Ajetullah Sejjid Ali Hamanei

Nëse përhapet Xhihadi, tendenca ndaj Perëndimit zhduket

Në takimin me anëtarët e kongresit të dëshmorëve të Kazvin-it, Imam Kamanei ka thënë se: “Nëse përhapet fryma e xhihadit dhe shahadetit, tendenca drejt Lindjes dhe Perëndimit zhduket.”

Deklaratat e Udhëzuesit Revolucionar Islamik në Kongresin e dëshmorëve të Kazvinit, më 5 nëntor 2018, u botuan këtë mëngjes nëvendin ku u mbajtën konferencat.

Në këtë mbledhje, Imam Hamanei, duke iu referuar pozicionit gjeografik, historik dhe kulturor të Kazvinit, u shpreh se të mëdhenjtë dhe dëshmorët e Kazvinit janë burim i krenarisë së këtij qyteti në periudhën e Revolucioni tIslamik dhe Mbrojtjes së Shenjtë.

Udhëzuesi Islamik Revolucionar thotë se ata i shohin dëshmorët si një burim shpirtëror të jetës në vend dhe se mbrojnë përparimin e tyre drejt qëllimeve të tyre ideale, duke shtuar se: “Sa është gjallë, dëshmori i shërben Islamit me zemer dhe me shpirt, ndërsa pas dhënies së shahadetit, ai i shërben rrethit Islam, duke krijuar një atmosferë shpirtërore.”

Udhëzuesi i Revolucionit Islamik u shpreh se thirrja e dëshmorëve ishte ndikuar nga Zoti i Madhërishëm dhe përkujtimi i dëshmorëve e përcjell këtë thirrje nxitëse dhe të vetëdijshme tek të gjithë dëgjuesit, si dhe shtoi se me përhapjen e frymës së xhihadit dhe shahadetit, do të zhduket drejtimi ndaj Lindjes dhe Perëndimit si dhe ndaj mosbesimit dhe ateizmit.

Imam Hamanei kritikoi ata që duan të harrojnë përkujtimin e dëshmorëve dhe ata që përbuzin veprat e mëdha të dëshmorëve, duke u shprehur se: “Pavarësisht faktit se kanë kaluar 30 vjet nga përfundimi i Mbrojtjes së Shenjtë, kujtimi i dëshmorëve nuk do të harrohet, dhe gjithashtu do të ringjallet çdo ditë në shoqëri. Sepse dëshmorët janë fenomene dhe modele.”

Udhëzuesi i Revolucionit Islamik theksoi se martirët duhet të përkujtohen në nivelin më të lartë dhe tha se ata kanë kryer një studim artistik dhe të përpiktë, duke u shprehur kështu: “Ndonjëherë, disa njerëz e ekzagjerojnë punën e dëshmorëve, por veprimet e tyre ka qenë për Zotin dhe janë aq të rëndësishme, të mëdha dhe të madhërishme sa që nuk kanë nevoj për ekzagjerim.”

Burimi: Rast Haber