Izraeli, Arabia Saudite “flet në të njëjtën gjuhë”në lidhje me Iranin
Ministri izraelit Tzipi Livni tha se Tel Avivi dhe Arabia Saudite ndajnë mendime të përbashkëta dhe flasin të njëjtën gjuhë në lidhje me Iranin.
Kur ju dëgjoni sauditët duke folur për veprimet që duhen ndërmarrë në mënyrë që të parandalohet një Iran(bërthamor), më tingëllon si diçka e njohur. Mund t’ju duket e ngjashme ajo ç’ka dëgjoni në arabisht me atë në hebraisht kur bëhet fjalë për Iranin , tha Livni në një konferencë të organizuar nga e përditshmja izraelite Jerusalem Post.
Kjo lidhje e rrallë midis Tel Avivit dhe Riadit e bërë publikisht nga një zyrtar i lartë izraelit vjen si pasojë e faktit se të dy regjimet si izraelit si ai saudit kanë qenë prej kohësh armiqtë e përbetuar të Iranit dhe nuk kanë pasur kurrë marrëdhënie diplomatike.
Livni gjithashtu tha se vendet arabe mund t’i bashkohen Tel Avivit për të formuar një “lidhje” kundër Iranit.
Po në të njëjtin rast foli dhe presidenti i izraelit Shimon Peres i cili shprehu shqetësim e tij në lidhje me programin bërthamor të Teheranit, duke e lidhur atë në temën e shumëpërfolur të ndryshimit të regjimit në Lindjen e Mesme.
“Të gjithë ne dukemi ë shqetësuar pas pasurimit me uranium kur nga ana tjetër përparimi i Republikës së Iranit është një problem më thelbësor “ tha i indinjuar presidenti izraelit.
Izraeli, i cili është poseduesi i vetëm i armëve bërthamore në Lindjen e Mesme me 200-400 njësi, ka kërcënuar në mënyrë të përsëritur për të nisur një sulm ushtarak kundër Iranit.
Regjimi izraelit, i cili refuzon të gjitha marrëveshjet rregullatore ndërkombëtare, veçanërisht atë bërthamore siç është Traktatit i Mospërhapjes së Armëve Bërthamore (NPT), mban një politikë paqartësie të qëllimshme në lidhje me aktivitetet e tij bërthamor dhe refuzon të lejojë objektet e saj bërthamore të inspektohen nga kontrrolle rregullatore ndërkombëtare.
Në raportin e tij vjetor , të vitit 2012, Stockholm International Peace Research Institute (SIPRI) ka thënë se Izraeli posedon të paktën 80 njësi vepruese me aktivitet të larte të armëve bërthamore.
Në një tjetër rast po lidhur me këtë çështje, Ministri i Punëve të Jashtme Yuval Steinitz tha për radion izraelite ditën e enjte se Tel Avivi nuk e kundërshtonë të drejtën e Iranit për të përdorur energjinë bërthamore për qëllime paqësore por tha se Irani nuk duhet të pasurojë uraniumin e vet dhe se pasurimi duhet të kryhet në një vend tjetër nën mbikëqyrjen e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).
Irani vendosi të pasurojë uraniumin deri në nivelin 20 për qind për të siguruar karburant për reaktorët kërkimor të Teheranit, i cili prodhon izotope mjekësore për pacientët me kancer, pasi furnizuesit potencialë dështuan në sigurimin me uranium në përputhje me kërkesat e Republikës Islamike.
Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe disa nga aleatët e tyre e kanë akuzuar në mënyrë të përsëritur Iranin se po ndjek objektivat e programit të energjisë bërthamore në mënyrë jo korrekte.
Irani ka hedhur poshtë kategorikisht pretendimet, duke theksuar se si një anëtar i përkushtuar i IAEA- së dhe një nënshkrues i NPT-së, ka të drejtë të zhvillojë teknologji bërthamore për qëllime paqësore.