Izraeli “problemi i vërtetë ” për SHBA rreth Iranit dhe bisedimeve bërthamore
Shtetet e Bashkuara po përballen me një problem të vërtetë gjatë bisedimeve bërthamore me Iranin dhe se ky është Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu, thotë një analist amerikan.
Izraeli është duke u bërë një
problem i vërtetë për SHBA-të, tha Udhëheqësi i Komitetit të Bashkimit Kombëtar
Kundër Luftës, tha të martën për Press TV, Joe Iosbaker.
Netanjahu hapur kundërshton
bisedimet e SHBA-ve me Iranin dhe tani ai duket i vendosur për shkatërrimin e
tyre, shtoi ai.
Të hënën, Sekretari i Shtetit të SHBA,
John Kerry tha se ai kishte respekt të madh për shqetësimet nga
Netanjahu.
Kryeministri duhet të shprehë
shqetësimet e tij dhe ai ka çdo të drejtë për të sqaruar publikisht para botës pozicionin
e tij dhe të mbrojë atë që ai beson se është interes i tij, tha John Kerry.
Megjithatë, Kerry tha se Uashingtoni
ka ndërmend të bisedoi me qëllim të mirë që të përpiqet për të arritur një
marrëveshje me Iranin mbi programin e energjisë bërthamore të vendit.
Sipas Iosbaker, administrata Obama s’ka
zgjedhje, por vetëm përmes bisedimeve me
Iranin.
Shtetet e Bashkuara është afër
për të përfunduar negociatat me Iranin për të hequr disa sanksione në këmbim të
kufijve për programin bërthamor të Iranit. Ky zhvillim ka zemëruar Izraelin i cili
me padurim dëshiron një luftë, tha
ai.
SHBA është e detyruar për të
biseduar me Iranin për shkak të izolimit që ajo e gjeti veten rreth Sirisë. Kur SHBA-ja
donte të shkonte në luftë me Sirinë, ajo s’mund të gjente asnjë aleatë që ishte
i gatshëm për të mbështetur SHBA, vuri në dukje analisti.
Irani dhe pesë anëtarët e përhershëm
të Këshillit të Sigurimit të OKB-së - SHBA, Britania, Franca, Rusia dhe Kina -
plus Gjermania do të fillojnë një raund të ri bisedimesh bërthamore të
mërkurën.
Izraeli jeton në tokën e
vjedhur, të pushtuar. Ai dëshiron një luftë të SHBA-ve kundër Iranit për të
garantuar të ardhmen e tyre pa marrë parasysh sa shumë vdekje dhe sa shkatërrime
shkakton lufta.