Japonia ekspozon Mesazhin e Islamit
Për herë të parë në Lindjen e Largët, një universitet japonez në qytetin e Kiotos ka organizuar një ekspozitë nga Omani me mesazhin e Islamit, duke i afruar japonezëve një qasje të bashkëjetesës dhe tolerancës, sikur përmban mesazhi i ekspozitës.
Publiku japonez është i hapur
për të mësuar gjëra të reja. Japonezët janë të interesuar të mësojnë për
Islamin, Profesor Katashiro Kohara, drejtor i Qendrës për Studime
Monoteiste, tha në një fjalim në lidhje me ekspozitën cituar nga Oman Observer.
Ekspozita i jep japonezëve një
tjetër rast për të mësuar në lidhje me parimet themelore të Islamit dhe
kontributeve të mëdha të Omanit në përhapjen e mesazhit të tolerancës,
shtoi ai.
Profesor Katashiro Kohara po fliste se
edicioni i 46 i Mesazhi i Islamit nga Omani, ku ekspozita u përurua
në Universitetin Doshisha.
Ngjarja organizohet dhe mbikëqyret nga Ministria e Çështjeve Fetare në një varg shtetesh për rreth botës.
Ekspozita i ofron audiencës një
turne në detajet e jetës publike në Sulltanatin e Omanit, si dhe rolin e
vlerave dhe etikës në promovimin e konceptit të bashkëjetesës.
Kjo reflektohet nga një koleksion i admirueshëm me njëzet e pesë piktura duke u fokusuar në
manifestimet e bashkëjetesës, mirëkuptimit të ndërsjelltë dhe harmonisë në
mesin e anëtarëve të komunitetit.
Gjëja më e mirë që mund të
bëjmë është për të përhapur mesazhin e paqes dhe vullnetit të mirë në mesin e
gjithë njerëzimit, tha Dr. Muhammed bin Said Al Maamari, Këshilltar
Shkencor në zyrën e Ministrit të Punëve të Çështjeve Fetare dhe mbikëqyrësi i
ekspozitave të huaja.
Roli i Omanit në përhapjen e
mesazhit Islam e tolerancës është vlerësuar gjatë gjithë ekspozitës.
Unë falënderoj Sulltanatin e Omanit
për këtë ekspozitë të mirë që u bëri përshtypje japonezëve, tha Profesor Samir Noeu, një profesor në
Qendrën për Studime Monoteiste.
Gjëja më e rëndësishme është
që veshja islame, tradita dhe morali janë plotësisht në përputhje me ato të
shoqërisë japoneze. Kjo ngjarje bëri një sukses të madh. Në fakt, ne kurrë nuk
kemi parë një natë më të mrekullueshme. Ju faleminderit!
Omanasit e përqafuan Islamin vullnetarisht pasi Profeti Muhammed (paqja dhe bekimi i Allahut
qofshin mbi të) i dërgoi një letër Abdulit dhe Xhefferit, bijve të Xhalandit
duke i ftuar ata në Islam.
Ata e pranuan Islamin në mënyrë vullnetere
dhe delegacionet janë shkëmbyer ndër veti në mënyrë që njerëzit nga Omani mund
të mësojnë çfarë është Islami.
Krenaria
Duke ardhur në Japoni për herë të
parë, ekspozita është mirëpritur nga studentët myslimanë që studiojnë në
universitet japoneze.
Islami është i mishëruar në Oman. Mbajtja e Ekspozitës në Universitetin
Doshisha më bëri të ndjehen shumë e lumtur që ndikimi është përhapur në formën
e Ekspozitave rreth botës, dhe arriti këtu në Japoni, veçanërisht në qytetin e
Kiotos, ku kam studiuar, tha për Obserever Azza el Ismail, një femër studente
nga Omani e cila vazhdon studimet
pasuniversitare në Universitetin e Kiotos të Japonisë.
Era e atdheut tim, tolerancës dhe bashkëjetesës, unë shpresoj të shtrihet tek gjithë, të shtrihet kudo, tha Azza el-Ismail.
Prof.Junia Shinohi, një profesor i Teologjisë në Universitetin e Doshisha, ndanë mirënjohje të ngjashme.
Ky takim është shumë i
rëndësishëm sepse ajo ju mundëson japonezëve të kuptojnë Islamin në përgjithësi
dhe Omanin, në mënyrë të veçantë.
Islami filloi në Japoni në vitin 1920
nëpërmjet emigracionit të disa qindra myslimanë turq nga Rusia, pas
revolucionit rus.
Në vitin 1930, numri i muslimanëve në Japoni arriti në rreth 1000, me prejardhje të ndryshme.
Një tjetër valë e emigrantëve që
rriti popullsinë myslimane arriti kulmin e saj në vitet 1980, së bashku me
punëtorët emigrantë nga Irani, Pakistani dhe Bangladeshi.
Japonia sot është shtëpia e një
komuniteti të lulëzuar muslimanë prej rreth 120.000 banorësh, të cilët jetojnë në mesin e gati 127 milionë banorëve, në Japoni,
në vendin e dhjetë më të populluar në botë.