Izraeli sionist vrau infermieren palestineze në kohën e iftarit
Infermierja palestineze, Razan al-Najjar u vra me snajper izraelit në kohën e iftarit.
Infermierja Rezan, e cili ka punuar në rajonin Han Yunus gjatë Marshit të Madh të Kthimit, u qëllua dhe u vra me një snajper izraelit pak para kohës së iftarit.
Është raportuar se para një jave, infermierja palestineze, Rezan u fejua në tendën e Marshit të Madh të Kthimit dhe se po bënte përgatitjet për dasëm.
Infermierja 21 vjeçare palestineze, Razan al-Najjar shërbeu si infermiere vullnetare në rajon gjatë provokimit të Jeruzalemit i cili nisi bashkëpunimin SHBA-Izrael.
Marshi i Madh i Kthimit
Në kuadër të 42 vjetorit të Ditës së Tokës, që nga e premtja e 30 marsit, palestinezët po organizojnë protesta paqësore nën emrin e Marshit të Madh të Kthimit, në kufirin izraelit të Rripit të Gazës së pushtuar.
Ndërsa ushtarët izraelit po hapin zjarr me plumba të vërtetë ndaj popullit civil të cilët po kërkojnë ‘kthimin në tokat e tyre nga të cilat janë dëbuar si dhe heqjen e bllokadës së paligjshme të zbatuar ndaj Gazës që nga viti 2006’. Si rezultat i zjarrit të hapur nga ushtarët izraelit, humbën jetën më shumë se 110 palestinezë, ndërsa mijëra të tjerë u plagosën.
Burimi: Suriye Gerçekleri