Iraku

Fiset siriane dhe irakiane u mblodhën në Aleppo

Përfaqësuesit e fiseve arabe irakiane dhe siriane u mblodhën në distriktin Deyr Hafir të Aleppos dhe kërkuan që Amerika dhe fuqitë e tjera të huaja do të largohen nga Siria.

Sipas agjencisë së lajmeve SANA, përfaqësues të 70 fiseve siriane dhe irakiane u mblodhën në Deyr Hafir në lindje të Aleppo dhe deklaruan mbështetje për ushtrinë siriane.

Është raportuar se Deyr Hafir u zgjodh si vendi i takimit sepse ishte vendosur në jug të El-Babit dhe Menbixhit, rajoneve të dominimit të Turqisë, Amerikës dhe Francës.

U raportua se përfaqësuesit e fiseve dënuan pushtimin forcave të huaja në Siri, veçanërisht atë të Amerikës si dhe mbështetën ushtrinë siriane.

Përfaqësuesit e fiseve arabe theksuan se integriteti territorial dhe sovraniteti kombëtar i Sirisë janë linja të kuqe si dhe deklaruan se do të qëndrojnë pranë ushtrisë siriane.

Është raportuar se në këtë takim u diskutua për gjendjen politike dhe ushtarake në juglindje të Sirisë si dhe për sulmin e zhvilluar para pak kohësh në Deyr Zor, sulm i cili rezultoi me vdekjen e shumë ushtarëve rus dhe siranë.

Burimi: Yakın Doğu Haber