Libani përfundon operacionin kundër tekfiristëve
Ushtria libaneze ka përfunduar një operacion kundër militantëve tekfiristë, që përkrahen nga të huajt, në pjesën lindore të vendit.
Sipas Press TV, të mërkurën,
operacioni kundër militantëve Tekfiristë mori fund në qytetin e Arsalit në Luginën
Bekaa.
Dhjetëra militantë u vranë gjatë
përleshjeve me ushtarët libanezë, katër prej tyre u plagosën.
Arsal, është një qytet në afërsi të
kufirit me Sirinë, ishte një fortesë për militantët.
Qindra militantë të përkrahur nga të
huajt njoftohet se kanë infiltruar në territorin libanez pas disfatës në betejë kundër ushtrisë siriane
në rajonin kufitar Liban - Siri.
Siria është kapluar nga dhuna
vdekjeprurëse që nga viti 2011. Mbi 150.000 njerëz thuhet se janë vrarë dhe
miliona të tjerë janë zhvendosur për
shkak të dhunës së nxitur nga militantët të përkrahur nga perëndimoret.
Sipas njoftimeve, fuqitë perëndimore
dhe aleatët e tyre rajonale - sidomos Katari, Arabia Saudite dhe Turqia - po
mbështesin militantët që veprojnë brenda Sirisë.