Turqi

Analisti: Arabia Saudite, Katari dhe Turqia synojnë të pwrfitojnënga ISIS-i

TV Press ka zhvilluar një intervistë me Ali al-Nashmin, komentator politik nga Bagdadi, në lidhje me qëllimet e terroristëve ISIS-it në Irak,ndërkohë që ushtria vazhdon luftën e saj kundër tyre në zonat veriore të vendit.

Më poshtë keni një transkriptim të përafërt të intervistës:



Press TV: Cili është qëllimi i ISIS-it në Irak?


Al-Nashmi: Ju e dini qëllimin. Ata kanë shumë qëllime. Një nga qëllimet kryesore është ai i axhendës së Gjirit Persik. Ju e dini, axhenda e Gjirit Persik, sidomos e Arabisë Saudite dhe Katarit është të shkatërrojnëdhe ta ndajnëIrakun. Ata deshën të shkatërrojnë etë ndajnë edhe Sirinë, sepse, ju e dini Arabia Saudite ka shumëëndrra.

Arabia Saudite nuk dëshiron që në Irak të udhëheqë shumica. Ajo nuk dëshiron demokraci dhe as nuk dëshiron stabilitet në Irak, sepse stabiliteti në Irak do të thotë se Iraku do të ketë kapacitet në naftë, dhjetë milion fuçi në ditë. Kjo nuk është në interesin e tyre. Ndërsa Katari, ai ka ndërmend të ndërtojnë një gazsjellës, nga Katari në Europe, i cili kalon nga Iraku dhe Siria për në Turqi.

Ka shumë qëllime dhe qëllimet e Turqisëçojnë te qëllimet e Shtetit Islamik të Irakut dhe Shamit. Ata dëshën ta shkatërrojnë Iraku dhe deshën një sllogan për të krijuar Kalifatin Islam në Irak. Ata përdorën axhendën e Turqisë, Katarit dhe Saudisë. I përdorën ata, i mbështetën, i nxitën, por e dinë se ata nuk mund të krijojnë një shtet mes Sirisë dhe Irakut dhe se do të dështojnë. Kur të dështojnë, kur Iraku dhe Siria të shkatërrohen, sepse ky është qëllimi i tyre, ata do ta përdorin këtë.

Qëllimi i tyre dhe i ISIS-it është të  vrasin shumicën në Irak, ata dua të përzënë Shiat nga Iraku, pasi ata kanë një qëllim sektar. Ata janë njerëz të këqinj dhe idiotë. Ata e mbushin mendjen e tyre me ide vehabiste. Ky është qëllimi i tyre, por Arabia Saudite, Katari dhe Turqia e përdorin këtë për të shkatërruar Irakun.

                
Press TV: Nëse ka ndonjë shans për një zgjidhje politike, e që sigurisht këtu duhet parë zgjidhja, duke lënë mënjanëçdo lloj aktiviteti ushtarak, të cilat po i përdorin tani këta tekfirista, duke shkeluar të drejtat njerëzore. Nuri al Maliki po e materializon këtë. Ai fitoi jo vetëm shumicën, por ai fitoi edhe shumicën e karrigeve në bazë të zgjedhjeve. Prandaj ai tha se në korrik ai do të flasë rreth formimit të qeverisë. Çfarë problemi ka këtu, apo ka një presion të jashtëm si nga Shtetet e Bashkuara, Arabia Saudite dhe ndoshta edhe vende të tjera për ta nxitur al Malikin në një drejtim tjetër?

  
Al-Nashmi: Kjo është pjesë e lojës. Ata tani po bëjnë presion ndaj al Malikit. Kjo ështëdemokracia.  Ne duhet të respektojmë demokracinë. Kjo është demokracia që dimë ne; fiton shumicën dhe zgjedh një parlament të ri, zgjedh një qeveri të re dhe një listë më e madhe krijon dhe përbën qeverinë. Kjo është demokracia.

Me fjalë të tjera, them se ky është një plan. Një plan nga shumë axhenda, madje edhe nga kurdët. Kolegu im nga Kurdistani, një avokat nga Turqia. Nuk e di se çfarë marrëdhëniesh ka mes Turqisë dhe Kurdistanit. Kush e pranon dhe kush përfiton më këtë që po ndodh? Kurdet, sigurisht! Sepse e zgjerojnë tokën e tyre dhe kotrollin. Ata thonë, “Ne jemi jemi në tokën tonë dhe nuk do ta lëmë atë dhe kushdo që vjen në Karkut, ne do ta luftojmë.” Me fjalë të tjera, ata thonë, ka shumë pjesë, shumë vende, shtete që po marrin pjese dhe po ndajnë atë që po ndodh në Irak tani.

