Sektretari i Përgjithshëm i Hezbollahut Sajjed Hassan Nasrallah: një intervistë ekskluzive për As-Safir. Pj. 3-të
Sajjed Nasrallah: plani
politik mbi sigurinë gëzon mbështetje të gjërë nga shumica e partive.
As-Safir: Le të shkojmë në pjesën lokale të intervistës, duke
filluar me planin e sigurisë, i cili u miratua nga qeveria e që u implementua në
Tripoli dhe Bekaa. Çfarë e detyron kryeqytetin e veriut të bëjë 20 beteja me
qindra të plagosur dhe shumë të rënë? Çfarë na garanton se kësaj here qasja do të
jetë ndryshe nga herët e tjera?
Nasrallah: Besoj se kësaj here do të jetë ndryshe. Në të
kaluarën, problemi qëndronte në vendimet politike. Një nga faktorët më të rëndësishëm
për një vendim të tillë është kthimi i palës tjetër në pushtet. Besoj se nëse
ata nuk do të ishin në pushtet nuk do ta kishin miratuar planin për sigurinë. Ndoshta
do ta kishin bllokuar. Kështu ka ndodhur në të kaluarën. Nuk ka dyshim se ajo që
ka ndodhur është e dobishme. Sepse në të kaluarën – madje edhe me kryeministrin
Naxhep Mikati – na u desh shumë që pala tjetër të merrte pjesë në qeveri. Megjithatë,
ata bënë një tjetër zgjedhje.
Megjithatë, qeveria e sotme – ku bëjnë pjesë shumica e partive– mund të këtë
arritje të mëdha. Mund të lëviz me një hap më të ngadaltë, megjithatë, mund të
arrijë gjëra të mëdha.
As-Safir: A mendoni së është një faktor ndihmë vendimi i
Saudisë për të ndaluar disa grupe të këtyre organizatave, të cilat kanë
shtrirje në Liban?
Nasrallah: Me të vërtetë do të jetë shumë e dobishme. Në
fakt, do t’i inkurajojë përtitë e tjera që të kenë një pjesëmarrje serioze në përballjen
më këtë çështje, për të aktivizuar disa organe zyrtare të sigurisë, për të
miratuar disa plane rreth sigurisë, apo për t’i siguruar ushtrisë libaneze një
mbulim të përshtatshëm. Besoj se këto hapa janë ndikuar në një mënyrë apo një
tjetër nga vendimi saudit.
As-Safir: Cili është
vlerësimi juaj për hapat e ndërmarra nga qeveria e Kryeministrit Tammam Salam në
lidhje me emërimet dhe dosjet e tjera?
Nasrallah: Me të vërtetë, ne ishim partnerë në këtë
vendim dhe ofruam të gjithë ndihmën dhe lehtësimet e nëvojshme.
As-Safir: Për sa i përket Tripolit, në atë kohë partia është
akuzuar për sponsorizimi e rasteve të veçanta dhe për mbulimin politik për ta.
A është e dobishme ajo që është arritur deri më tani dhe deri në çfarë mase?
Nasrallah: Kjo është dobiprurëse për Tripolin,
veriun dhe të gjithë Libanin. Pasi ajo që po ndodhte në Tripoli shkaktonte
tensione në sferën politike, mediatike, popullore dhe psikologjike në të gjithë
vendin. Çdo hap që çon në parandalimin e gjakderdhjes, qetësinë e shpirtit dhe
në vendosjen e bazave për një pajtim – i cili mund dhe duhet të ndodh në të
ardhmen, dhe i cili mund të vendosë bazat për hapa të mëtejshëm në nivelin politik,
socila, ekonomik dhe atë jetësor, është shumë i rëndësishëm.
Për sa i përket shqetësimit për veriun dhe Tripolin, ne pohojmë se nuk është e
mjaftueshme një qasje juridike apo një qasje për sa i përket sigurisë. Përkundrazi,
ne bëjmë thirrje për një qasje politike, sociale, ekonomike dhe për zhvillim. Ne
gjithashtu bëjmë thirrje për një pajtim të vërtetë ndërmjet rrymave dhe lëvizjeve
të nddryshme dhe për
një bashkëpunim sa më të mirë të mundshëm.
As-Safir: Cili është
vlerësimi juaj për garancinë e gjyqësorit, i cili ka qënë problem deri tani?
