Shejh Kassemi: Projektet e SHBA-Izraelit –Tekfiristëve do të mposhten
Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Shejh Naim Kassem tha të enjten se SHBA, Izraeli dhe Tekfiristët i kanë projektet e njëjta, edhe pse ata janë të përfaqësuar ndonjëherë në Palestinën e pushtuar, në Siri, në Irak, në sulme terroriste brenda Liban dhe në vende të shumta në Bota Myslimane.
Në një fjalim, gjatë një ceremonie
të mbajtur nga Shoqata Imam Mehdi në Bejrut, Shejh Kassemi tha se projekti Tekfiristë
ka format e tij të ndryshme dhe mjete të cilat synojnë eliminimin e dinjitetit dhe
krenarinë e kombit tonë.
Shejh Kassemi tha se ky projekt
padyshim do të bjerë, pasi ai ra në Liban, ra edhe kur Rezistenca u përballë me
projektin e Izraelit dhe e mundi atë në vitin 2000 dhe 2006.
Shejh Kassemi tregoi se mjetet e
projektit Tekfiristë kanë rënë edhe para vendosshmërisë të popullit palestinez
në Gaza dhe para vendosshmërisë të Sirisë.
Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i
Hizbullahut theksoi se ky projekt me siguri do të bjerë në zgjerimet e saj në
Irak, duke theksuar nevojën për veprim të përshtatshëm për t'u marrë me të.
Të gjithë duhet ta dinë se rezistenca nuk do të pushojë dhe do të mbetet e pranishme dhe do të jetë gjithmonë e gatshme të përballet me sfida, tha Hirësia e Tij.