Përkthimet më të fundit të Kur’anit në Ekspozitën Ndërkombëtare
Instituti i Kulturës – Përkthimi i Shpalljes (Tarxhuman Vahi ), ka vënë përkthimet e fundit të Kur’anit të Shenjtë në Ekspozitën e 22-të Ndërkombëtare të Kur’anit të Shenjtë.
Sipas Huxhet-ul-Islam Muhammed Nakdi, drejtori i institutit, tha se vizitorët mund të mësojnë më shumë në lidhje me këto paraqitje në Sektorin e Veprave të Shkruara të Ekspozitës.
Ai tha se instituti i ofron
vizitorëve informacione në lidhje me përkthimet më të reja të Kur'anit në gjuhë
të ndryshme.
I themeluar në vitin 1994 në Teheran,
në Republikën Islamike të Iranit, Instituti Terxhuman Vahy (Përkthimi i
Shpalljes) ka për qëllim të paraqesë përkthime të besueshme të Kur'anit të
Shenjtë.
Dijetarët e Institutit janë duke
punuar për përkthimin e Kur’anit në 15 gjuhë. Ai ka botuar tashmë përkthimin e Librit
të Shenjtë, Kur’anit, në anglisht,
frëngjisht, turqisht, në gjuhën azere, kineze, spanjolle dhe urdu.