Nasrallah: Ne këmi vërejtjet tona për sa i përket garancisë së gjyqësorit, pasi nuk ishte i balancuar ashtu siç e kishim pritur.
As-Safir: A kanë
shkaktuar ndonjë problem këto rezerva?
Nasrallah: Praktikisht, tani të gjithë po bashkëpunojnë për
të lehtësuar planin në të gjitha dimensionet e tij. Nëse ka ndonjë vërejtje,
rezerva, apo probleme, ata mund t’i paraqesin.
As-Safir: Pra, ajo nuk
do të mbetet thjeshtë një qasje nga ana e sigurisë? A nuk ka nëvojë për dialog
politik, sidomos midis Hezbollahut dhe Lëvizjes për të Ardhmen, i cili do të
mund të çojë në një plan për sigurinë?
Nasrallah: Ne jemi gjithmonë të gatshëm për
dialog. Praktikisht, tani në qeveri, shumica e forcave politike e kanë ndërmarrë
një dialog të tillë. Lëvizjet e tanishme po përpiqen të trajtojnë probleme të mëdha.
E njëjta gjë vlen edhe për parlamentin pasi rifilloi punën.
Për më tepër, duke i hapur rrugën grupeve të ndryshme parlamentare, për të
komunikuar e për të diskutuar tema të rëndësishme është me të vërtetë
ndihmuese. Shumë çështje po shtyhen, por ata nuk tolerojnë asnjë vonesë të mëtejshme,
pasi ato kanë të bëjnë me jetën e civilëve, duke përfshirë gradat dhe pagat.
As-Safir: Praktikisht,
ju vendoset që dialogu të bëhet në nivel parlamentar dhe qeveritar. Akoma nuk e
keni marrë vendimin për ta ngritur dialogun me Lëvizjen për të Ardhmen në
niveli politik...
Nasrallah: Nuk ka asnjë problem në dialogun politik, apo
në hapjen e çfarëdo kanali me Lëvizjen për të Ardhmen.
As-Safir: Kush e merr përgjejgësinë për ndërpjerjen e dialogut
në të kaluarën?
Nasrallah: Le të themi se ndërprerja e dialogur ishte si
rezultat i mosmërrëveshjes me qeverinë e kryeministrit Saad Hariri. Rrethanat
dhe atmosfera që u krijua në atë fazë çoi
në këtë ndërprerje në mënyrë spontane. Ne nuk duam ta bëjmë përgjegjëse
vetëm njërën anë për këtë ndërprerje.
Sayyed Nasrallah: Faktorët lokal janë më me ndikim kësaj here
As-Safir: A nuk bie kjo
në kundërshtim me bojkoni që Hezbollahu i bëri seancës së fundit të Dialogut
Kombëtar?
Nasrallah: Jo, nuk është i njëjti rast. Bojkotimi i tryezës së Dialogut kombëtar kishte arsye të tjera. Për shembull, tani ne po marrim pjesë në sesionet e kabinetit në mënyrë normale, pavarësisht nëse ato drejtohen nga presidenti apo nga kryeministri.
Tryeza e Dialogut Kombëtar është diçka tjetër. Pasi tema kryesore, madje e vetmja, në tryezën e Dialogur Kombëtar është strategjia mbrojtëse. Qëndrimet e presidentit të Repubikës në muajt e fundit, e veçanërisht në javët e fundit, e kanë zhveshur atë nga pozicioni i moderatorit, si i vetmi gjëndje ta marrë përsipër një dialog kombëtar, për një çështje kaq të rëndësishme – dmth strategjinë mbrojtëse. Mungesa jonë në tryezën e Dialogut Kombëtar nuk kishte lidhje me qëndrimet ndaj parimeve të përgjithshme të dialogut.
Ne gjithmonë kujdesemi për parimet e dialogut dhe pjesëmarrjen në tryezën e dialogut. Më parë ne nuk e kemi bojkotuar tryezën e diaogut, ndërkohë që grupe të tjera e ndërprisnin dialogun për muaj të tërë.
Ajo që na shtyu ta marrin këtë vendim ishte qëndrimi i qartë i presidentit të Republikës ndaj balancës trepalëshe, dhe etiketiket që ai bëri, si dhe qëndrimet e tij të mëparshme, të cilat i ka shpallur në mënyrë të papërshtatshme – sipas kënvështrimit tonë.
