Haaretz: Ushtarët izraelitë i nënshtrohen trajtimeve psikologjike çdo vit e më shumë
U raportua se numri i ushtarëve izraelit të cilët trajtohen psikologjikisht është rritur me 40 përqind në dekadën e fundit.
Sipas një raporti të publikuar në një revistë ushtarake nga Kryetari i Departamentit të Psikiatrisë, Lea Schlaff, ushtarëve izraelit të cilët kanë kërkuar ndihmë psikologjike për shkak të përkeqësimit të shëndetit të tyre mendor, vitin e kaluar i’u janë ofruar gjithsej 47.000 seanca psikologjike.
Në këtë raport në të cili u vu në dukje se ushtarëve i’u janë ofruar më shumë se 2.500 seanca psikologjike në krahasim me vitin 2013, Schlaff ka paralajmëruar se rritja prej 40 përqind e numrit të ushtarëve të trajtuar psikologjikisht në dekadën e fundit, është një rritje e tepruar dhe se kjo rritje mund të zvogëlojë performancën e terapistëve në trajtimin e ushtarëve.
Në raport u tha se shkaku për rritjen e kërkesës për trajtime psikologjike në ushtrinë izraelite, është i lidhur me kushtet e vështira socio-ekonomike të hasura nga shumica e qytetarëve izraelitë si dhe mungesa e motivimit për shërbim ushtarak në vend.
Sipas raportit, disa zyrtarë të ushtrisë izraelite thonë se në mesin e arsyjeve që i shtyjnë ushtarët izralitë që të marrin trajtime psikologjike, është edhe fakti se ata janë emëruar në detyra nëpër ekipe speciale të operacioneve.
U raportua se ushtria izraelite është rekomanduar që t’u ofrojë ndihmë të menjëhershme psikologjike ushtarëve të saj të cilët kanë probleme mendore, në mënyrë që parandalojë përkeqësimin e situatës dhe parandalimin e rasteve të vetëvrasjeve.
Gjithashtu, u raportua se për shkak të problemeve mendore, 1 nga 6 ushtarë meshkuj, si dhe 1 nga 15 ushtare femra, kërkojnë që të largohen nga ushtria.
Burimi: Sputnik News