Rusia

Putini dhe Erdogani dakorduan zonën e demilitarizuar në Idlib

Presidenti rus dhe turk Vlladimir Putini dhe Rexhep Tajib Erdogani sot në qytetin rus Soçi janë dakorduar për krijimin e zonës së demilitarizuat në krahinën siriane Idlib, në mes forcave të Bashar al Asadit dhe grupeve kryengritëse. Putini ka theksuar se gjatë bisedës me kolegun turk kanë arritur”vendim serioz” për krijimin e zonës së demilitarizuar në krahinën e Idlibit në Siri.

Ai ka cek se  ajo do të kryhet gjer  më 15 tetor dhe se do të patrullojnë përbashkët forcat ruse dhe turke, dhe se këtë marrëveshje e mbështet edhe qeveria siriane. Ka shtuar se zona do të jetë e gjerë në mes 15 dhe 20 km, nga e cila do të tërhiqet i tërë armatimi i rëndë, si dhe “kryengritësit radikale duke përfshirë edhe Frontin al Nusra”.

Putini ka cek se armatimi i rëndë do të duhej tërhequr nga zona gjer më 10 tetor. Më herët, presidenti i Turqisë Erdogani ka deklaruar se sot në prag të takimit me Putinin në Soçi se këmbimi i ideve për çështjet politike, ushtarake dhe ekonomike forcon në mes vete të dyja anët, lajmëron agjencioni Anadollia.

Putini në rezidencën presidenciale në Soçi e ka pranuar Erdoganin i cili e falënderoi për mikëpritjen dhe shtoi se është i kënaqur se ka rast të shpeshtë të bisedojë me te. “Bashkëpunimi ynë posaçërisht në çështjet rajonale po jep shpresë tërë rajonit. Jam i bindur se sot sytë e tërë botës janë drejtuar drejt Soçisë. Jam i bindur se rezultati i këtij takimi do të sjell shpresën e re rajonit”, ka thënë Tajibi.

Putini ka deklaruar sot para takimit me Erdoganin se së bashku do të kërkojnë zgjidhje për çështje të komplikuara.” Shumë tema ka për të cilat do të bisedojmë. Disa prej tyre janë të komplikuara. Të gjitha do t’i shqyrtojmë dhe do të kërkojmë rrugën drejt zgjidhjes së tyre”, ka thënë Putini, dhe shtoi se është në kontakt të vazhdueshëm me liderin turk, Rexhep Tajib Erdoganin.

“Marrëdhëniet tona bilaterale po zhvillohen në kahje pozitive. Këmbimi tregtar po rritet me një tempo të lartë. Zhvillojmë marrëdhënie edhe nga aspekti i sigurisë rajonale”, ka përfunduar  presidenti ruse. Liderët e Turqisë dhe Rusisë kanë vazhduar takimin prapa dyerve të mbyllura.

Më herët kabineti presidentit turk ka deklaruar se përveç takimit Erodgan- Putin në Soçi, do të mbahet edhe takimi i delegacioneve të zgjeruara të dy shteteve. Në deklaratë theksohet se liderët e Turqisë dhe Rusisë do të bisedojnë për marrëdhëniet bilaterale, temat ekonomike dhe energjetike, si dhe temat rajonale dhe globale me aksent të posaçëm për situatën në Siri e përfshirë me luftë.

                                                                                             

Burimi: Al Jazeera