Po në lidhje me al Malikin? Po, al Maliki ka bërë shumë gabime siç thotë edhe kolegu im në lidhje me al-Sahwan. Po, al-Sahwan, ata janë sunitë irakenë, ata e largua Al-Kaedën nga Iraku. Kjo është mënyrë më e mirë për të luftuar Al-Kaedën dhe ISIS-in, duke përdorur popullsinë lokale, vendasit, si për shembull, al-Sahwan.

Por, qeveria irakene bëri një gabim shumë të madh kur rizgjoi al-Sahwan. Kjo është mënyra më e mirë tani për të kthyer al-Sahwan dhe për të krijuar një qeveri të re në bazë të rezultatit të zgjedhjeve.

Ne nuk jemi gati. Qeveria irakene dhe populli iraken nuk është gati t’i bindet Amerikës gjithmonë. Ka një sllogan: “Nëse nuk e ndryshoni qeverinë, nëse nuk e ndani pushtetin me dsa nga partitë që nuk fituan, ne nuk do t’ju ndihmojmë.” Qeveria e irakut dhe populli iraken nuk është gati t’u bindet, por i respekton idetë e tyre.

Me fjalë të tjera, John Kerry dhe Presidenti Obama thanë: “Ne nuk kemi të drejtë t’i detyrojmë irakenët apo al Malikin të ndryshojë fjalët e tij, por ne do t’i ofrojmë atij këshilla”. Dhe Kerry po e bën, ashtu si Bashkimi Europian, ashtu si edhe ministri i jashtëm anglez. Ata kanë ardhur këtu për të dhënë të njëjtat këshilla.

Nga ana tjetër, lufta jonë, siç tha edhe kryeministri dje dhe sot, zgjidhja jonë duhet të bazohet mbi dy shtylla kryesore: ushtarake dhe politike. Politike nuk do të thotë që të marrin pjesë ata njerëz që janë kundër demokracisë irakene, apo të dështuarit në demokraci. Ne duhet ta ndajmë pushtetin me ata që fitojnë. Tani ne duhet të fusim në qeveri javën tjetër ata që luftojnë pushtimin e ISIS-it në veri.

      
Press TV: Ju lutëm, a mund t’i përgjigjeni të ftuarit tonë tjetër Othman Ali (i ftuari tjetër i programit) për atë që thatë?

Al-Nashmi: Jam profesor i historisë. E kam njohur dhe e njoh Karkukun. Është pjesë e Irakut, dhe asnjëherë gjatë historisë kurdët nuk kanë qënë shumicë në Karkuk. Kjo është e para. Dhe e dyta, (Karkuku) nuk është pjesë e Kurdistanit. Dua të them qëështë pjesë e Irakut. U burgosa për tre muaj sepse mbrojta të drejtat e kurdëve. Dhe kur Sadam Husejni i sulmoi kurdët me armë kimike prapë u burgosa dhe vuajta, sepse i mbrojta kurdet, sepse jam iraken dhe populli kurd është iraken dhe profesorët e dinin këtë dhe dolën në marshim për mua për shkak se më burgosën.

Por, ajo që po ndodh nuk po shkaktohet nga populli iraken. Sadam Husejni e shkaktoi këtë. Ai e bëri këtë me kurdët, me shiat dhe me sunitë. Ai vrau gjatë intifadës në vitin 1991 mbi njëçerek milioni në veri. Ai vrau më shumë se në Kurdistan, dhe ne nuk jemi gati të ndëshkojmë vetën vetëm pse Sadami ishte arab. Kjo nuk është e drejtë, sepse ne vuanin më shumë atëherë...

Kur Kurdistani thas se ne duhet të rrimë me Irakun, kjo do të thotë se ata duhet ta respektojnë këtë, ta respektojnë kushtetutën dhe qeverinë qendrore. Çfarë po bëjnë tani? Ata janë jashtë qeverisë. Kjo nuk është një federatë. Kjo është një konfederatë dhe më shumë. Z. al Barezani është një udheheqës i mire, si babai i tij. Ai ka bërë shumë gjëra të mira për kurdët dhe ne e respektojmë këtë, por ai nuk ka të drejtë të kontrollojë të gjithë tokën dhe të thotë, “Jam këtu dhe do të luftoj qeverinë qendrore. Nuk do ta njoh qeverinë qendrore.”