Forcat Pushtuese Izraelite rrëmbyen 25 palestinezë në sulmet e Jeruzalemit dhe Bregut Perëndimor
Forcat Pushtuese Izraelite (IOF) gjatë ditës së mërkurë arrestuan një numër të qytetarëve palestinezë gjatë sulmeve neper shtëpi në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem.
Burime lokale raportuan se të paktën 25 shtetas palestinezë, përfshirë një grua të arrestuar palestinez, u rrëmbyen nga shtëpitë e tyre në zona të ndryshme në Jerusalem dhe Bregun Perëndimor.
Përleshje të dhunshme shpërthyen midis të rinjve palestinezë dhe ushtarëve të IOF-it ndërsa ky i fundit bastisi lagjen al-Teira në Ramallah.
Ushtarët e IOF-it qëlluan me plumba metalike dhe me gaz lotsjellës tek të rinjtë. Shumë prej tyre pësuan nga gazi lotsjellës dhe u trajtuan në fushë.
Banorët e Jerusalemit raportuan se IOF të martën natën papritmas mbylli pikat e kontrollit të Kalandiyas, në veri dhe në jug të qytetit të Jerusalemit, dhe bllokoi lëvizjen e qytetarëve palestinezë për orë të tëra.