As-Safir: Si e interpretoni qëndrimin e presidentit të Republikës dhe a ju habiti kjo?
Nasrallah: Ndryshimi i qëndrimeve ndodhi në muajt e fundit. Nuk kemi një interpretim të qartë. Ka disa analiza. Megjithatë, nuk dua t’i hyj këtyre analizave. Sipas kënvështrimit tim rrjedhojat janë të papranueshme. Nëse e krahasojmë fjalimin e fundit me fjalimin e betimit, do të shohim një mospërputhje të madhe mes tyre.
Tek e fundit, ne duhet të shohim rezultatet. Për sa i takon arsyeve dhe prapaskenave nuk duam t’i hyjmë kësaj.
As-Safir: Disa ju akuzojnë se po shënjestroni institucionin e presidentit.
Nasrallah: Së pari, ne nuk komentuam rreth fjalimeve, përfshirë edhe fjalimin e mirënjohur, i cili u mbajt në Ministrinë e Mbrojtjes. Ne nuk komentuan rreth tij, por e tejkaluam. Ne qëndruam gjihmonë në kontakt me shpresën se ajo që u tha ishte thjeshtë diçka e momentin e jo një rrugë e re. Më pas doli se ishte një rrugë e re. Komenti i parë që u bë nga Hezbollahu ishte i qartë dhe i prerë, dhe ne e thamë “me respektin më të madh për postin e presidentit.” Kështu që ne po kritikojmë presidentin e jo isntitucionin e presidentit. Kjo është e drejta jonë normale. Në fakt, shumë prej forcave politike në Liban e kanë kritikuar atë në situata të ndryshme. Nëse shohim në gjashtë vitet e fundit, do të vëmë re se disa nga partitë në Bllokun e 14 Marsit janë ato që e kritikojnë presidentin më shumë dhe në mënyrë më të hapur.
As-Safir: Pra, për momentin nuk ka bisedime dypalëshe me presidentin e Republikës?
Nasrallah: Jo, nuk ka, përveç kontakteve normale me kabinetin. Nuk ka kontakte dypalëshe direkte.
As-Safir: A mendoni se qëndrimi i presidentit të Republikës ka lidhje me kundërshtimin e Hezbollahut për zgjatjen e mandatit të tij?
Nasrallah: Kjo është një nga mundësitë e sugjeruara. Thashë se ka shumë analiza në lidhje me këtë, e kjo është një nga analizat që është thënë. Edhe pse ne nuk kemi shpallur një qëndrim politik të hapur, apo në media në lidhje me zgjatjen e mandatit. Megjithatë, në kuadër të diskutimeve mbi formimin e kabinetit ne e kemi thënë qëndrimin tonë në mënyrë trasparente muaj më parë për ata që na e kërkuan. Kjo përfshinte miq të presidentin. Ne thamë se zgjatja e mandatit është e papranueshme. Ndoshta, ky qëndrim i atëhershëm ishte arsyeja që fshihet pas këtyre problemeve, apo për ndryshimet e qëndrimeve të presidentint. Megjithatë, nuk kam informacione specifike. Kështu që, nuk dua të paragjykoj. Prandaj, kjo është një nga mundësitë.
As-Safir: Pse qëndrimi juaj për zgjatjen e mandatit të presidentëve Elias Hrauit dhe Emile Lahudit ishte pozitiv? A mos keni marrë kësaj here një qëndrim negativ në parim ndaj zgjatjes së mandatit të presidentit?
Nasrallah: Nuk po flasim për një qëndrim kundër parimit të zgjatjes së mandatit. Kjo është ajo që u thamë atyre që erdhën te ne – qoftë kur kemi diskutuar për presidentin e Republikës apo për çështje të tjera, apo edhe në dialogun mes miqve tanë të Lëvizjes së Lirë Patriotike në lidhje me zgjatjen e mandatit të parlamentit. U thashë atyre se ne nuk kundërshtojmë në parim. Për këtë arsye ne ramë dakord për mandatin e presidentit të fundit Elias Hraui, si dhe të ish-presidentit Emile Lahud.
