Siria

Asadi i palëkundur:sirianët janë të sigurtë, fitorja është afër

Presidenti sirian Bashar Al-Asad është i sigurtë për fitoren e vendit të tij kundër komplotit të huaj të cilit i është nënshtruar. Megjithatë, - theksoi ai, është e pallogjikshme të përcaktojmë një datë për fundin e luftës në Siri, për shkak të mbështetjes së vazhdueshme të terrorizmit nga vendet ndërkombëtare dhe rajonale.

Në vërejtjet e publikuara nga e përditshmja libaneze Al-Akhbar të mërkurën, presidenti Asad tha se “ ne e kemi prishur komplotin kundër Sirisë në nivelin strategjik,” duke theksuar  se shteti do të triumfojë edhe nëse eliminimi i terroristëve do të kërkojë shumë kohë.

“E rëndësishme është që udhëheqja, ushtria dhe populli janë absolutisht të sigurtë se fitorja po afron.”

Siria ëshë objekt i njëkomploti dhe se terrorizmi do të kthehet andej nga ka ardhur, tha gazetari Sami Kleib, duke cituar udhëheqësin sirian.

“Perëndimi ka adoptuar kohët e fundit atë që kam thënë që në fillim të krizës, sepse e dinte se zjarri do të godiste edhe territoret e tij.”

Dialogu, prioritet pajtimi

Ndërkohë, Asadi theksoi se dialogu dhe pajtimi do të kenë përparësi gjatë kësaj faze. “Ne kemi bërë paqe me militantët dhe kemi dhënë amnisti të përgjithshme për hir të dialogut me njëri-tjetrin.”

“Pajtimi në Homs nuk ishte si rezutat i një marrëveshjeje ndërkombëtare dhe rajonale, kjo ishte si rezultat i mbrojtes popullore dhe militantëve. Këta njerëz e njohin njëri-tjetrin, jetojnë me njëri-tjeterin... prandaj, pajtimi pati sukses.”

Lideri sirian vuri në dukje se ai vazhdon të takohem me njerëz dhe me delegacione: “që nga momentet e para të kofliktit e ndieja se populli  ka besim te shteti, presidenti dhe ushtria e tij. Prandaj, vë bast në aftësinë e popullit për të zbrapsur këtë komplot.”

“Rezultati i zgjedhjeve tregoi se populli nuk ka ndryshuar, pavarësisht mediave, përforcimeve, terrorizmit, trendit tekfirist dhe komplotit të huaj.”


Qëndrimi i Rusisë

Në lidhje me qëndrimin rus, presidenti Asad tha se presidenti Vladimir Putin ishte dhe vazhdon te jetë në mbështetje të qëndrimit sirian “sepse kjo nuk ishte rezultat i zemërimit popullor, por sepse disa vende të huaja deshën të shkatërronin rolin e Sirisë.”

He theksoi se Rusia e ka parë se çfarë i është nënshtruar Siria gjatë luftës.

“Ata deshën që Rusia të angazhohej në luftë me terrorizmin , ekstremizmin dhe separatizmin.”

“Ndërkohë që Putini mbronte Sirinë, ai nuk po forconte thjeshtë aleancën mes Moskës dhe Damaskur, ai gjithashtu donte të balanconte sistemin global një-polar.”

Irani qëndron në krah të Sirisë

“Irani e kuptoi se lufta kundër Sirisë e godiste edhe atë gjithashtu, sepse (lufta) godiste rezistencën dhe mbështetësit e saj,” tha Sami Klein duke cituar Asadin.

Në lidhje me marrëveshjen për armët berthamore mes Iranit dhe Fuqive botërore, Asadi theksoi se Teherani është i vendosur në qendrimin e vet ndaj Perëndimit.

“Nuk është Irani që ka ndryshuar politikën e vet ndaj Sirisë; është Perëndimi ai që po dërgon sinjale ndryshimi. Terrorizmi e ka goditur Perëndimin në thellësi. Ishte një qytetar amerikan që hodhi vetën në erë në Siri, dhe një francez me origjinë nga Maroku, i cili vrau disa hebrenj në Bruksel.”

Saudia i kërkon Sirisë të shtypë Vëllazërinë Muslimane

Ndërsa fliste në lidhje me Arabinë Saudite, lideri sirian vuri në dukje se Rijadi ka shprehur në mënyrë të përsëritur gatishmërinë për të normalizuar marrëdhëniet me entitetin zionist.

“Arabia Saudite ishte e gatshme t’i ofronte Izraelit gjithçka në këmbim të asgjëje. Ishte e shqetësuar për reagimin amerikan pas sulmeve të 11 Shtatorit dhe për përfshirjen e Saudisë në këto sulme.”

Asadi gjithashtu zbuloi se mbreti i SaudisëAbdullah Bin Abdulaziz i kërkoi atij në fillim të krizës siriane që të “shtypte Vëllazërinë Muslimane,” duke theksuar se ai i kishte ofruar ndihmë për këtë.

Sa për konsideratat që kanë ndikuar në qendrimin saudit ndaj Sirisë,  ai tha se ishte“diktim nga jashtë i përzier me urrejtje përsonale.”