SHBA-ja duhet hedhur mbi Iranin bombën nukleare
Dhuruesi më i madh i Partisë Republikane në SHBA, manjati kumar(bixhoz) Sheldon Adelson, i cili është i njohur edhe për përkrahjen e zjarrtë të qeverisë izraelite, ka deklaruar me rastin e vizitës në Universitetin Yeshiva në New York, këtë javë, se SHBA-ja para se të nis bisedimet me Teheranin zyrtar, duhet hedhur bombën nukleare në Iran. Adelson, i cili republikanëve gjatë zgjedhjeve të vitit 2012, i ka dhuruar 100 milion dollar,ka thënë se Uashingtoni duhet më pare të hedh bombën nukleare në pjesën e shkretëtirës së Iranit, e pastaj të kërcënojë Iranin se bombën e ardhshme nukleare do ta hedh mbi Teheranin, kryeqytetin e Iranit me 8 milion banor. Këto deklaratat e t’ia nuk mund të përshkruhen ndryshe, porse vetëm tërbuese dhe gjenocidiale.
“Dhe atëherë, kur ta hidhni bombën nukleare në shkretëtirë, thuani - Tani, tjetra me rrallë shkon në qendër të Teheranit. Kjo do të thotë që jemi serioz. A doni të jeni të fshirë nga sipërfaqja e dheut? Atëherë vazhdoni me pozicionet e juaja të forta dhe vazhdoni me zhvillimin e juaj nuklear”, ka thënë Adelsoni 80 vjeçar, i cili është edhe pronar i një gazete në Tel Aviv e cila në mënyrë të vazhdueshme përcjell dhe intensifikon paralajmërimet e kryeministrit Natanjahu lidhur me çështjen e kërcënimeve të pretenduara iraniane mbi Izraelin.
Sheldon Adelson, njëherit është edhe kryetar i organizatës” Koalicioni hebrej amerikan” i cili edhe ka mbështetur sulmin e përgatitur amerikan mbi Sirinë. Komenti i tij vjen në kohën kur elementët radikal pro çifut brenda SHBA-ve përpiqen që me çdo çmim të minojnë procesin aktual diplomatik i cili është nisur në mes SHBA-ve dhe Iranit, i inkurajuar nga kryetari i ri iranian Hasan Ruhanit.
Shumë elementët anti iranian, jo vetëm në SHBA, janë të shqetësuar se së shpejti me të vërtetë do të vie gjer te normalizimi dhe ripërtëritja e marrëdhënieve në mes SHBA-ve dhe Iranit. Gazeta amerikane The New York Times javën e kaluar e ka përcjell informatën të një zyrtari të lartë të Shtëpisë së Bardhë, i cili ka thënë, se SHBA-ja planifikon të heq bllokadën e pasurisë iraniane dhe mjeteve financiare në botë, si shenjë e ndërtimit të mirëbesimit lidhur me bisedimet që do të zhvillohen për çështjet aktuale nukleare.
Senatorët republikan menjëherë kanë reaguar ndaj kësaj deklarate të zyrtarit të lartë, duke deklaruar se SHBA-ja nuk duhet të hekë sanksionet dhe të shkrijë pasurinë iraniane. Duke marrë parasysh, se kënd e kanë dhurues më të madh të tyre, reagimi i republikanëve aspak nuk është befasues. Jashtëzakonisht është aktive edhe organizata pro izraelite AIPAC e cila javën e kaluar ka dërguar mesazh përfaqësuesve në Kongresin amerikan në të cilin theksuan se Irani nuk ka të drejtë në pasurimin e uranit.
Burimet:
The New York Times, Huffington Post, Press TV, TIMES