Vajza e verbër turke hafize e tërë Kur’anit brenda vitit
Një vajzë e verbër në Turqi arriti e mësojë tërë Kur’anin përmendesh brenda vitit.
Ravzanur Kocaker i mësoi përmendësh 11 faqe të Librit të Shenjtë, Kur’nit çdo ditë, sipas uebfaqes së arabnn.
Ajo është nxënëse e shkollës dhe jeton në qytetin e Karapinar.
Kur’ani i Shenjtë është Libri i vetëm fetar që është memorizuar nga ndjekësit e tij.
Personat e panumërt në çdo bashkësi muslimane e kanë memorizuar Kur’anin që ditën e parë që u shpall.
Kur’ani ka 30 Xhuze (pjesë), 114 Sure (kapituj) dhe 6,236 ajete - vargje.