Siria

Mbrojtja ajrore e Sirisë shkatërron objektin armiqësor pranë Damaskut

Mediat siriane thanë të enjten se mbrojtja e ajrore kishte shkatërruar një "objektiv armiqësor" në perëndim të kryeqytetit Damask.

"Mbrojtja e jonë ajrore u përball me një objektiv armiqësor dhe e shkatërroi atë në perëndim të Damaskut", tha agjencia shtetërore e lajmeve SANA, duke cituar një burim ushtarak.

Forcat siriane kanë çliruar pjesën më të madhe të vendit nga terroristët pas më shumë se shtatë vjet lufte.

Një zëdhënëse e ushtrisë izraelite nuk pranoi të komentonte rreth  raportit të Agjencisë Shtetërore të Lajmeve të Sirisë  - SANA.

Burimi: Reuters