhe
shtëpitë e tyre duhet të shkatërrohen në mënyrë që ato nuk mund të japin më ndonjë
terroristë., tha deputetja e Kuvendit të Izraelit, Ayelet Shaked, duke
shtuar, Ata janë të gjithë armiqtë tanë dhe gjaku i tyre duhet të jetë në
duart tona. Kjo vlen edhe për nënat e terroristëve të vdekur.
Vërejtjet janë konsideruar si një
thirrje për gjenocid siç deklaroi ajo se të gjithë palestinezët janë armiqtë të
Izraelit dhe duhet të vriten.
Zhvillimi vjen ngase shumë zyrtarë
nga vende të ndryshme kanë dënuar sulmet ajrore të Izraelit në Rripin e Gazës. Kryeministri
turk është i fundit që ka dënuar ofensivën, duke e akuzuar Izraelin për masakrimin
e palestinezëve.
Rexhep Tajip Erdogan ka sulmuar Izraelin,
duke thënë se ai është duke kryer terrorizëm shtetëror kundër palestinezëve në
rajon. Duke folur në parlament, ai gjithashtu pyeti përse bota heshtë ndaj mizorive
të vazhdueshme të Tel Avivit.
Duke reaguar ndaj komenteve të
deputetes izraelite, Ayelet Shaked, kryeministri turk, Edogan, tha se politika e
Izraelit në Gaza nuk është e ndryshme prej mentalitetit të Hitlerit.
Një grua izraelite ka thënë
nënat palestineze duhet të vriten, gjithashtu. Ajo është një anëtare e parlamentit
izraelit. Cili është dallimi në mes të këtij mentaliteti dhe Hitlerit?
Pyeti Erdogan.
Zhvillimet vijnë, siç tha një agjenci
e OKB-së për refugjatët palestinezë, pasi kohëve të fundit gratë dhe fëmijët
përbëjnë një numër të madhe të vdekjeve palestineze të shkaktuara nga sulmet
izraelite në rajonin e rrethuar të Gazës.