O unë!
O unë, ç’ke që nuk të shkon mendja të tërhiqesh në ditët para se të lindësh, e të shohësh vehten tënde në ç’gjendje ishe. Ishte Zoti i madh që vendosi të të sjell në këtë botë, e të krijoi në formën më të bukur, të paisi me shqisa , me të cilat e shijon jetën tënde, i shijon ushqimet të cilat të kënaqin, e shikon veten tënde në pasqyrë, e shikon natyrën e gjelbëruar, peisazhet e bukura të cilat të magjepsin , e të krijojnë frymëzim. O unë a nuk të mjafton ty, që ke aftësinë e të ecurit, e të pamurit , e të nuhaturit, e të ushqyerit, e të fjeturit. Ke aftësinë dhe mundësinë e të gëzuarit, e të pikëlluarit , e mendimit e të hidhërimit. A mendon ndonjëherë , që nëse nuk do të mundje të piklloheshe, sa do të ishte jeta e vështirë. O unë, me vjen keq të them por, po të vërej që vetja po të duket shumë i madh, ti je vertet i madh, ti je i ngritur, por të ka ngritur Ai që të krijoi, Zoti yt. Ai të furrnizoi me rrugë të gjërë që të shpie në destinacionin e zgjedhur nga vet Ai. Ai kujtoi për ty, e jo ti për Atë, prandaj të jesh faleminderues ndaj Tij e ke borxh. Ai nuk nxiton, Ai të pret deri sa të kujtohet që t’i kthehesh Atij, e pastaj të falë, falja është cilësi e Tij. Cilësit e Tijë duhet të reflektohen në ty, o Unë. E kuptove se duhesh të falësh, si të erdhi kur Ai ty të fali? Kur pas shumë gabimeve e gjunaheve, u pendove e iu ktheve Zotit tënd i kërkove falje, Ai të tha, unë jam duke të pritur që të të falë, o adhuruesi im, o njeri i mirë, por vetëm një gjë e kërkoj nga ti! fal edhe ti pra, sepse falja është cilësi e Imja, mëshiro , sepse mëshira është cilësi e imja, mëso , sepse dituria është cilësi e Imja, jep, sepse unë jam bujarë, dua edhe ti të jesh i tillë. Humaniteti të dëshmon të të qenurit njeri, solidariteti është shkalla më e shpejtë që të fisnikëron. Vallë a nuk të josh të qenurit njerëzorë?!
O unë, a e pe se si Zoti yt t’u përgjigj, me urtësinë e Tij, pastaj kërkoi që të jesh i urtë edhe ti. Nuk më ke dal hakut, nëse mua më mer në qaf me sjelljet tua të ulta, ty nuk të takon të jesh barbarë, tiran, arrogant, kryelartë, egoist, mendjemadh, intolerant… unë dëshiroj , që të më prezentosh ashtu siç e meritoj si qenie njerëzore. O unë të them të drejtën , nuk jam i kënaqur akoma me gjendjen dhe në rrugën në të cilën po më çon. E kam të qartë, se je duke dashur të arsyetohesh se gjoja je në rrugë të duhur. O unë, si mundë të pajtohem unë, me këtë, kur të shoh që vazhdimisht të gjej në situata të palakmushme , madje edhe të dënueshme. Nuk e sheh ti vehten tënde se si je vardisur pas plotësimit të dëshirave të epshit?, nuk më vie mirë, nëse më dërgon mua në mesin e të poshtërve, të paskrupulltëve, të devijuarëve, bixhozxhinjëve, injorantëve etj. O unë, ty nuk të takon të merresh me imtësira, me cikrrima. Me qenëse je i ngritur , atëherë merru me çështje të larta, përshkak se cikrrimat të shëndrrojnë në cikrrimtarë. Më e keqja për ty është t’i paragjykosh njerëzit, paragjykimi të krijon armiqësi , e që armiqësia aspak nuk të nevojitet, sepse ti ke nevoj më së shumti për miq e jo për armiq. O unë, ti mundohesh të arsyetohesh , se gjithçka në ty është në rregull, por si e arsyeton faktin që ti je ndotësi më i madh i vendit ku ti vet jetën e kalon, je i pakujdesshëm ndaj tokës prej të cilës të krijoi Zoti. A nuk është Zoti , ai që e krijoi tokën të pastërt e ta bëri vendbanim tëndin, e ti more guximin që ta ndotësh atë. Jam mahnitur kur e pashë një njeri se si e puthte drurin , në shenjë faleminderimi, sepse ai po ia dhuron oksigjenin. O unë ti je ai që po më trondit, kur po të shoh që hidhërohesh me vëllaun tënd , për arsye të paarsyeshme, fqiun tënd nuk e respekton fare dhe nuk kujdesësh për gjendjen e tij ekonomike shëndetsore e sociale. A nuk po e vëren se je shëndrruar në parazit të të tjerëve, e aspak nuk të shkon mendja se duhet të kapesh për të punuar, e kështu furnizimin për ta siguruar. Të punosh, është kërkesë e Zotit, jo e imja. Të punosh don të thot egzistencën ta arsyetosh. Doja edhe këtë ta thoja, se lakmia është cilësi e djallit, prandaj mos të devijon lakmia ndaj çështjeve dytësore apo të pa vlera. Ti kohëve të fundit po dëgjon edhe nga lajmet më trishtuese dhe tronditëse. A më the se para disa ditëve një vajzë kishte bërë vetëvrasje, para një muaji një djalë i ri e kishte mbytur veten , për arsye krejtësisht banale. Po mirë, a nuk është vetvrasja krim dhe mëkat i madh? Mendon që akoma ke të drejtë të më arsyetohesh që ata kanë të drejtë? Assesi! ta mbytësh veten, është në kundërshtim me principet e Zotit tënd, është veprim rreptësisht i dënueshëm. Andaj të lutem o unë, ke kujdes që të mos më shpiesh në rrugica të pakapërcyeshme, duke qenë rruga e gjërë dhe e drejtë në anën tjetër.
Kjo rrugë e gjërë dhe e drjetë, është rruga e besimit, rruga e adhurimit tënd ndaj Zotit tënd, këtë rrugë ta zgjeron zemërgjerësia, bujaria, respektimi i vlerave dhe i njerëzve, të mirë, bonjakëve, të moshuarëve, nevojtarëve etj. Nëse ke qenë i paditur, ishte Zoti yt, Ai që të furnizoi me libër e të udhëzoi, të dhuroi pjesë nga dituria a Tij, andaj më së paku ty të ka hije arroganca dhe përtacia. Tani përkundër fuqisë së brisht të djallit i cli ka mundësi të i tërheq kah vetja njerëzit e dobët dhe të paformuar mirë, o unë, ti je ai që je i ngritur dhe i fuqishëm në nivelin më të lartë të moralit, vazhdo të jesh ai që nuk egziston asnjë lloj fuqie që të nxjerr nga rrugë e besimit dhe të shpëtimit.
O unë më vjen mirë dhe jam i lumtur që kishe durimin për të më dhuruar këtë kohë të shtrenjtë për të komunikuar me ty, jam mirënjohës në ty dhe në Zotin tim, i cili më mundësoi të komunikoj me ty. Të faleminderit dhe mirë u takofshim në rastet tjera në ditë më të mira.