Lideri i Hamasit deklaron marrëveshjen me Izraelin
Udhëheqësi i Hamasit, Yahya Sinvar u shpreh se: “Ne jemi dakord me Egjiptin, Katarin dhe OKB-në për të lehtësuar dhe hequr bllokadën në Gaza.”
Zëdhënësi i Hamasit në Gaza, Yahya Sinvar tha se marrëveshja për lehtësimin e bllokadës së Izraelit në Rripin e Gazës dhe për armëpushim, është arritur jo me Izraelin, por me Egjipton, Katarin dhe Kombet e Bashkuara (OKB).
Sinvar i cili kishte marrë pjesë në Marshin e Madh të Kthimit, u shpreh se: “Nuk ka marrëveshje midis nesh dhe pushtuesve. Ne jemi dakord me Egjiptin, Katarin dhe OKB-në për të lehtësuar dhe hequr bllokadën në Gaza.”
Sinvar theksoi se Marshi i Madh i Kthimit do të vazhdoj deri sa bllokada e Izraelit të heqet, të realizohen kthimet dhe të çlirohet Palestina.
Ndërsa në lidhje me marrëveshjen për Palestinën, ai u shpreh se: “Ndërsa zvogëlojmë barrën e popullit tonë, do të ketë mundësi më të mira për pajtim më real të bazuar në unitet dhe partneritet”, dhe shtoi se:
“Shqetësimi ynë kryesor është të heqim bllokadën, t'i japim popullit tonë një jetë të lirë dhe të ndershme. Pastaj të ndërmarrim veprime për të përfunduar projektin e lirisë dhe kthimit. Por hapi i parë i kësaj është fundi i ndarjes së Palestinës.”
Egjipti, Katari dhe OKB-ja kanë negociuar për disa kohë midis grupeve palestineze dhe Izraelit në mënyrë që “në këmbim të ndaljes së protestave në Gaza, të arrihet një armëpushim i bazuar në zbutjen e bllokadës”.
Delegacioni i sigurisë egjiptiane po udhëton në mes të Rripit të Gazës, Bregut Perëndimor dhe Izraelit për të përfunduar negociatat me zyrtarët e Hamasit dhe Fatahut për pajtimin kombëtar, grupet palestineze dhe qeverinë izraelite mbi armëpushimin.
Burimet palestineze kanë raportuar se inteligjenca egjiptiane, e cila është e angazhuar në aktivitetet e ndërmjetësimit, ka bërë përparim konkret në negociatat e armëpushimit.
Në kuadër të marrëveshjes së mundshme parashihet zbutja e bllokadës ndaj Gazës, në këmbim të ndërprerjes së protestave në kufirin e Izraelit me Gazën.
Burimi: Rast Haber