Kështu që, ne nuk kemi ndonjë problem në parim. Faktet tregojnë se ne kemi votuar pro kësaj në të kaluarën. Për më tepër, kur po diskutonim rreth parlamentit – dhe si rezutat i kënvështrimit tonë dhe mirëkuptimit të situatës politike dhe asaj të sigurisë, dhe asaj që po ndodh në Liban e përreth – ne e mbështetëm idenë e zgjatjes së mandatit të parlamentit vitin e kaluar.
Prandaj, ne nuk jemi kundër zgjatjes së mandatit të institucionit të presidentit apo të ndonjë përsoni në parim. Kjo është e qartë. Nuk po i ndërlikoj gjërat.
Po, edhe kur mandati i presidentit zgjatej në të kaluarën, i ka qënë objekt i rrethanave të jashtëzakonshme që kërkonin zgjatjen e mandatit të këtij apo atij përsoni.
Besoj se rrethanat nuk e kërkojnë shtyrjen e mandatit të presidentit Sulejman, e as përformanca e tij nuk tregon se duhet bërë.
As-Safir: Ajo që thatë tregon se Hezbollahu në një mënyrë apo një tjetër e ka specifikuar qëndrimin e vet rreth zgjedhjes së presidentit?
Nasrallah: Përgjigja ime është e ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë ka të bëjë me mbajtjen e zgjedhjeve për president. Besoj se ky nuk është vetëm qëndrimi i Hezbollahut; Bkirki ishte i pari që bëri thirrje nq interesin kombëtar për nevojën urgjente për zgjedhje. Edhe termat që u përdorën ishin fokusuar në zgjedhjen e një presidenti të ri të Republikës. Pra, ishte e qartë se duhej të zgjidhej një president i ri. Kjo përjashtonte çdo mundësi për zgjatjen e mandatit të presidentit Sulejman. Sipas kënvështrimit tim, atmosfera në vend kërkon zgjedhje presidenciale dhe zgjedhjen e një presidenti të ri.
Pjesa e dytë ka të bëjë me përsonin e presidentit të ri. Ne e kemi diskutuar këtë çështje në nivelet e udhëheqjes së Hezbollahut. Për ne përsoni të cilin po kërkojmë e që do ta mbështesim dhe për të cilin do të votojmë është emëruar. Në vendimet tona të fshehta, emri është vendosur.
Megjithatë, ne po presim kohën e duhur, si dhe kushtet e nevojshme mes nesh dhe grupit tonë politik, dhe më saktësisht, për shpalljen e emrit të këtij kandidati. Megjithatë, nga brenda, kjo çështje ka marrë fund për ne.
As-Safir: A mund të flasim për karakteristikat e këtij përsonaliteti nëse nuk doni të përmendni emrin?
Nasrallah: Prej javësh tashmë, karakteristikat e presidentit po qarkullojnë në vend. Po flasin për një president të fortë, i cili do të këtë një impakt të fortë dhe të pranueshëm në nivel popullor dhe kombëtar. Këto karakteristika janë trajtuar nga të gjithë dhe ka një konsensus rreth tyre, për të cilat dhe ne biem dakord gjithashtu.
As-Safir: A përputhen këto karakteristika me Saimir Geagean, i cili e ka shpallur kandidaturën e tij zyrtarisht?
Nasrallah: Pavarësisht vlerësimit tonë për pozicionin e Dr. Geageas, biografisë së tij, objektivave politikë, dhe vlerësimit tonë për çdo kandidat të Bllokut të 14 Marsit, është më se e natyrshme që ne do të mbështesim kandidatin tonë për president – presidenca e të cilit do të arrinte interesin më të madh kombëtar, për të cilin ne po kërkojmë.
As-Safir: A ka ndonjë përpjekje nga kandidatët për presidentë për të kontaktuar Hezbollahun?
Nasrallah: Në një vend si Libani është normale që çdo kandidat për president të përpiqet të kontakojë forcat e ndryshme politike dhe Hezbollahu është forca politike kryesore në Liban. Pra, kjo po ndodh në një mënyrë apo një tjetër.
As-Safir: Sipas vlerësimit tuaj, a janë kushtet e zgjedhjes së presidentin në vitin 2014 ndryshe nga ato në të kaluarën? Faktori ndërkombëtar? Faktori rajonal? A do të jetë faktori rajonal më i rëndësishëm kësaj here?
