Imazhi i një lideri
Idea që, liderët lindin, në masë të madhe mbanë, por nuk don të thotë që lideri nuk mundë të kultivohet nga mesi i shoqërisë. Shumë teori flasin për faktin se si duhet të përgaditet një lider i mundshëm, për të u vërë në krye të popullit. Bota , shekujve të fundit, por edhe më parë, është ballafquar me lloj lloj liderësh, disa prej tyre të mbështetur nga populli, e disa të tjerë të urryer. Madje bota ka parë dhe ende po sheh “liderë” shtypës të popullit të vet. Këta nuk mundë t’i quaj lider.
Imazhi i liderit mendoj që duhet të jetë krejtësisht ndryshe nga se mendohet në shumicën e rasteve. Në radhë të parë, lideri duhet të jetë njeriu i dëshmuar gjat viteve të tëra , në mesin e shoqërisë , si i drejtë, human, i ditur, shkencorë, i sinqertë, i qetë, i dashur për njerëzit, pa borxhe ndaj njerëzve, besnik, i afërt me nejrëzit, modest, komunikativ, besimtar, i mirë, zbatues i obligimeve fetare (me që, nëse nuk qëndron besnik ndaj Zotit të tijë, atëherë dyshohet besnikëria e tij ndaj popullit të tij) etj.
Me gjithë këto cilësi, ai nuk mundet të jetë lider, nëse e joshë pozita e të qenurit lider. Njeriu nuk duhet të pretendon apo të tenton të bëhet lider, sepse atëherë më nuk është lider por bëhet lider. Në saje të cilësive të lartpërmendura , personi i tillë kërkohet nga populli që të udhëheqë me popullin. Kur flas për liderin , e kam fjalën për liderin e popullit, e jo të ndonjë partie politike apo të ndonjë grupi të çfardoqoftë.
Me të ngjitur në vendin udhëheqës , apo me të emruar për të udhëheqë popullin , lideri duhet të i shikon njërëzit me syrin e mëshirës. Ai më është lokomotiva tërheqëse e popullit. Nuk ka kohë për të shijuar butësinë e foteles, sepse të qenurit udhëheqës i popullit nuk don të thotë të kënaqesh me postin, por të shkarkohesh nga kompleksi i komoditetit , si i pa obligime sublime, tani duhet të ndjehet si shërbëtorë I popullit, e kursesi si sundues i tij. Lideri i popullit duhet të interesohet për gjendjen e çdo individi në popull, për gjendjen e familjes, për gjendjen e ndërmarrjeve, natyrës, kafshëve dhe shoqërisë në përgjithësi. Lideri duhet të vepron në modelin e të ngjiturit përpjetë në aspekt të drejtimit të shtetit (popullit), e kursesi në modelin e tatëpjetës. Ai kurrë nuk duhet të jetë i kënaqur me të arriturat eventuale. Lideri i mirë është i hapur me të gjithë ata që vërtetohet se ia duan të mirën popullit. Lideri gjithashtu nuk guxon të bie pre e ngacmimeve, etiketimeve, shpifjeve, të të pa ndërgjegjshmëve. Por vazhdimisht konsultohet, në mënyrë konstruktive me bashkëpuntorë besimtarë, për t’i bartur proçeset në vazhdimësi. Për liderin shumë me rëndësi është politika e prioriteteve. Ai për një kohë të shkurtër, duhet të reflekton shenja pozitive të të udhëhequrit, përndryshe , shpejt do ta humbë besimin nga populli, dhe kështu do të krijohen ndasi në mesin e popullit, që për pasojë do të jenë konfliktet , mosmarveshjet, grindjet etj. Për arsye se natyrshmëri e masës popullore është, mos durimi i tepërt kur bëhet fjalë për zhvillim dhe ndryshim.
Lideri që në fillim duhet të njofton opinionin e gjërë me programin e tij zhvillimor dhe udhëheqës. Puna e tij duhet të jetë sa më transparente në raport me qytetarët, sepse në këtë mënyrë nuk len hapsirë dyshimi tek ata.
Cilat janë prioritetet e liderit
Mendoj që, për të qenë një lider i mirëseardhur , dhe për të pasur besim tek populli, ai qytetarëve u mundëson jetë të sigurt në shumë aspekte. Njerëzit më së shumti janë të intersuar për të pasur një ekonomi të qëndrueshme familjare. Të ardhura të sigurta mujore, liri të plotë qarkullimi si të njerëzve ashtu edhe të mallrave, ambient të volitshëm për të shprehur aftësitë intelektuale, artistike, profesionale, sportive etj.
Kreu i prioriteteve të liderit, pamëdyshje them që është çeshtja e arsimit. Arsimi është fusha ose themeli mbi të cilin mundë të ndërtohen të gjitha vlerat e lartëpërmendura. Arsimimi i mirfilltë i gjeneratave është parardhësi i shkencës, shkenca është parardhësi i ekonomisë së fortë, ekonomia e fortë është parardhësi i politikës stabile, poltika stabile paraqet ambient stabil për jetë të mire, paqësore dhe dinjitoze. Lideri nuk duhet t’u ligjëron popullit për gjërat të cilat do t’i bënë në të ardhmen , por duhet t’i njofton me arritjet, e vendit, duke i faleminderuar qytetarët, sepse në fakt qytetarët janë krahu i punës, dhe gjithçka në shtet është pronë e qytetarëve dhe prej tyre mvaret progresi, i vendit, nëse ata përvilen për ta ngritur shtetin. Kurse lideri është ai i cli i inkurajon qytetarët për të punuar. Me rëndësi të madhe për liderin është, krijimi i pasionit tek njerëzit, për të dashur të jenë të pasur , por përmës punës së ndershme. Dhënja pas kapitalit , mendoj se është një mekanizëm shumë i duhur, i cili do të jetë pengesë për shumë anomali tjera të cilat po i sjellin shoqërisë kokëçarje. Të gjithë jemi dëshmitarë se, në perëndim , njërëzit janë të dhënë aq shumë pas punëve të tyre , sa që nuk kanë kohë të merren me punët e të tjerëve, gjë e cila nuk dëshirohet nga askush. E si rezultat mbetet kohë për të diskutuar e polemizuar mes vete për tema boshe, të cilat vetëm janë humbje kohe, pasivitet, mos angazhim, papunësi, varfëri etj. E sdo mend që varfëria është faktori do të thoja numër një, për pa kënaqësitë e shumta tek qytetarët.
Për të mos u krijuar gjendje e pa kënaqësive tek qytetarët , mbetet detyrë e liderit që autoritetin, besimin dhe pozicionin e tij të shfrytëzon maksimalisht, në drejtim të krijimit të kushteve jetësore , që qytetarët të bëjnë jetë të kënaqur, dhe harmonike mes njëri tjetrit. Në të kundëtën, ai lider më nuk është lider, por duhet të zbret nga mevrap nga pozicioni i liderit , dhe të len vend për njeriun e duhur dhe meritor për vendin e liderit. (liderët janë të pakët).