Kulturë - Art - Fe

Gara Kur'anore në Angli për Ditëlindjen e Profetit të Shenjtë Muhammedit (a.s.)

Një Garë Kur'anore për të rriturit është planifikuar të mbahet në Angli për nder të përvjetorit të ditëlindjes së Pejgamberit të Shenjtë, Muhammedit (a.s).

Sipas faqes së Kafeel, dega e Londrës e Institutit Kur'anor të Astanit (Kujdestarisë) e Xhamisë së Shejtë të Hazret Abbasit (a.s.) do të organizojë këtë garë.

Ata që dëshirojnë të marrin pjesë në garë duhet të regjistrojnë këndimin e tyre të Kur’anit  nga ajeti një deri në gjashtë të sures Kasas të Kur'anit të Shenjtë dhe të dërgojnë të regjistruar tek organizatorët.

Dia e martë, 20 nëntor, 2018 është afati i fundit për dorëzimin e regjistrimeve, sipas komisionit  organizues.

Kandidatët kryesorë do të ftohen të lexojnë Kur'anin në një ceremoni të planifikuar që do të mbahet për të shënuar këtë rast të mbarë.

Burimi: IQNA