Nasrallah: Besoj se kjo do të ndikohet nga faktorët ndërkombëtar më shumë se çdo herë në të kaluarën.
Në nivelin ndërkombëtar, ajo që shihet nga qëndrimet e atyre vendeve që zakonisht ndërhyjnë në zgjedhjet presidenciale, tregon se ata nuk mbështesin ndonjë përson specifik. Deri tani, këto qëndrime nuk duket se tregojnë për ndonjë përsonalitet të veçantë për president.
Ajo që është transmetuar nga disa ambjente politike është se këto shtete po thonë: ajo që na intereson është stabiliteti në Liban – kjo duhet të jetë arritja e këtij emërimi; sa për përsonin e presidentin, ju, si libanezë mund ta trajtoni atë.
Ndoshta, këto shtete nuk do të ndërhyjnë në mënyrë specifike për emrin e përsonit të presidentit në fazën e mëvonshme, sepse ky nuk është prioriteti i tyre, pasi ata kanë probleme dhe shqetësime në vende të tjera.
Në nivel rajonal, vendet që zakonisht kanë marrë pjesë apo kanë luajtur një rol, në një mënyrë apo një tjetër ata janë të shqetësuar. Le të marrim Egjiptin për shëmbull. Nuk ma merrte mendja se egjiptianët do të ndërhynin.
Sa i përket Sirisë, presidenti Bashar Al-Asad e tha hapur: Ne interesohemi për hapat e presidenti, e kjo është e vërtetë. Nuk besoj se në gjendjen e tanishme shteti i Sirisë do të ndërhyjë për përsonin e presidentit; udhëheqja siriane interesohet më tepër për drejtimin e presidentit. Prandaj Siria tani është e anazhuar në një betejë fatale. Për pasojë, prioritetet e saj dhe prioritetet e betejës janë të angazhuara në imponimin e një qëndrimi lidhur me këtë çështje. Sa për Arabinë Saudite, unë besoj se ajo mbështet një president përfundimtar.
As-Safir: Po Irani?
Nasrallah: Republika Islamike në Iran nuk ka ndërhyrë në zgjedhjen e presidentit në Liban. Unë besoj se nëse do të pyesim iranianët, ata do t’ia delegojnë këtë problem vetë libanezëve. Ajo që di për Iranin tregon se është e pamundur të ndërhyjë në çështjen e presientit. Sigurisht, shqetësohet për karakteristikat e presidentit. Ky është rasti i të gjithë miqve që e dua Libanin dhe kujdesen për të.
As-Safir: Duket se ju po theksoni faktorin lokal?
Nasrallah: Po, besoj se kësaj here faktori lokan dhe ai i brendshëm janë më me ndikim se në të kaluarën. Pra, nëse një kandidat, apo një kandidat i supozuar për president të republikës merr shumicën e kërkuar dhe mbështetja në sferën ndërkombëtare të jetë e pranishme, gjërat do të lëvizin në këtë drejtim.
Po, ajo që do të hapë dyert përballë ndëryrjes ndërkombëtare dhe rajonale është:mosmarrëveshja e forcave politike libaneze rreth përsonalitetit të presidentit, kushtet ligjore, normat, dhe koha e specifikuar; dhe si pasojë, vakumi. Megjithatë, mendohet se forcat politike do të arrijnë një mërrëveshje përfundimtare ose një rezultat përfundimtar, dhe vendimi i tyre do te jetë përfundimtar.
Me fjalë të tjera, mund të them se jemi përpara një shansi të madh për të zgjedhur nje president në Liban dhe të arrijmë zgjedhjet presidenciale me një vendim të brendshëm ndërkombëtar.
As-Safir: Kjo periudhë ligjore është e vlefshme deri më 25 maj 2014.
Nasrallah: Edhe pas 25 majit. I vetmi ndryshim është se do t’i hapen dyert ndërhyrjes ndërkombëtare dhe rajonale.
As-Safir: Sipas vlerësimit tuaj, kur ky kabinet u formua nga besimi i forcave ndërkombetarëve arabe, a nuk është kjo një e dhënë se vakumi është një mundësi serioze për disa “shtete”?
