Izrael

Forcat izraelite arrestaun 10 palestinezë në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite arrestuan të paktën 10 palestinezë gjatë bastisjeve të  martën në të gjithë Bregun Perendimor të pushtuar.

Sipas Shoqatës së të Burgosurve Palestine (PPS), forcat izraelite arrestuan një baba palestinez së bashku me djalin e tij nga rrethi i Hebronit në jug të Bregut Perëndimor; ata u identifikuan si Ijad Mahmud Khalayla dhe Muhammed Khalayla.

Në kampin e refugjatëve në Dheisheh në rrethin jugor të Bregut Perëndimor të Betlehemit, dy palestinezë u arrestuan dhe u identifikuan si Ahmed el-Zighari dhe Muhammed al-Khmour.

Në rrethin qendror të Bregut Perëndimor të Ramallahut dhe al-Bireh, forcat izraelite arrestuan një palestinez që u identifikua si Ali Mahmoud Dar Salah.

Përveç kësaj, dy të tjerë palestinezë u arrestuan pas përleshjeve me forcat izraelite në fshatin Ras Karkar edhe në të njëjtin distrikt; PPS i identifikoi ato si Khaldun al-Deek dhe fotoreporterin Bahaa Nasr.

Në rrethin e Jeninit në veri të Perëndimit, dy palestinezë u arrestuan dhe u identifikuan si Mahmoud Kamal al-Ayya dhe Mutaz Abu Zaid.

Në zonën veriore të Bregut Perëndimor të Nablus, PPS konfirmoi se forcat izraelite arrestuan një palestinez; ai u identifikua si Ahmad Maher Hashash.

Sipas grupit të të drejtave të të burgosurve Addameer, në burgjet izraelite janë 5,820 të burgosur palestinezë.

Burimi: Ma'an