Netanjahu : Jerusalemi nuk do të ndahet kurrë
Jeruzalemi është zemra jonë, ne kurrë nuk do të ndajmë zemrën tonë me këto fjalë, në këtë mënyrë, Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu e ka shënuar përkujtimin e pushtimit të Jerusalemit nga Izraelit në Yeshiva Mercaz Harav në martën në mbrëmje.
Netanjahu e përsëriti, në deklaratën
e tij të transmetuar nga Channel TV Hebraike në Kanalit 7, me rastin e Ditës së
Jerusalemit, refuzimin e tij të fortë të çfarëdo lloj bisedimesh për ndarjen e
mundshme të Jerusalemit të pushtuar, ndërmjet izraelitëve dhe vendasëve palestinezë.
Ministri i Ndërtimit dhe Strehimit i
Izraelit, Uri Ariel, i cili kishte hedhur të martën gurin e themelit për të
ashtu – quajturin Xhevahiri i Izraelit,
Sinagoga në qytetin e Vjetër, vetëm 200 metra larg nga Xhamia e Shenjtë Al -
Aksa, ka thënë:
Jeruzalemi nuk do të ndahet përsëri. Në mes të Jordanit, dhe detit do të ketë vetëm një shtet, dhe se ky shtet është shteti i Izraelit.
Në deklaratën e tij në të njëjtën
festë për të përkujtuar pushtimin e pjesës së mbetur të
Jeruzalemit në vitin 1967, Ariel premtoi vazhdimin e punës që do të mbajë
Jeruzalemin e okupuar si dhe Bregun Perëndimor, duke njoftuar për përurimin e
një kolonie të re në Jeruzalem Lindor, mes Mali të Ullinjve dhe Malit Scopus.
Deklaratat e tilla përkojnë me
pretendimet e Ministrit të Luftës të Izraelit, Moshe Ja'alon : Kurrfarë
sigurie nuk mund t’i jepet izraelitëve pa zgjerimin e vendbanimeve në Bregun
Perëndimor.
Ja'alon deklaroi me vrull, gjatë një
turneje nëpër të ashtuquajturat vendbanimeve në Benjamin, në veri të Ramallahut,
se zgjerimin e vendbanimeve të Izraelit duhet ruajtur,
vazhduar se koha është në favor të Izraelit.
Kryetar i Bordit të paligjshëm të vendbanimeve
në Benjamin ka përshëndetur vizitën e Ja'alonit -në këtë zonë, duke shprehur shpresën se
bashkëpunimi i ndërsjellë në mes të ministrisë dhe vendbanimeve izraelite do të vazhdojë.