Nasrallah: Mund të tregojë edhe këtë. Gjithsesi, formimi i qeverisë ishte i nevojshëm, pasi pa kabinet, zgjedhjet presidenciale do të ishin më të vështira. Mos formimi i kabinetit do të ishte një pohim i mospërputhjeve të forcave politike për të formuar një qeveri ku forcat politike të jenë të përfaqësuara. Me të vërtetë do të ishin më të paafta për të zgjedhur një president për Republikën.
Shkuarja drej formimit të qeverisë ishte më mirë se një prelud për zgjedhjet presidenciale, ose një masë parandaluese kundër vakumit. Formimi i këtij kabineti, diskutimi rreth dosjeve, vendimet dhe arritjet; si dhe fillimi i takimeve me forcat politike ka promovuar mundësinë e të qënit të bashkuar për një president; nuk dua të them një president të vendosur apo një president të mesëm. Mund të ketë përsonalitete të mëdha, të cilat kanë një përfaqësim të denjë në vend dhe një mundësi të vërtetë për të rënë dakord rreth tij.
As-Safir: Në përgjithësi është e pranuar nga të krishterët dhe muslimanët që presidenti duhet të përfaqësojë grupimin shiit, ndërsa kryeministri duhet të përfaqësojë sunitët më me ndikim. Pse nuk aplikohet kjo për të krishterët, sidomos për Maronët?
Nasrallah: Ne jemi dakord
për këtë. Nuk kemi asnjë problem për këtë. Në zgjedhjet e kaluara qëndrimi ynë ishte i
njohur. Në qëndruam krah figurës, e cila ka një ndikim të madh në komunitetin e
krishterë; megjithatë, zgjidhja ndërkombëtare, rajonale dhe ajo e brendëshme
mori një drejtim tjetër.
As-Safir: Sondazhet paraprake që bëri Bkirki dhe anketa e bërë nga As-Safir, të cilat do të publikohen javën e ardhshme, tregojnë se gjeneral Aouni është në vendin e parë në nivel libanezësh dhe atë të të krishterëve.
Nasrallah: Nëse i qënderojmë besnik rezultatit që thatë pak më parë...ky rezultat duhet respektuar. Megjithatë, problemi është se disa të krishterë kanë një problem me këtë, dhe jam dakord me ta. Por, ata vetë janë përgjegjës për këtë rezultat, pasi ata dëmtojnë përsonalitetin që më së shumti i përfaqëson ata për të arritur pozicione thelbësore dhe të kërkuara, përfshirë edhe presidencën.
As-Safir: Ju zotëroni një të tretën, dhe Blloku i 14 Marsit një të tretën. Megjithatë, asnjëri nga të dyja grupet nuk është në gjëndje ta zgjidhë këtë dilemë. Dua të thëm se ju e keni aftësinë për të dëmtuar, por jo për të zgjidhur dilemën në mënyrë vendimtare. Si është e mundur të dilet nga kriza?
Nasrallah: kur flasim për një përsonalitet të përshtatshëm e që ka një përfaqësim të gjërë dhe që gëzon krakteristikat e kërkuara për t’u bërë president, atëherë nuk ka dyshim se do të kërkohet miratimi nga të dyja palët.
Njëri grup nuk mund ta udhëheqë kandidatin e tij për president pa grupin tjetër.
As-Safir: Duket sikur ju po i bëni thirrje grupit tjetër që të mbështesë kandidatin tuaj, ndërkohë që edhe grupi tjëtër po ju bën thirrje ju që ta mbështesnin kandidatin tjetër?
Nasrallah: Është e vërtetë.
As-Safir: Kjo do ta çonte vendin drejt një vakumi.
Nasrallah: Ne tani jemi në fazën e dikutimeve. Diskutimet po zhvillohen në një mënyrë apo një tjetër, në më shumë se një rast. Pothuajse gjithmonë ato janë diskutime dypalëshe. Le të presim për këto diskutime e të shomim ku do të na çojnë? Më pas mund t’i gjykojmë gjërat.
As-Safir: Po nëse Hezbollahut, tjetër në momentin e fundit do t’i duhet të zgjedhë mes vakumit dhe zgjatjes së mandati për një vit?
