Myftiu Saudit i ISIL-it u vra në Tikrit
Një myfti Tekfirist i të ashtuquajturit Shtet Islam (IS ose Daesh) është vrarë në Irak nga forcat e armatosura të vendit, thotë se një faqe e lajmeve irakiane duke cituar një komandant ushtarak të Irakut.
Myftiu i Daesh apo Shtetit
Islam, Ebu Osama Al-Kahtani është vrarë brenda një ndërtese në Baixhi, Tikrit,
së bashku me katër ndihmësit e tij në një sulm ajror që kishte në shënjestër një
mbledhje, takim të Shtetit Islam, gjeneral-lejtënant Ali Al-Freixhi,
komandanti në provincën Salahudin, është cituar nga Waradana se ka thënë.
Al-Kahtani me sa duket ka zëvendsuar
një tjetër myfti në Arabinë Saudite, Othman Al-Asiri, si myfti ekstremist
i Shtetit Islamik, pasi Al-Asiri u vra
në Siri vitin e kaluar.
Al-Asiri, i cili kishte doktoruar në
jurisprudencë, u shkarkua më parë nga fakulteti i Universitetit të Mbretit
Halid në Abhá për simpatin që kishte për Al-Kaidës. Al-Asiri, gjithashtu, ishte arrestuar më parë
në Britani për vrasjen e shtatë persona në një aksident me makinë.
Sipas burimeve Al-Asiri ishte bashkuar me Shtetin Islam (IS), që është
një grup terrorist, dhe kishte mbajtur disa seanca trajnimi për anëtarët e
grupit në Haleb dhe Latakia, para vdekjes së tij.
Raporte të mëparshme thonë se një
numër i militantëve sauditë kanë braktisur të ashtuquajturin Shtet Islamik,
pasi ata ishin zhgënjyer me veprimtaritë e grupit.
I njohur më parë si i Shtetit Islam i
Irakut dhe Levantit (ISIL), grupi terrorist ka qenë i angazhuar në një
rivalitet vdekjeprurës me grupet tjera Tekfiriste
që shkaktuan kryengritje në Siri dhe Irak.