Ajetullah Araki: Ekstremizmi është dëmtues për shi’itët dhe sunnitët
Kreu i Forumit Botëror për Afërsinë e Shkollave të Mendimit Islam kritikoi veprat ekstremiste të kryera nga cilado nga Shkollat e Mendimit Islam.
Kreu i Forumit Botëror për Afërsinë
e Shkollave të Mendimit Islam, Ajetullah Muhsin Araki ngriti kritika për
veprat ekstremiste të kryera nga cilado nga Shkollat e Mendimit Islam, duke
përfshirë edhe emërtimet e dy drejtimeve islame, shi’i dhe sunni.
Ajetullah Muhsin Araki, në krye të
një delegacioni fetar në Provincën e Isfahanit vizituan zyrtarë dhe autoritete
fetare në këtë krahinë dhe shtruar biseduan rreth çështjeve që na bashkojnë dhe
që na pengojnë.
Duke biseduar me juristin islam Ajetullah
Mazaheri, Kryetar i Forumit Botëror informoi për aktivitetet e Trupit të Unitetit
në këtë krahinë dhe tha , Aktualisht ne kemi një shkollë të veçantë fetare dhe Juridike
në qytetin e shenjtë të Kumit dhe ne shpresojmë se një tjetër degë e kësaj
shkolle në Isfahan do të drejtohet nën udhëheqjen e
Ajetullah Mazaheri.
Rritja, shpërndarja në mesin e muslimanëve me vlera të ndryshme islame siç janë shi’itë dhe sunnitë, përçarja ka qenë një nga makinacionet më të vjetra të sajuara nga armiqtë për të përmbushur qëllimet e tyre të këqija, përkujtoi Ajetullah Muhsin Araki.
Autoriteti fetar, Ajetullah Araki theksoi
rëndësinë e bashkimit dhe solidaritetit të muslimanëve kundër kurthave, komploteve
të krijuara nga armiqtë e muslimanëve.