Irani mund të ndihmojë Irakun pa kufizim
Një zyrtar i lartë iranian thotë se Republika Islamike nuk do të hezitojë për të ndihmuar Irakun fqinj, në betejën kundër terroristëve tekfiristë pa asnjë kufizim me kërkesën e Bagdadit.
Në një intervistë, të enjten, me rrjetin
televiziv CCTV të Kinës, Ali Akbar Velajati, një ndihmës i lartë i Liderit të
Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei, tha se Irani është i
gatshëm për t’i ofruar Irakut çdo lloj ndihme nëse kërkohet nga qeveria
ligjore në Bagdad.
Velajati më tej tha se Republika
Islamike e Iranit nuk do të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara mbi krizën në
Irak, sepse Teherani dhe Washingtoni
ndjekin objektiva të ndryshme për të ndihmuar popullin e Irakut.
Zyrtari iranian tha se ndërsa Uashingtoni pasi
fitojë mbizotërim mbi Irakun, duke
ofruar ndihmë në Bagdad, Teherani nuk është me qëllime të këqija
dhe nuk kërkon të ndërhyjë në punët e brendshme që është goditur nga kriza.
Zyrtari iranian tha se nëse
Uashingtoni ka qëllim të vërtetë për të ndihmuar Irakun për të kundërshtuar
vazhdimin e dhunës tekfiriste, ai së pari duhet të dënojë terrorizmin si dhe
partitë që mbështesin dhe financojnë terroristët.
Me 10 qershor, militantët e të ashtuquajturit Shteti Islam i Irakut dhe Levant (ISIL), grupi terroristë mori Mosulin, kryeqytetin e Krahinës Ninive të Irakut, i cili u pasua me pushtimin e Tikritit, i cili ndodhet 140 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit, Bagdad.