Izrael

Përgjigje e qartë nga Hamasi për kryeministrin izraelit

Anëtari i Njësisë Politike të Hamasit, Dr. Halil Al-Hayye i ka dërguar mesazh kryeministrit të regjimit pushtues izraelit, Benjamin Netanjahu dhe i tha se pa paguar çmimin e tij, Izraeli nuk do t’i shoh ushtarët rob që janë në duart e rezistencës.

Udhëheqësi i Hamasit, Al Hayye i cili dha intervistë për gazetën palestineze, i ka bërë thirrje Netanjahut, duke thënë se: “Nëse dëshiron t’i shohësh ushtarët që ndodhën në Brigadat Al Qassam, së pari duhet t’a paguash çmimin.”

Kryeministri izraelit Netanjahu kishte kërkuar nga sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, që t’i bëjë presion lëvizjes së Hamasit për t’i dhënë fund robërisë së izraelitëve të zënë rob në Gaza.

Në deklaratën e bërë nga zyra e Netanjahut, u tha se Netanjahu i cili gjendet në Nju Jork, i kishte thënë sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, se Kombet e Bashkuara duhet të ndërhyjnë në këtë çështje, për shkak se ajo është ndërmjetësuese në marrëveshjen e armëpushimit të arritur në mes të Izraelit dhe Hamasit në luftën në të cilën Hamasi kishte rrëmbyer Hadar Goldinin.

Duke iu referuar deklaratave të Netanjahut në lidhje me këtë çështje, Al Hayye u shpreh: “Netanjahu po vepron si një dhelpër dinake. Ndërsa nuk bën përpjekje për këtë çështje, ai dëshiron që trupat e tij të lirohen në platforma ndërkombëtare. Sikur edhe liderët arab të tregojnë ndjeshmëri për ushtarët, ashtu siç po tregon Netanjahu dhe të kërkojnë lirimin e ushtarëve të regjimit pushtues.”

Në anën tjetër, Al Hayye paralajmëroi presidentin e qeverisë palestineze, Mahmut Abbas që të mos ndërmerr hapa të ri ndaj Gazës dhe u shpreh se Abbasi duhet të merr përgjegjësi për këtë çështje dhe se nëse ndërmerret një hap i tillë, ata do të jenë të gatshëm që si lëvizje dhe popull, të mbrojnë të drejtat e popullit dhe rezistencën si dhe të hakmerren natyrshëm.

Al Hayye i cili nuk ka specifikuar se çfarë lloj hakmarrjeje do të bëjë ndaj Abbasit, u shpreh se: “Nuk do të ishte e drejtë të përgjigjem për diçka që nuk ekziston ende. Megjithatë, nëse do të ketë një gjë të tillë, ne do të kemi një përgjigje të duhur.”

Al Hayye i cili foli edhe për Marshin e Madh të Kthimit dhe për çmimet e dhëna,  vuri në dukje se: “Pavarësisht nga dhimbja, dëshmorët dhe të plagosurit, ne besojmë se do t'i arrijmë qëllimet tona. Por shkatërrimi i atdheut dhe dhimbja që do të shkaktohet nga humbja e busullës, do të jetë më e rëndë se dhimbjet e tanishme.”

Burimi: Rast Haber