Nasrallah: Për sa na takon neve qëndrimi ynë është i prerë dhe përfundimtar. Kërcënimi më vakum nuk duhet t’i frikësojë libanezët. Nëse forcat politike dhe grupet parlamentare nuk janë të gjendje ta arrijnë këtë para datës 25 maj, atëherë, pas datës 25 maj, çdo ditë, çdo orë dhe çdo minutë do të bëjmë presion ndaj forcave politike që të zgjedhin presidentin. Si rrjedhojë, nga tani e deri më 25 maj, forcave politike mund t’u duket sikur kanë mjaft kohë pasi ne jemi brënda afatit ligjor. Sidoqoftë, pasi afati ligjor të mbarojë dhe para se të kemi hyrë në vakum, nuk besoj se ka ndonjë frikë apo pengesë për zgjedhjet presidenciale. Përkundrazi do të ishte një element shtytës për të gjithë, sidomos pasi asnjëra forcë politike nuk dëshiron vakum.
As-Safir: Disa ju akuzojnë se po i shtyni gjërat drej vakumit.
Nasrallah: Disa në Liban e kanë të lehtë të bëjnë akuza, e të thotë se këto apo ato parti, këto apo ato lëvizje duan të të krijojnë vakum. Përsonalisht mendoj mirë për të gjithë e thëm se asnjë në Liban nuk dëshiron një vakum presidencial. Kjo është e qartë për mua. Si rrjedhojë, fundi i afatit ligjor do të bëjë presion ndaj të gjithëve që të mbushin këtë vakum, sidomos pasi shumë po bëjnë thirrje për të vazhduar presionin për ta arritur këtë vendim. Nëse ky emërim nuk arrihet përpara datës 25 maj, kjo nuk na frikëson e as nuk na shqetëson.
As-Safir: Karakteristikat e ndërkombëtarëve, rajonalëve dhe arabëve theksojnë se presidenti garanton stabilitet. A janë këto karakteristika te kandidati juaj?
Nasrallah: Sigurisht.
As-Safir: A ka arritur Hezbollahu të thotë fjalën e tij të fundit në lidhje me nenin 49 të kushtetutës?
Nasrallah: Nuk e kemi diskutuar akoma këtë.
Sayyed Nasrallah: Qeveria... Një shans i ri
As-Safir: Qeveria mund të fitojë një mundësi ose të shkaktojë një krizë në vend, në varësi të përformancës së saj. Cili është vlerësimi juaj për vendimet e marra deri tani?
Nasrallah: Besoj se mundësitë janë më të mëdha se kriza.
As-Safir: A mund të bëhen emërime shtesë, pos atyre të bëra deri tani?
Nasrallah: Kështu janë gjërat tani. Atmosfera në parlament është pozitive, dhe deri tani, gjërat po lëvizin me një nivel të lartë pozitiviteti, marrëveshjeje dhe mirëkuptimi të ndërsjelltë. Për më tepër, ka një mirëkuptim implicit për të plotësuar vendet e lira gjatë fazës së ardhshme në kuadër të mekanizmave të miratuara ligjerisht. Unë besoj se atmosfera e përgjithshme është pozitive dhe se mundësia për të pasur një shans është më e madhe se rreziku i krizës.
As-Safir: Sipas jush a po shkojmë drejt zgjedhjeve parlamentare, apo do të ketë përsëri një zgjatje të mandatit?
Nasrallah: Normalisht, zgjedhjet parlamentare bëhen në fazën e ardhshme. Ka apo nuk ka president, qeveria mund të mbajë zgjedhje parlamentare në mungesë të një presidenti të Republikës.
As-Safir: Gjithashtu është edhe problemi i ligjit të zgjedhjeve – dmth Ligji i Zgjedhjeve i vitit 1960.
Nasrallah: Ky problem ka ekzistuar gjithmonë, në ta kaluarën, tani dhe në ta ardhmen – dhe nuk e di se deri në ç’masë mund të biem dakor për një ligj të ri zgjedhor.
As-Safir: A jeni në kontakt me kryeministrin Tammam Salam?
Nasrallah: Po, kontaktet ekzistojnë dhe kjo është diçka normale.
As-Safir: Si e vlerësoni ju përformancën e tij?
Nasrallah: Që nga fillimi ne kemi besuar se kryeministri Tammam Salam është një përsonalitet i pranuar, logjik dhe i hapur, dhe se ai do të vepronte në përputhje me rrethanat. Kjo është ajo që ne shohim në këtë përformancë dhe marrëdhëniet janë pozitive, të mira dhe të këndshme më kryeministrin.
