Studiuesit e Mauritanisë thonë se normalizimi me Izraelitin është haram
Dijetarët dhe imamet në Mauritani nënshkruan një deklaratë në të cilën ata theksuan se normalizimi i lidhjeve me regjimin cionist të Izraelit në çdo formë është Haram (i ndaluar fetarisht).
Eshtë Haram të normalizojë marrëdhëniet me një regjim të tillë uzurpator që ka pushtuar Palestinën dhe al-Kudsin, shkruhet në deklaratë, nënshkruar nga 200 studiues, raportoi faqja Raialyoum.
Deklarata u lexua në një mbledhje të studiuesve të mbajtur në xhaminë al-Taufik në kryeqytetin e vendit afrikan Nouakchott.
Ata thanë se normalizimi i lidhjeve është i barabartë me mbështetjen e pushtimit dhe krimeve izraelite.
Studiuesit i bënë thirrje qeverisë së Mauritanisë që të qëndrojë e vendosur në qëndrimin e saj për të mos normalizuar marrëdhëniet me regjimin e Tel Aviv.
Mauritania dikur ishte një nga tre shtetet arabe që kishin marrëdhënie diplomatike me Izraelin. Ajo i pezulloi lidhjet në janar te vitit 2009 për shkak të një ofensivë izraelite në Rripin e Gazës.
Burimi: IQNA