Izrael

Cenzurë nga Youtube ndaj persekutimit të Izralit

YouTube shkaktoi reagime të shumta për heqjen e videos që shfaqte dhunën e ushtarëve izraelit ndaj protestuesve palestinezë. Pas reagimeve, kjo video u publikua përsëri pas 3 ditësh, duke e vendosur kufizimin e moshës.

U raportua se faqja më e përhapur në botë për publikimin e videove, Youtube e hoqi me 22 prill, videon e palestinezës Sana Kasem, të titulluar “Ndërsa çifutet e Gazës i rezistojnë shkatërrimit, Izraeli po hap zjarrë për t’i mbytur”.

Duke e vendosur kufizimin e moshës, Youtube e publikoi përsëri të njejtën video me 25 prill, pas reagimeve të shumta veçanërisht të profesorit hebre, Norman Finkelstein i cili jeton në SHBA.

"Do të presin derisa të vriten të gjithë fëmijët në Gaza "

Profesor Finkelstein i cili reagoi ndaj heqjes së videos në fjalë, tha se nuk kishte parë shumë që Youtube të heq videot lidhur me fëmijët e vrarë.

Finkelstein u shpreh se: “Do të presin me durim derisa të vriten nga Izraeli të gjithë fëmijët në Gaza, e pastaj do t’a publikojnë këtë video përsëri.”

Ripublikimi i videos me “kufizimin e moshës”

Finkelstein i cili mori përgjigje për reagimin e bërë ndaj Youtube, tha se videoja në fjalë është publikuar përsëri duke e vendosur kufizimin e moshës dhe duke u vendosur në kategorinë "jo të përshtatshme për të gjitha grupmoshat".

Profesori hebre, i cili ndau me publikun përgjigjet e marra nga YouTube, u shpreh se: “Youtube e ka rivendosur videon e Gazës, por e ka klasifikuar atë si pornografi.”

Në këtë mënyrë, përdoruesit mund t’a shohin videon vetëm pasi të hyjnë në YouTube me emrin e përdoruesit dhe të konfirmojnë moshën e tyre.

Në videon 4:04 minutëshe të Sana Kasemit, tregohen shkurtimisht ngjarjet në të cilat ushtarët izraelitë synonin palestinezët që protestonin në Rripin e Gazës.

Burimi: Rast Haber