As-Safir: Plani i sigurisë do të vazhdojë në drejtim të Bekaas. Nëse Hezbollahut i kërkohet që të mbulojë anën politike për fenomene të tilla jo normale siç janë bandat dhe grabitjet. A do të jeni ju me qeverinë ashtu si në Tripoli?
Nasrallah: Në disa media ka qarkulluar se Hezbollahut dhe Lëvizjes Amal i është kërkuar të rrisë mbulimin; në fakt, ne nuk këmi mbuluar njeri që të na kërkohet ta rrisim. Për më tepër, vitet e fundit, Hezbollahu; Lëvizja Amal, përsonalitetet e rajonit të Bekaas, veçanërisht të veriut të Bekaas, kryetarët e komunave ; Krerët e sindikatave komunale ; Këshillat komunale ; dhe kryetarët e komunave të gjithë po i bëjnë thirrje shtetit për aplikimin e një plani sigurie në veri të Bekaas. Forcat e sigurisë kanë arrestuar ata që kanë qënë të përfshirë në rrëmbime, vjedhje dhe ngritje të pritave...
Ishte shteti që po dështonte të mërrte përsipër përgjegjësitë e veta. Së pari, askush nuk i pëngoi ata që ta bënin këtë; askush nuk ka mbuluar asgjë gjatë vitit të kaluar. Përkundrazi, shtetit iu bë thirrje. Ishte shteti që po dështonte në përgjegjësitë e veta. Në atë kohë mund të këtë ndërmarrë disa operacione të kufizuara; pastaj ndalonte. Ne gjithmonë i kemi siguruar mbulimin politik dhe popullor për zyrtarët e forcave të sigurisë në kryerjen e misioneve të tyre në rajon, pasi kjo është një kërkesë shumë e rëndësishme.
Për më tepër, në fazën e tanishme, ne e mbështesim fort këtë dhe jemi gati për çdo ndihmë dhe mbulim dhe për dhënien e çdo lehtësimi të nevojshëm. Ne shpresojmë se ky plan do të jetë i susesshëm, edhe pse trajtimi nëpër media ditët e fundit i kishte dhënë mundësinë të ikin atyre që ishin shënjestruar nga masat e sigurisë në atë rajon.
Megjithatë, në çdo rast, është diçka e mirë dhe e rëndësishme që shteti ka filluar të marrë hapa seriozë në këtë drejtim, çka mund të vendosë bazat për hapa të mëtejshëm në të ardhmen. Është e rendësishme që shteti ta bëjë punën e vet në mënyrë të vazhdueshme dhe të mos ndalet në faza të caktuara.
As-Safir: A e mbani fajin për situatën në Bekaa – meqënëse keni qënë pjesë e qeverisë dhe parlamentit – pasi rezultatet në Bekaa janë pothuajse zero?
Nasrallah: Jo, nuk është zero. Në vitet e kaluara, janë arritur gjëra me të vërtetë të mira në lidhje me rrugët, linjat telefonike, linjat elektrike, rrjetin e ujit dhe tubacionet e ujërave të zeza në rajon.
Megjithatë, problemet kryesore në Bekaa tani nuk janë ato të rrugëve, energjisë, ujit apo telefonit.
Problemi i vërtetë tani, ashtu si në shumicën e rajoneve të Libanit, është gjetja e mundësive të punësimit – dmth, mjetet e jetesës për banorët e rajonit. Kemi një problem të madh në lidhje me këtë në nivel kombëtar dhe kjo nuk mund të trajtohet me këste dhe në mënyrë të kufizuar. Ka nëvojë për një trajtim të përgjithshëm.
Ministrat dhe deputetët e Hezbollahut, bashkë me aleatët e tyre, janë duke kërkuar për një zgjidhje. Kjo vjen bashkë me prioritetet tona për ta punuar në rajon.
Në të kaluarën, ne këmi kërkuar formimin e një province në rajon për shkak se ka rezultate ekonomike dhe zhvillim. Kjo është arritur në një masë të madhe. Një hap i rëdësishëm është propozimi i një kryebashkiaku në provincën e Baalbek-Hermel, dhe besoj se qeveria do ta ketë një nga prioritetet në emërimet në të ardhmen duke caktuar një kryetar bashkie në krahinën Baalbek-Hermel dhe një kryetar bashkie në provincën e Akbarit.