Izrael

Netanjahu për Hagelin : “Mos i lejo Ajetullahët të fitojnë”

Kryeministri i Iraelit, Benjamin Netanjahu i tha të premtën Sekretarit Amerikan të  Mbrojtjes, Chuck Hagel, se fuqitë botërore duhet t’i mohojnë Iranit çdo mundësi të zhvillimit të një arme bërthamore,  as kërkimin për një marrëveshje përfundimtare mes Iranit dhe fuqive botërore.


    Unë mendoj se, ndërsa bisedimet me Iranin janë në vazhdim e sipër,  është një gjë që duhet të udhëheqin bashkësinë ndërkombëtare dhe se ajo është që të mos lejohen ajetollahët të fitojnë, kështu citon zyra e Netanjahut se ai të ketë thënë në fillim të takimit të tyre në Jeruzalem.


    Ne nuk duhet të lejojmë Iranin, shteti kryesor terrorist i kohës sonë , për të zhvilluar aftësinë për të zhvilluar armë bërthamore, tha Netanjahu.


    Chuck Hagel tha se Uashingtoni kishte të njëjtin qëllim.
     Unë dua të ju siguroj kryeministër, popullin e Izraelit,  për  përkushtimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara për të siguruar se Irani nuk ka me krijuar një armë bërthamore, tha ai në video të shpërndarë nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


      Amerika do të bëjë atë që duhet për t’i mbetur besnik këtij angazhimi, shtoi ai.


      Vizita e shefit të Pentagonit tek entiteti cionist erdhi në kohën kur  Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe fuqitë tjera të mëdha bisedojnë  me Iranin mbi një marrëveshje afatgjate që të qetësojë shqetësimet ndërkombëtare për ambiciet e tij bërthamore. 

 

       Irani konfirmon se programi i tij është vetëm për qëllime paqësore, duke këmbëngulur se është e drejtë e tij sipas Marrëveshjes për Mospërhapjen Bërthamore ( NPT ), ndërsa Izraeli, i cili besohet të jetë fuqia e vetme bërthamore në Lindjen e Mesme me më shumë se 200 kokat bërthamore , nuk është nënshkruese e këtij traktati.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}