SHBA, Izraeli përfituesit e dallimeve shi’ite-sunnite -Këshilltari i kryetarit, Ali Younesi
Këshilltar special i kryetarit për Çështje Etnike, Ali Younesi, sulmoi regjimin amerikan dhe izraelit për mbështetjen e grupeve terroriste në Lindjen e Mesme, dhe tha se Uashingtoni dhe Tel Avivi përfitojnë nga dallimet në mes sunnive dhe shi’ive.
Sipas agjencisë së lajmeve
Fars, Ali Younesi tha, Këto akte
të egra, të dhunshme, që janë kryer në
vendet muslimane si Iraku, Afganistani, Pakistani, Siria dhe Egjipti janë një
shërbim i madh për regjimin cionist për shkak
se muslimanët në vend që të angazhohen në luftë me ta angazhohen në
luftë me njëri tjetrin.
Ai përsëriti se dhjetëra rrjete
televizive satelitore, radiot dhe faqet e internetit janë të angazhuara në
aktivitete anti-shi’ite dhe vetëm SHBA dhe cionistët përfitojnë prej tyre.
Muajin e kaluar, Udhëheqësi i
Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei u kërkoi muslimanëve nga
të gjitha sferat e jetës, pa marrë parasysh sektet dhe besimet e tyre, të jenë
vigjilentë ndaj komploteve, duke thënë se armiqtë janë duke bërë më të mirën e
tyre, duke ndezur luftëra sektare vetëm për të penguar valët e rritjes të Zgjimi Islamik.
Duke iu drejtuar anëtarëve të
familjeve së dëshmorëve të Teheranit, Sejjid Ali Ajetullah Hamenei tha:
Armiqtë në rajon kanë investuar në luftërat civile dhe ata janë duke shpresuar për një luftë shi’ite-sunnite në një përpjekje për të liruar veten nga shqetësimet e tyre në lidhje me Zgjimin Islam.