Izrael

Izraeli dhe Turqia po zhvillojnë takime të fshehta për normalizimin e marrëdhënieve dhe për kthimin në detyrë të ambasadorëve'

Sipas lajmit të gazetës që lexohet shumë në Izrael, Yedioth Ahronoth Izraeli dhe Turqia po zhvillojnë ‘takime të fshehta’ për të përmirësuar marrëdhëniet diplomatike që janë prishur. Gazeta ka parshtruar se takimet po përparojnë pa probleme dhe pritet që ambasadorët e dy shteteve të rifillojnë detyrën e tyre në fillim të muajit tetor.

Është parashtruar se po zhvillohen takime në ‘prapaskenë’ për rregullimin e marrëdhënieve diplomatike që janë prishur mes Turqisë dhe Izraelit. Pretendimi ka ardhur nga gazeta izrailite Yedioth Ahronoth.

Marrëdhëniet Izrael-Turqi janë prishur pasi qeveria e Tel Avivit shkaktoi vdekjen e dhjetrave dhe plagosjen e mijërave të tjerëve duke qëlluar protestuesit e paarmatosur në kufirin e Gazzës gjatë muajit maj.

‘AMBASADORËT MUAJIN E ARDHSHËM MUND TË KTHEHEN NË DETYRË’

 

Megjithatë në lajmin e gazetës Yedioth Ahronoth, që mbështetet tek zyrëtarët izrailitë dhe turq bëhet me dije se kanë bërë ngritje në mëngjesin e ditës së dielë për të ikur në qytetin Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe dy avionë privatë nga të dyja shtetet, një nga Izraeli dhe tjetri nga Turqia.

Panvarësisht se qeveria Turke dhe Izrailite nuk kanë bërë ndonjë deklaratë në lidhje me këtë temë.

Në lajm pretendohet se duke qënë se është rregjistruar përparim në takimet mes Turqisë dhe Izraelit shpresohet kthimi i ambasadorëve të të dyja vendeve në fillim të tetorit pra, pesë muajve pas tensioneve diplomatike të fundit.

Gazeta bën me dije se është dërguar mbrapsht në një kohë të afërt një atashe i Turqisë përgjegjës për ekonominë dhe se qëllimi i dërgimit të këtij autoriteti është që të përforcojë lidhejn ekonomike mes dy shteteve.

Gjithashtu pretendohet se edhe vizita e presidentitRexhep Tajip Erdoganit me ministrin e Mbrojtjes Izrailite Avigdor Lieberman në Baku jo shumë kohë më parë ka lidhje me afrimitetin e tyre bisedimeve. Megjithatë, diplomatët që kanë folur me gazetën kanë trasmetuar se takimi  i zhvilluar nuk ka qënë organizuar vetëm mes këtyre dy personaliteteve.

Ndërsa në lajmin qëTimes of İsrael ka publikuar në lidhje me këtë çështje ështe theksuar se Turqia dhe Izraeli kanë shumë interesa të përbashkët veçanërisht përsa i përket çështjes së Sirisë. Në lajmin e gazetës trasmetohet gjithashtu se Turqia është e shqetësuar në lidhje me faktit që Irani dominon në Siri dhe se e ndan këtë shqetësim edhe me Izraelin.

Pas ngjarjeve që ndodhën në kufirin e Gazzës, presidenti Erdogan e pati cilësuar Izraelin si një “shtet terrorist” dhe veprat e tij si “genocid”, edhe kryeministri i Izraelit Benyamin Netanyahu ka bërë deklarata po kaq të rënda në lidhje me Erdoganin.

Pas ngjarjeve Turqia e pati thirrur ambasadën izraelit edhe pati dërguar në Izrael mbrapsht ambasadorin e Ambasadës Izraelite të Ankarasë, Eitan Na'eh dhe kryetrain e konsulatës izraelite në Stanboll, Yossi Levi Sfari. Edhe Izraeli pati dëbuar nga territoret e tij Ambasadorin e Turqisë në Jeruzalem, Gürcan Türkoğlu dhe pati kthyer mbrapsht edhe abasadorin e Turqisë në Tel Aviv.

Burimi: Sputnik News