Izrael

Netanjahu: Le të luftojnë me njëri-tjetrin, por nuk lejojmë asnjërin të fitojë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu dha një intervistë këtë javë për kanalin amerikan NBC. Në programin Meet the Press, foli për situatën aktuale në Lindjen e Mesme dhe sqaroi pozicionin e Izraelit.

 

     Nuk ka dyshim se interesat gjeopolitike për Izraelin kanë qenë gjithmonë me rezultatin  më të mirë kur muslimanët luftojnë me njëri-tjetrin, por këtë herë Netanyahu hapur e ka pranuar.

 

      Dihet se radikalët sunnitë dhe shiitë  janë armiq të barabartë të Izraelit, dhe është mirë që të luftojnë me njëri-tjetrin. Taktika e  dobishme dhe të njëjtën gjë do të sugjerojë edhe SHBA, është në të vërtetë tashmë e njohur mirë: balancimi i konfliktit të vazhdueshëm në mënyrë që asnjëra palë nuk është në gjendje të mposht tjetrën, por në të njëjtën kohë nuk mund të lejohet, as se njëra anë të humbë plotësisht.

 

     Kjo intervistë me kryeministrin e Izraelit është gjithashtu interesante për shkak të faktit se ai s’ka nevojë më për të fshehur  përçajë dhe sundo, është bërë politikë themelore e Izraelit. Si në rajonin më të gjerë, ashtu dhe të afërt. Sa i përket Irakut, Netanjahu nuk është në të vërtetë kundër sulmeve ajrore të SHBA, por nuk do të shkatërrojë ISIL-in, kuptohet se ai, ISIL-i është faktor kyç në mbajtjen e barapeshës-ekuilibrit të tillë për luftën e vazhdueshme në mes Sunnive dheShi’ive.  

 

    Në pyetjen e gazetarit nëse ai mendon se përfshirja amerikane në Irak mund të forcojë Iranin, Netanjahu u përgjigj:

    Dëgjoni, unë mendoj se kjo është një situatë e komplikuar. Nuk ka përgjigje të thjeshtë. Por ajo që ne shohim sot në Siri dhe Irak është një urrejtje e madhe ndërmjet Shi’itëve radikalë, të cilët janë të udhëhequr nga Irani dhe Sunnive radikalë, të udhëhequr nga Al-Kaida, ISIL-i dhe të tjerët.

 

    Të dy grupet janë armiq të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kur armiqtë tuaj luftojnë njëri-tjetrin, mos e forconi asnjëren, por  dobësoni të dyja.

 

    Në komentin shtesë në lidhje me Irakun, Netanjahu në mënyrë edhe më të drejtpërdrejtë zbulojë në detaje politikën e Izraelit: Unë mendoj se ka dy veprime që mund të merren. Së pari, duhet të merret diçka nga ISIL-i që ai të mos e sundojë Irakun. Së dyti, nuk do të lejohet që Irani të dominon Irakun, sikur e dominon Libanin dhe Sirinë.

 

     Kështu, duhet të punohet me të dy anët. Dhe, siç kam thënë tashmë,  duhet, ka nevojë, që të dy anët të dobësohen. Ka veprime të caktuara që mund të merren. Sigurisht, këtu nuk dua t’i paraqesë publikisht, por do t'i transportojë tek Kryetari Obama dhe administratës së SHBA. 

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: Advance.hr