Izrael

Armiqtë tanë le të luftojnë në mes vete

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka dhënë këtë javë intervistën për kanalin amerikan NBC. Në emisionin”Meet The Press” ka fol për situatën aktuale në Lindjen e Afërt dhe ka sqaruar pozicionet e Izraelit. S’ka dyshim se për interesin e gjerë gjeopolitik të Izraelit rezultati më i mirë është ai kur myslimanët në mes vete luftojnë, e këtë Netanjahu haptas e pranon. Theksoi se sunitët dhe shiitët radikal janë njëjtë armiqtë të Izraelit dhe është mirë që në mes vete luftojnë. Taktikën të cilin e preferon, e të njëjtën gjë do të sugjerojë edhe SHBA-ve, është veç e mirënjohur: balancimi i konfliktit kontinual ashtu që asnjëra anë të mos jetë në gjendje të mbizotërojë, poashtu  në të njëjtën kohë të mos lejohet që asnjëra anë plotësisht të mos humb. Që Izraeli është i gatshëm aktivisht të hyjë në realizimin e kësaj situate tregon edhe sulmi i ri para ca kohe në Siri, sipas disa burimeve më i ashpër gjer tani. Izraeli thekson se nga zjarri i ardhur  nga ana siriane kundrejt hapësirës së okupuar të rrafshnaltës së Golanit është vrarë një tinejxher izraelit. Menjëherë izraelitët kanë ndërmarr sulme ajrore në pozicionet e ushtrisë siriane,  në shënjestër ishin 9 caqe ushtarake. Nuk ka kurrfarë dëshmi që kishin sugjeruar se për vrasjen e djaloshit në Golan është përgjegjëse ushtria siriane, është më e besueshme se zjarrin e kanë hap kryengritësit me qëllim që edhe njëherë të sjellin forcat ajrore izraelite në ndihmë atyre.

 

         Kjo intervistë me kryeministrin izraelit është interesant edhe për faktin se ai aspak nuk ka nevojë të fsheh se qëllimi” përça e sundo” është shndërruar në politikë bazike të Izraelit. Ashtu që në rajonin e gjerë, por edhe në atë të afërt, gjatë këtyre ditëve Izraeli ka ndërmarr aksionin e madh në hapësirën e okupuar të Bregut Perëndimor me qëllim të gjetjes së dy tinejxherëve izraelit( dhe një amerikan) të cilët janë kidnapuar gjoja nga ana e Hamasit. Në intervistë Netanjahu aspak nuk dyshon se pas rrëmbimit qëndron Hamasi dhe shfrytëzoi rastin të porosit Fatahun dhe kryetarin Abas se kjo është shenjë që ata duhet të largohen nga Hamasi, pasi që kanë nënshkruar paktin për qeverinë e përbashkët palestineze. Sa i përket Irakut, Netanjahu nuk është kundër sulmeve ajrore amerikane, por në asnjë mënyrë nuk e do shkatërrimin e ISIL-it, pasi që sipas tij pikërisht ISIL-i është faktori kyç në mbajtjen e “baraspeshës” të konfliktit kontinual në mes sunitëve dhe shiitëve. Në pyetjen e gazetarit se a mendon se angazhimi amerikan do të kishte forcuar Iranin, Netanjahu u përgjigj:”  mendoj që situata është e komplikuar. Nuk ka përgjigje të thjeshtë. Por kjo që sot shihni në Siri dhe Irak është urrejtja e madhe në mes shiitëve radikal të cilët udhëhiqen nga ana e Iranit, dhe sunitëve radikal të cilit i udhëheq Al Kaida, ISIL-i dhe të tjerët. Të dy grupacionet janë armiqtë e SHBA-ve, e kur armiqtë e juaj luftojnë në mes vete, nuk duhet forcuar asnjërin, por duhet dobësuar të dytë. Mendoj se zgjidhja më e keqe do të ishte që njëra anë nga këta, Irani të fitojë kapacitetin nuklear. Kjo do të ishte gabimi tragjik, çdo gjë tjetër është më pak e rëndësishme. Mendoj që gjëja më e rëndësishme në Lindjen e Afërt është që Irani të mos fitojë armatim nuklear”. Është interesant se Netanjahu gjersa flet për shiitët radikal, direkt e denoncon Iranin, ndërsa në rastin e sunitëve radikal nuk i bie në mend të denoncojë Arabinë Saudite.

 

Kryeministri izraelit synon të tregojë se është kundër të gjithë radikalëve, por një fraksion atij i është i pranueshëm,  vet fakti se Izraeli dhe Arabia Saudite kanë marrëdhënie të mira( normal larg publikut), nën ombrellën e “aleatëve amerikan”, qartë tregon se nuk është e vërtet se të gjithë “armiqtë” e Izraelit janë njëkohësisht armiqtë të mëdhenj për Izraelin. Në komentimin e mëtutjeshëm për Irakun, Netanjahu edhe më direkt zbulon detajet e politikës izraelite: ” Mendoj që ekzistojnë dy veprime të cilët duhet ndërmarr. E para, duhet të ndërmerret diç që ISIL-i të mos mbisundojë në Irak. E dyta, nuk duhet lejuar që mbi Irakun të dominoj Irani, sikurse dominon me Libanin dhe Sirinë. Prandaj duhet punuar në të dy anët. Edhe sikurse kam thënë më parë, të dytë duhet dobësuar. Ekzistojnë hapat e caktuar të cilët duhet ndërmarr. Normalisht që nuk do të ceki publikisht, por do të përcjelli kryetarit Obama dhe administratës amerikane”. Dikush do të thotë që kjo politikë e Izraelit është” mashtruese” dhe se në çdo mënyrë tenton të eksploatojë animozitetet rajonale. Në këtë nuk ka dyshim, por nga ana tjetër vështirë është të mos pranosh që kjo politikë njëkohësisht është jashtëzakonisht efikase, kush do që fiton, kush do që humb, Izraeli në fund të fundit është fituesi kryesor. E SHBA-të janë aty që këtë politikë të zbatojnë në vepër, ashtu sikurse ka thënë Netanjahu, qëllimi është që të dobësojë të dy anët, por assesi të lejojë që njëra anë të vie në pozitën e mbizotërimit. Ashtu që do të jetë tani në Irak,  shohim që qëndrimi amerikan është duke u përshtatur kësaj taktike, në ISIL-in do të godas vetëm atëherë kur të sheh se ekziston rreziku potencial nga fitorja e përgjithshme. E njëjta vlen edhe për Sirinë fqinje, por të kundërtën, para fitores përfundimtare të Damaskut, mund të pritet skenari më i keq, në rast se jo agresioni direkt amerikan, atëherë agresioni ushtarak potencial izraelit. Ky balancim i armikut do të mund të ishte drejtim i shkëlqyeshëm gjeopolitik, por strategjia është një, e realiteti tjetër, në këtë proces vriten qindra mijëra njerëz dhe do të vazhdojnë të vriten gjer atëherë gjersa me aq lehtësi  mund të eksploatohen diversitetet religjioze, etnike dhe nacionale.

Burimi: Advance.hr