Liban

Arrestohet në Liban predikuesi islam Omar Bakri

Predikuesi radikal islamik, Omar Bakri informon shtypin në kryeqytetin libanez, Beirut më 24 nëntor 2010 ( AFP Foto- Fadel Itani )
Predikuesi radikal islamik, Omar Bakri informon shtypin në kryeqytetin libanez, Beirut më 24 nëntor 2010 ( AFP Foto- Fadel Itani )

Tripoli,  Liban, Sipas agjencisë  AFP  predikuesi radikal islamik,  Omar Bakri, i njohur për mbështetjen e tij për Al -Kaidën, u arrestua të dielën në Liban lidhur me përfshirjen e tij të dyshuar në përleshje sektare, tha një burim i sigurisë sipas AFP.


     Autoritetet libaneze kanë lëshuar një urdhër arresti për Omar Bakri për përfshirje në trazirat në qytetin verior të Tripolit, por një muaj më parë ai u largua në një destinacion të panjohur, tha burimi.


     Ai u arrestua në Alej, në lindje të Bejrutit, tha burimi, duke shtuar se ai duket se ka lëvizur nga vendi në vend për t’iu shmangur arrestimit, para se ta zbulojnë nga forcat e sigurisë.


    Ai iku në muajin prill në Tripoli, kur forcat e sigurisë ishin vendosur  në portin verior për të ndaluar përleshje midis Sunnitëve dhe muslimanëve Alevitë që jetojnë në qytet lidhur me konfliktin në Sirinë fqinje.


      Omar Bakri ka jetuar në Britani për gati 20 vjet përpara se të vendosej në Liban në vitin 2005, pasi atij iu ndalua nga qeveria qëndrimi në Londër, pas shpërthimeve nëntokësore me bomba dhe në autobus në atë vit. 


     Predikues musliman sunni u dënua në Liban me burgim të përjetshëm me një numër të akuzave, por liruar me kusht në vitin 2010 në pritje të një rigjykimi, tha një burim gjyqësor.


      Hoxha Omar Bakri ka lindur në Siri i cili mban, gjithashtu, shtetësinë libaneze, ai ka mohuar se ai ka ndonjë lidhje me Al -Kaidën, edhe pse ai thotë se beson në të njëjtën ideologji.”