İran

Zyrtari i lartë iranian i Haxhit vdiq nga kanceri

Huxhat ul- Islam Sejid Xhevad  Mazloumi, një zyrtar i lartë Iranian i Haxhit , vdiq të shtunën.

Kleriku i lartë, i cili shërbeu si zëvendës i Përfaqësuesit të Udhëheqësit në ngarkim të çështjeve të haxhit, vdiq të shtunën pas një beteje të gjatë me kancerin e mushkërive.

Huxhat ul- Islam Sejid  Abdul Fattah Navab, përfaqësuesi i Udhëheqësit të Revolucionit Islamik në Çështjet e Haxhit dhe Umres,  në një mesazh shprehu ngushëllime për vdekjen e Huxhat ul-Islam Mazlumi.

Në mesazh, Huxhat ul-Islam Navab e përshkroi atë si një shërbëtor të devotshëm të Zotit dhe një dijetar të devotshëm.

Ai gjithashtu theksoi përpjekjet e klerikut të ndjerë për t'i shërbyer iranianëve që bënë Umren dhe Haxhin në vitet e fundit.

Burimi: IQNA